-
38 milionë euro për blerjen e energjisë në tregun e lirë vetëm për gjysmën e nëntorit
Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), një nga tre kompanitë pjesë e OSHEE Group, ka arritur të sigurojë energjinë elektrike deri më datë 16 nëntor por çmimet me të cilat është siguruar kjo energji vijojnë të jenë të “kripura”.
12 Nëntor 2021, 03:29 -
Europol çon në pranga 150 persona kundër krimit të organizuar të pronës, pjesë edhe Shqipëria, Soreca: Bashkëpunimi është kyç
Europol ka realizuar një operacion tre-ditor, që ka çuar në arrestimin e 150 personave. Mes 17 vendeve të përfshira është edhe Shqipëria. Operacioni i koduar Trivium është zhvilluar kundër krimit të organizuar të pronës në rrjetet rrugore të Evropës ku sipas Europol, janë kryer kontrolle në rrugë për njerëzit dhe automjetet, si dhe kontrolle ambientesh.
11 Nëntor 2021, 16:15 -
Grupi i Berishës: Po shkojmë drejt mbledhjes së 5 mijë firmave! Bardhi: Deri tani asnjë s'është depozituar, në Elbasan 'Foltorja' po ndihmohet nga Suel Çela, e di dhe Noka
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka denoncuar sot se në ‘Foltoret’ e organizuara nga Sali Berisha, pjesë në mbledhjen e firmave ishte edhe shefi i shtabit elektoral të deputetit socialist Orlando Rakipit, në zgjedhjet e 25 prillit, Suel Çela.
11 Nëntor 2021, 14:15 -
Rindërtimi/Ahmetaj: Kanë përfunduar mbi 1 mijë banesa! 177 familje në çadra, brenda muajit japim 400 apartamente
Zv.kryeministri Arben Ahmataj, gjatë raportimit të tij në Komisionin E Ekonomisë, ka bërë me dije se janë ende 177 familje që janë në çadra, e që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti. Ai tha se kjo është bërë për shkak të lidhjes që ata kanë me tokën bujqësore, e ndërsa ka bërë edhe një raportim të detajuar sa i përket procesit të rindërtimit.
10 Nëntor 2021, 18:49 -
-
Italia nën ‘ethet’ e një tjetër ‘maxi proceso’ kundër mafias, 70 të dënuar, disa nga kryesorët e 'Ndraghetas' u dënuan me 20 vite
Hera e fundit që Italia gjykoi qindra mafiozë njëkohësisht ishte në vitin 1986 në Palermo, një rast që përfaqësoi një pikë kthese në luftën kundër Cosa Nostra-s, duke shënuar fillimin e rënies së grupit të famshëm.
8 Nëntor 2021, 15:40 -
Biznesi kundër taksës së gazit dhe rimbursimit të TVSH! Jaka: S'mund të taksosh qumështin pluhur pa taksuar produktet e tjera me këtë bazë! 88% e kësaj industrie është informale
Bizneset në të gjitha sektorët e ekonomisë në sinkron me njëri-tjetrën kundërshtuan në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese paketën fiskale të vitit 2022. Sipas tyre paketa është e pa-konsultuar, rëndon biznesin dhe duhet të rishikohet.
8 Nëntor 2021, 13:39 -
Çmim i ulët, vaji i ullirit në Fier mbetet stok! Fermerët: Nuk ka një pikë shitjeje, shteti të na ndihmojë
Prodhuesit e vajit të ullirit në Fier thonë se prodhimi këtë vit është i lartë, por kërkesa për ta blerë ka qenë e ulët dhe me çmim të lirë. Kjo ka bërë që sasi të mëdha të vajit të ullirit të rrinë stok.
7 Nëntor 2021, 16:00 -
Komisioni i Sigurisë/ Ministri i Brendshëm: Policët që punojnë jashtë vendbanimit do marrin deri në deri në 150% të pagës aktuale
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se vitin e ardhshëm, të gjithë policët që punojnë jashtë vendbanimit, do të marrin deri në 150% të pagës aktuale. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ku prezantoi buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton në vitin e ardhshëm, theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë 1179 efektivë të policisë.
5 Nëntor 2021, 14:28 -
VIDEO/ I humbur prej 78 vitesh, i jepet lamtumira rreshterit anglez! Misionet e fshehta britanike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore
78 vite nga rrëzimi i avionit britanik pranë zonës së Dukatit në Vlorë, rreshterit anglez i jepet lamtumira e fundit në 100 vjetorin e lindjes së tij. Historian Rodrick Bailey zbulon detaje mbi atë ngjarje dhe rolin e misioneve britanike në vendin tonë të cilën e ka emërtuar si lufta e fshehtë në Shqipëri.
5 Nëntor 2021, 10:54 -
-
Dy vite pas tërmetit, përfundon rindërtimi i 15 shkollave të financuara nga BE, Soreca entuziast: Ndërtime me standarde të larta
Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkimi Europian dhe UNDP nisën inaugurimin e shkollave që janë ndërtuar të reja me fondet e BE-së. Nga Kavaja, ambasadori Soreca tha se BE ka investuar 115 milionë euro në objektet arsimore dhe kulturore në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti.
4 Nëntor 2021, 16:27 -
-
Liberalizimi, OSHEE do të nxjerrë në treg të lirë 7 mijë biznese nga janari 2022, do ta blejnë energjinë me çmim tregu
Kjo do të thotë që bizneset në tregun e lirë do të sigurojnë energjinë me çmimet e tregut ku 1 kwh energji arrin në 25 lekë, më shumë se dyfish nga çmimet e rregulluara që paguajnë sot këto subjekte…
4 Nëntor 2021, 05:17 -
-
Borxhi publik në 2022 do të zbresë në 79.4% të PBB, Tabaku: Përfshini në borxh kostot e rindërtimit e koncesionet
Në projektbuxhetin e vitit që vjen është parashikuar që borxhi publik në vitin që vjen do të arrijë në 12.1 miliardë euro. Pavarësisht kësaj vlere që është më e lartë se borxhi i pritshëm për këtë vit që arrin në 11,6 miliardë euro, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se do të arrihet ulja e borxhit në raport me PBB.
3 Nëntor 2021, 17:39 -
-
-
Paketa fiskale 2022/ Braçe kundër skemës së TVSH për bujqësinë: Më vjen turp që jam në Kuvend, po godisni këtë sektor, mbani në fuqi favorizimet për birrën
Në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Delina Ibrahimaj prezantoi paketën fiskale të vitit 2022, dhe ndryshimi i taksës së akcizës për disa produkte. Por debate dhe kundërshti ka pasur deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha se me heqjen e kompensimit 6% i TVSH-së për fermerët po goditet, ndërsa Kuvendi vijon të mbajë ende në fuqi favorizimet për birrën
2 Nëntor 2021, 10:40 -
VIDEO/ Dy të rinjtë bëjnë gara shpejtësie te 'Mbikalimi i Patokut', skena si në filma...në fund çojnë makinën në servis për ta çmontuar, por zbulohen nga policia! E pësuan nga rrjetet sociale
Një skenë si në filma është regjistruar në Lezhë, ku 2 të rinjtë kanë ndaluar qarkullimin rrugor në Lezhë, te "Mbikalimi i Patokut”,për të bërë gara shpejtësie dhe këtë video më pas e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale. Mësohet se është vënë në hetim 35-vjeçari me inicialet E. K., i cili ishte dhe organizatori si dhe është gjobitur 150.000 lekë.
1 Nëntor 2021, 22:38 -
Droni për Taulant Ballën në ndeshjen Shqipëri-Hungari, FIFA gjobit Shqipërinë me 37.500 franga
Droni me parullën për Taulant Ballën ku shkruhetj "Taulant Balla, Elbasani ty të do", i ka kushtuat Federatës së Futbollit 37.500 franga. FIFA ka marrë vendimin për të gjobitur Federatën Shqiptare me argumentin se është "cenuar rendi dhe siguria në ndeshje, 'pushtim' i fushës së lojës, mungesë rregulli, lëshimi i droni me një mesazh të papërshtatshëm për një ngjarje sportive".
1 Nëntor 2021, 18:12
