-
QKB: Bizneset që aplikuan por nuk dorëzuan bilancet, afat deri më 10 tetor
Bizneset që aplikuan por nuk kanë mundur të dorëzojnë bilancet financiare në Qendrës Kombëtare të Biznesit, do te kene afat deri më 10 tetor. Nga 20 mije gjithsej deri më 3 gusht kanë dorëzuar bilancet 19 mijë biznese.
7 Shtator 2020, 16:01 -
Shkon në 193 numri i pacientëve që trajtohen me COVID, ndërrojnë jetë 4 persona dhe preken 153 gjatë 24 orëve (VIDEO)
Numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim është rritur duke shënuar 193 persona, ku 13 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar. 153 persona janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 10255 numrin total. Kurse të shëruar janë 130 persona, duke e çuar në total numrin në 6106, ndërsa raste aktive janë 3833 të infektuar.
6 Shtator 2020, 16:06 -
COVID-i shuan infermierin 63-vjeçar tek Trauma, ndërrojnë jetë 6 persona, 135 raste të reja gjatë 24 orëve
Numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19 është rritur ditën e sotme në vendin tonë, ku 6 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një infermier 63-vjeçar dhe janë regjistruar 135 raste të reja duke e çuar numrin në total të të prekurve mbi 10 mijë.
5 Shtator 2020, 16:06 -
123 raste të reja dhe 5 viktima me COVID/ Ulet numri i pacientëve në spital që virusi i la me pasoja! MSH: Mbani maskën në ambientet e mbyllura (VIDEO)
Kjo e premte (4 shtator) ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, teksa për më shumë se një javë ka një bilanc pozitiv të të shëruarve. Duke folur me gjuhën e shifrave, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, pra prej 6 muajsh, janë konfirmuar pozitiv 9967 pacientë dhe 306 viktima.
4 Shtator 2020, 16:10 -
4 viktima nga COVID-i, rriten të infektuarit! MSH: Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë, mesatarja 153 raste
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 75 të shëruar, 133 raste dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.
31 Gusht 2020, 16:23 -
5 viktima! Për të katërtën ditë radhazi më shumë të shëruar se të prekur! 45 qytetarë në spital, i la COVID-i me pasoja
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 119 të shëruar, 101 raste dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit. 18 pacientë në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar
30 Gusht 2020, 16:15 -
Mbi 19 mijë biznese dorëzojnë bilancet financiare, subjektet që s'i dorëzuan brenda afatit gjobiten
Që nga muaj janar deri më datë 3 gusht mbi 19 mijë biznese kanë depozituar bilancet financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Nga këto aplikime janë pranuar vetëm 17 mijë e 500 ndërsa pjesa tjetër janë refuzuar për shkak të parregullsive në dokumentacion. Subjektet që nuk kanë dorëzuar në afat bilancin do të përballen me gjoba që sipas ligjit është 15 mijë lekë
24 Gusht 2020, 17:28 -
156 raste të reja me COVID dhe 5 viktima/ MSH: Situata epidemiologjike e javëve të fundit e qëndrueshme
145 raste të reja me COVID në 24 orë është mesatarja ditore në vendin tonë, për të cilat ministria e Shëndetësisë thekson se kemi të bëjmë me një kurbë të qëndrueshme gjatë javë të fundit. Ky numër i rasteve, më i lartë krahasuar me atë të disa javëve më parë, ka ardhur si rezultat i testeve të bëra tani më jo vetëm në shtet, por edhe në spitalet private.
22 Gusht 2020, 17:58 -
4 humbje jete dhe 155 raste të reja! Shuhet artisti shkodran, 7 pacientë të intubuar, 28 fituan betejën, por COVID-i i la me pasoja
Nga 847 testime, 155 qytetarë rezultuan me COVID në 24 orët e fundit. Katër qytetarë ndërruan jetë në dy spitalet COVID. Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu po marrim shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
20 Gusht 2020, 16:15 -
Për të dytën ditë radhazi ulet bilanci i të prekurve/ 119 raste të reja me COVID dhe 2 viktima! Mbyllet materniteti në Lushnje dhe 'Apeli' në Vlorë (VIDEO)
Për të dytën ditë radhazi, bilanci i koronavirusit në vendin tonë ka pësuar një rënie të lehtë. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 501 testeve të bëra, janë konfirmuar pozitiv 119 raste të reja, (1 më pak se dje) dhe 2 humbje jete. Viktimat ishin nga Durrësi dhe Korça.
17 Gusht 2020, 16:52 -
U negativizuan, por COVID-i i la me pasoja të rënda...12 pacientë vijojnë të shtruar në spital! MSH: 120 raste të reja dhe 3 viktima!
COVID-19 ka rezultuar me pasoja të rënda për 12 qytetarë, të cilët edhe pse janë negativizuar vijojnë të qëndrojnë të hospitalizuar në 2 spitalet COVID në vendin tonë. Ndërkohë, kjo e dielë ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve të reja dhe viktimave me COVID-19. 3 humbje jete dhe 120 persona janë konfirmuar pozitiv gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë, ku Tirana mban numrin më të lartë viktimave, por edhe rasteve të reja.
16 Gusht 2020, 16:05 -
146 raste të reja me COVID-19, 6 humbje jete në 24 orët e fundit! Ndërron jetë taksisti nga Tepelena (VIDEO)
Shifrat e viktimave dhe të infektuarve në vendit tonë vijojnë të mbeten të larta, ku ditën e sotme fatkeqësisht kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 146 qytetarë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë.
14 Gusht 2020, 16:03 -
Shqipëria vendi i parë ne rajon me risk të lartë për pastrimin e parave! Indeksi i Bazelit: Renditet në vendin e 44-t, pas Turqisë
Pavarësisht punës se bërë dhe ndryshimeve ligjore, Shqipëria përsëri konsiderohet si një vend me rrezikshmëri të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në muajin Shkurt ishte Moneyval, që e futi vendin në listën gri, tashmë është Indeksi i Bazelit, i cili e klasifikon vendin me risk të lartë për këtë fenomen.
14 Gusht 2020, 08:35 -
Rekord shifrash me COVID-19/ 154 raste pozitive, 5 viktima! Infektohet mjekja në Berat dhe drejtori në Bashkinë e Elbasanit
Dita e sotme ka shënuar rekord të shifrave të të infektuarish, ku nga 643 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 154 persona. Gjithashtu nuk kanë mundur të fitojnë betejën e tyre me koronavirusin 5 persona.
13 Gusht 2020, 16:11 -
Sot 141 raste të reja me COVID-19 dhe 3 viktima! Tirana qarku më i prekur (VIDEO)
Tre qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total numrin e viktimave në 208. Viktimat janë regjistruar në Elbasan dhe në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë në bilancin ditor ka njoftuar se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 141 persona, nga 625 teste të bëra. Tiranë mban vendin e parë për numrin të të lartë të rasteve ditore, duke u ndjekur nga Shkodra, Kruja dhe Lezha.
12 Gusht 2020, 16:13