-
-
'Një çift i ri gjermano-perendimor që kishin “penetruar’ në Hotel ‘Adriatiku’, ku nga kati i dytë, Sigurimi i Shtetit vëzhgonte me dylbi'! Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
Shëngjini filloi të preferohej me vonë, si dhe Divjaka, ndërsa Dhërmiu, apo bregdeti jonian, ndonëse pëlqehej ishte i kufizuar nga udhëtimi i largët, i vështirë dhe mundësia e pakët për sistemim.
20 Korrik 2022, 07:22 -
Letra për Enverin: Habitem se si diplomati juaj në Paris, bashkëpunon një person të dyshimtë! Relacioni sekret nga Franca, në ’70- ën
Dokumentin e emigrantit kosovar Rexhep Dashi, drejtuar sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha, ku ai pasi bën një biografi të shkurtër të jetës së tij, duke filluar që nga viti 1953, ai së bashku me bashkëshorten, në tentativë për t’u arratisur nga Jugosllavia në Shqipëri, ishte arrestuar nga rojet kufitare jugosllave, në zonën e liqenit të Shkodrës, Rexhepi kishte qëlluar me armë ndaj tyre, duke plagosur spiunin e UDB-së, Martin Debrikeviç, dhe si rezultat, ishte dënuar me dy vjet burg
18 Korrik 2022, 07:31 -
Dy motrat bionde dhe me minifund që çmendën djemtë e Tiranës’, dashuritë e panjohura të ‘Rrugës së Durrësit
“Rruga e Durrësit”, projektuar në kohën e Ahmet Zogut e njohur si “Rruga e Durrësit”, pastaj “Kongresi i Përmetit”, sërish “Rruga e Durrësit”, pas viteve ‘90-të, me tre kryqëzime në as një kilometër, paralel me “Rrugën e Kavajës” e “Mine Peza”, fillimisht rruga kryesore ka qenë segmenti dytësor që është sot mbrapa Ministrisë së Arsimit dhe që vijon deri te kryqëzimi i tretë.
12 Korrik 2022, 07:42 -
Ben Andoni: Përtej politikës, si mund të ishin të Majtët dhe të Djathtët në Shqipëri
Është disi e vështirë që t’ua shpjegosh, debatosh apo të përballesh me politikanët shqiptarë për vijën ideologjike të formacionit që përfaqësojnë. E para është ajo që e dimë më së miri të gjithë: për ta, ideologjia është thjesht rruga që të çon te pushteti; e dyta se shumë syresh nuk kanë çfarë të tregojnë, pasi nuk e kuptojnë fare ideologjinë. Tashmë e Djathta sillet normal si e Majtë dhe anasjelltas me drejtimin e z. Rama, që ka një forcë tejet jashtë ideologjisë së vet. Veçse, jo vetëm tek ne.
19 Qershor 2022, 20:43 -
-
30 vite nga ekzekutimi mafioz i Giovanni Falcones, si u ‘eliminua’ me urdhër të Toto Riinës! Pas vrasjes së tij, shoqëria italiane i ‘shpalli luftë’ mafias
Dita e sotme shënon 30-vjetorin e vrasjes së magjistratit italian, Giovanni Falcone. Më 23 maj 1992, në moshën 53-vjeçare Falcone u vra bashkë me gruan dhe tre truproja nga klani i Cosa Nostra-s Korleonesi me një bombë prej gjysmë ton lëndë shpërthyese. As dy muaj më vonë, më 19 korrik, i takonte një tjetër hetuesi (bashkëpunëtor i ngushtë me Falconen) që të binte nën goditjet e mafies. Paolo Borsellino vritej nga një autobombë në Palermo në rrugën D’Amelio.
23 Maj 2022, 13:38 -
Paradokset tona/ 'Krenari' të jesh i Djathtë, 'Belbëzim' të jesh i Majtë!
Paçka se ideologjia mirëfilli është shumë e paperceptueshme prej shumë njerëzve, qoftë të thjeshtë por edhe ata që merren intensivisht me politikë, ka një krenari të pashpjeguar, ashtu si edhe jo pak cinizëm në shprehjen e shumë syreshëve, kur përmendin kahun e tyre politik.
8 Prill 2022, 20:10 -
Stalini dhe Putini, ngjashmëritë dhe dallimet midis 2 diktatorëve
Siç më tha një nga ministrat e tij, Putin u kërkonte vizitorëve të hapnin librin, dhe ata do të shihnin së bashku shënimet që kishte lënë Stalini. Tek disa kishte ndonjë pasthirrmë ironike:“Ha-ha-ha”. Ndonjëherë ndonjë shprehje përbuzjeje. Dhe tek të tjerët kishte vetëm një fjalë. Kështu Stalini kishte shkruar fjalën “mësues” në biografinë e Ivanit të Tmerrshëm.
4 Prill 2022, 19:28 -
20 gratë më të rrezikshme që kërkohen nga policia shqiptare, emrat dhe veprat penale që nga vrasjet, rrëmbimet tek trafiku i drogës
Nga 600 persona që janë aktualisht në kërkim policor, 20 janë gra dhe vajza që janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona të dënuar me burgim të përjetshëm vazhdojnë t’i fshihen drejtësisë.
30 Mars 2022, 14:34 -
Rrëfimi i djalit të ish të përndjekurit Kurt Kola për Report TV: Në kampin e Tepelenës vëllai i uronte vdekjen vëllait për t’i marrë racionin e bukës! Im atë i përjetoi të gjitha këto makabritete
Bilal Kola në një intervistë të veçantë për Report Tv ka rrëfyer kalvarin që ka kaluar i ati, Kurt Kola për 46 vite në kampet e internimit, por edhe në burgjet e errëta të komunizmit. Ai tregon se Kurt Kola në vitin 1994 u dënua nga Partia Demokratike me 4 muaj izolim në shtëpi pasi ishte kreu i shoqatës që organizoi një grevë urie në atë kohë.
9 Shkurt 2022, 20:30 -
Dënimi i Tahirit, 2 prej 3 gjyqtarëve ishin në konflikt interesi! Letra që dërgoi Tahiri për masa kundër Engert Pëllumbit! Gjyqtari tjetër, vëllai i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD
2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi. Prapaskena u vërtetua sot nga Report Tv, dy ditë pas vendimi që çoi në qeli ish-ministrin e Brendshëm. 3 çështjet që akuzohet Engert Pëllumbi për shkelje! Avokati i ish-ministrit: Të 2 duhet të ishin dorëhequr.
6 Shkurt 2022, 11:05 -
Basha i dytë, një portret i paautorizuar i kryetarit të PD-së
Nuk është më ai i pari. Alla hollandez jo e jo, por as i butë, as modern, e as politikan normal nuk mund ti thuash më. Lulzim Basha ka bërë atë që nuk e bëri askush në këto 32 vjet; Ti tregojë dhëmbët Sali Berishës, ta largojë nga grupi parlamentar i PD dhe më e habitshmja e më të habitshmeve, ta përjashtojë fare nga radhët e Partisë Demokratike.
31 Janar 2022, 15:32 -
-
SPECIALE/ Nga kartëmonedha e parë shqiptare deri te Leku sot, historiku si ndikuan pushtimet dhe politika! Pse ngatërrohemi me lekë të ri dhe lekë të vjetër?
Prej vitit 1917 deri më tani historia e kartëmonedhave është shënjuar nga disa data të rëndësishme. Për herë të parë një kartëmonedhë në Shqipëri u emetua në Korçë, e quajtur franga. Pas këtij viti prodhimet e kartëmonedhave kanë ndryshuar disa herë në varësi të marrëdhënieve politike që kishte Shqipëria me shtete si ish-Jugosllavia, Italia, Bashkimi Sovjetik apo Kina.
19 Janar 2022, 20:22 -
Amerika nderon udhëheqësin e të drejtave civile Martin Luther King
Ngritja e Martin Luther King Junior si një udhëheqës i të drejtave civile filloi në vitin 1955 kur ai drejtoi përpjekjet kundër ndasive në rrjetin e autobusëve publikë në shtetin Alabama. Më pas ai drejtoi lëvizjet paqësore kombëtare me kërkesa për të drejta të barabarta.
17 Janar 2022, 16:02 -
-
Sot ikona e kinematografisë Robert Ndrenika feston 80-vjetorin! Veliaj: Aktori i dashur për të gjithë
Sot është 80-vjetori i ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika. Një aktor i madh i kombit tonë, që i jepte ngjyra artistike skenave dhe ekraneve bardhezi, ndërsa ende ka një vend të veçantë në zemrën e publikut.
10 Janar 2022, 13:40 -
Akuzat e Enverit: Bashkë me kamionët anglezë prej 3 milionë dollarësh të blera nga Kiço Ngjela, na sollën edhe…! Koha kur Hoxha “zbuloi grupet armiqësore”!
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhet diskutimi i Enver Hoxhës i mbajtur në Plenumin e VII-të të Komitetit Qendror të PPSh-së, ku ai morri në analizë dhe foli për problemet që kishin dalë në sektorin e naftës
24 Dhjetor 2021, 07:36 -
Walt Disney, njeriu që na bëri të fluturojmë në botën e fantazisë
Ishte vetëm 22 vjeç kur në vitin 1923 u nis drejt Kalifornisë, me një biletë vajtje-ardhje dhe 40 dollarë në xhep. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore,ishte shndërruar në bosin e industrisë më të lulëzuar të filmit në Hollivud.
17 Dhjetor 2021, 14:36 -
Raporti i oficerit të Sigurimit: Ju lutemi të shikohen nga Laboratori Qendror i Kriminalistikës, shënimet e koduara të Xhavit Qesjas në librat që do i dërgonte…
Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste.
12 Dhjetor 2021, 07:59
