Letra për Enverin: Habitem se si diplomati juaj në Paris, bashkëpunon një person të dyshimtë! Relacioni sekret nga Franca, në ’70- ën

Letra për Enverin: Habitem se si diplomati juaj në Paris, bashkëpunon një person të dyshimtë! Relacioni sekret nga Franca, në ’70- ën

Ambasada franceze në vendin tonë '70-tën

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore me siglën “Sekret”, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së) të cilat i përkasin vitit 1970-të, ku ndodhet një korrespodencë midis ambasadorit shqiptar në Paris, Javer Malo dhe Komitetit Qendror të PPSh-së, e personalisht shefit të sektorit të Jashtëm pranë atij aparati, Behar Shtylla, lidhur me emigrantin kosovar, Rexhep Dashi, me origjinë nga fshati Stagovë afër Kaçanikut, i cili në muajin gusht të vitit 1969, së bashku me emigrantin tjetër kosovar, Adem Butrika, kishte shkuar disa herë pranë përfaqësisë diplomatike shqiptare në Paris, ku pas shumë takimesh dhe bisedash me titullarët e saj, si Stiliano Sallabanda, (që mbulonte problemet konsullore) Skënder Backa, (sekretari i parë i asaj ambasade, që mbulonte Shërbimin Sekret të Zbulimit me Jashtë), Harrilla Kola, etj., Rexhepi ishte konfliktuar me ta dhe më pas, u kishte dorëzuar atyre një letër të gjatë drejtuar Enver Hoxhës.

Dokumentin e emigrantit kosovar Rexhep Dashi, drejtuar sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha, ku ai pasi bën një biografi të shkurtër të jetës së tij, duke filluar që nga viti 1953, ai së bashku me bashkëshorten, në tentativë për t’u arratisur nga Jugosllavia në Shqipëri, ishte arrestuar nga rojet kufitare jugosllave, në zonën e liqenit të Shkodrës, Rexhepi kishte qëlluar me armë ndaj tyre, duke plagosur spiunin e UDB-së, Martin Debrikeviç, dhe si rezultat, ishte dënuar me dy vjet burg.

Më pas, në vijim të letrës së tij drejtuar Enver Hoxhës, emigrant kosovar, Rexhep Dashi, tregon se si u arrestua herën e dytë, në gusht të vitit 1958, nga organet e UDB-së, pasi ai ishte duke shpërndarë disa afishe me përmbajtje patriotike në Kosovë, si dhe po mundohej që të zbulonte një bazë ushtarake jugosllavo-ruse, në territorin maqedonase, ku dhe u prangos nga organet përkatëse të Punëve të Brendshme maqedonase, në zonën e quajtur, “Arapska Kala”, në Shkup, duke u dënuar me tre vjet burg, pasi ishte mbajtur në hetuesi, ku dhe e kishin torturuar.

Pasi i bën një rezyme të shkurtër të aktivitetit të tij si patriot, emigranti kosovar, Rexhep Dashi, në vijim të letrës së drejtuar Enver Hoxhës, ai përshkruan me detaje dhe hollësira të gjitha takimet që kishte pasur pranë ambasadës shqiptare në Paris që nga viti 1969, kur ai kishte mbërritur për herë të parë në Francë pasi kishte mundur të arratisej nga Jugosllavia, ku titullarët e saj, jo vetëm që nuk e ndihmuan për kërkesat që ai u parashtroj,  por u sollën shumë keq me të, duke e denigruar dhe nuk i plotësuan asnjë nga ato që ai kërkoj, duke filluar që nga dhënia e pasaportave atij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, për të ardhur përgjithmonë në Shqipëri, etj.

Letra e emigrantit kosovar në Francë, Rexhep Dashi, dërguar sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha, ku i bën me dije për të kaluarën e tij si patriot, dhe konfliktet e tij me ambasadën shqiptare në Paris, që nuk e ndihmonte që ai të vinte në Shqipëri!

Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror

Enver Hoxha

Tiranë

Tronditje e thell

Vëlla Enver, po detyrohem patjetër t’ju drejtohem drejtpërsëdrejti juve.

Dua të shtoj që jugosllavët, më njohin mirë mua ndërmjet të gjithë emigrantëve të tjerë kosovarë dhe ata kanë hapur fjalë që unë jam një person tepër i rrezikshëm. Unë edhe rrugët do të fshij në atdheun tim, mjafton që të shkoj atje dhe kur të më jepet mundësia, të bie në fushën e betejës me armë në dorë.

Ju kujtoj se, sjellja e Stlianit karshi meje, është një gabim trashanik, që i bëhet një patrioti të zjarrtë si puna ime. Ai, është ndikuar nga shfaqja e disa rrymave të ndryshme politike në Kosovë si, ajo radikale rankoviçiane dhe ajo liberale titiste.

Bëhet pyetja: përse vallë dyshoi tek unë Stiliani?! Po j’ua tregoj, ashtu siç është vëlla Enver. Stiliani, po bashkëpunon me Adem Butrikën. Adem Butrikën unë e njoh pasi, banon në Ferizaj dhe të gjithë patriotët kosovarë, e shohin me dyshim atë.

Dhe kjo pasi, ai ka rënë në burg në kohën e Rankoviçit në rrethana të pasqaruara dhe më pas u lirua. Ky është një person i shumë ngjyrave politike.

Habitem vallë, që ku e gjeti rastin Stiliani të bashkëpunojë me të?! Duke ja ditur mirë dredhitë dhe skemat e fshehta UDB-së, për t’u bazuar dhe tek përvoja ime personale shumëvjeçare e ndjekjes së tyre, më çon në të tilla përfundime.

Nuk mund ta mendoj dhe ta besoj që, Partia juaj e pashoq, qeveria shqiptare, si dhe ligjet tuaja, ta lejojnë një patriot që, të katandiset në një lypës në Paris?!

Ka afro dy muaj që unë kam hyrë në punë në Paris, në tokën kapitaliste, duke bërë kështu një tjetër njollë të zezë në zemrën time. Me këtë rast, unë kam ndërmend që të tërheq familjen time përgjithmonë nga Jugosllavia.

Edhe pse deri tani, nuk jam angazhuar me ndonjë rrymë politike, kam marrë informata që UDB-ja e Ferizajt, ka filluar gjurmimin ndaj meje dhe familjes sime. Ata, kanë frikë nga unë nëse, e kaloj kufirin për në Shqipëri pasi, këtu në Perëndim, ata më kontrollojnë kollaj.

Madje nëse ata e vërtetojnë që unë dua të shkoj në Shqipëri, me shumë mundësi që do të më eliminojnë që këtu. Për të gjitha sa ju përmenda, më bën që t’jua paraqes direkt juve.

Duke ju lutur juve që, të ndërmerrni një vendim sa më të shpejtë në drejtim të problemit tim, ju kërkoj që të pranohemi në vendin amë:

1 – Rexhep Dashi, kryefamiljar, lindur në 1922.

2 – Anife Dashi, bashkëshortja lindur në 1931.

Mevlide Dashi, vajzë, lindur në 1954.

Mirvete Dashi, vajzë, lindur në 1962.

Çlirim Dashi, djalë, lindur në 1964.

Shqiponja Dashi, vajzë, lindur në 1968.

Bahrie Gurguri, vajza e bashkëshortes sime e cila, më quan mua si prind, lindur në 1951.

Dëshirojmë që të bëhemi shtetas të vendit amë. Jam i bindur që juve si një trim i madh dhe me kulturë të lartë, do të më kuptoni.

Po kështu, në rast se do të mi plotësoni dëshirat e kërkuara, ju lutem vëlla Enver që, të më lejoni të flas para popullit, në mënyrë që të demaskoj politikën shoviniste jugosllave.

Kuptohet se, komunikimi me legatën tuaj, do të bëhet nëpërmjet ruajtjes së sekretit dhe adresa ime e poshtë shënuar, do t’ju dërgohet nga ndonjë shok i imi në Paris.

Rroj me shpresë të sigurt.

Në këtë letër, do ju bashkëngjis një foto timen.

Fund

Paris më 8.10.1969

Me nderime të përzemërta

Rexhep Dashi

Route de Choisy

94 Bonnievil St Marne

Paris

Shënimi i funksionarit të ambasadës shqiptare në Paris për çështjet konsullore, Stiliano Sallabanda, në letrën e emigrantit kosovar, Rexhep Dashi, dërguar Enver Hoxhës

Letra me raport-informacionin e ambasadorit shqiptar në Paris, Javer Malo, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së në Tiranë, lidhur me konfliktet e vazhdueshme të emigrantit kosovar, Rexhep Dashi, me titullarët e përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Paris dhe Romë

Në gushtin e vitit të kaluar, kosovari Rexhep Dashi, erdhi në ambasadë së bashku me kosovarin Adem Butrika, me të cilin shokët këtu, kanë pasur disa kontakte, duke e njohur si person me qëndrim të mirë.

Ata u pritën nga shoku Stiliano Sallabanda, që merret me çështjet konsullore. Në këtë rast Rexhepi, kërkoi pasaportë për të ardhur përgjithmonë në Shqipëri së bashku me familjen e tij.

Familjen ai, e kishte në Jugosllavi dhe donte ta tërhiqte ilegalisht që atje. Gjithashtu ai kërkoi që, t’i jepeshin menjëherë para për veten e tij, për të jetuar, si dhe për t’i hequr shpenzimet e udhëtimit, për të dhe për familjen e tij. Shoku Stiliano, mbajti qëndrimin që mbajmë zakonisht kur, kosovarët bëjnë kërkesa të tilla.

Në ditët e para të Nëntorit, Rexhepi, erdhi përsëri në ambasadë ku, i dorëzoi shokut Stiliano në një zarf të hapur e të pashkruar, një letër për titullarin. Kur iku Rexhepi, shoku Stiliano, në vend që ta dorëzonte letrën, e hapi dhe e lexoi. Në të vërtetë ajo, nuk i adresohej titullarit, por shokut Enver.

Duke parë se në letër, kishte shpifje kundër tij (Stilianos), i revoltuar nga kjo dhe ngaqë nuk i dinte mirë rregullat për rastet e tilla, bëri nënvizime e shënime në letër. Më pas, pa vënë në dijeni titullarin, ja dorëzoi shokut Skënder Backa.

Serveti, i vuri në dukje shokut Stiliano se, kishte vepruar gabim që kishte bërë shënime në letër dhe e sqaroi që të mos bëhej merak nga shpifjet, por as ky i fundit, nuk e vuri në dijeni titullarin.

Ai, e informoi atë vetëm në ditët e fundit të Dhjetorit, kur u kthye nga Shqipëria, ku kishte shkuar me shërbim. Kurse vetë letra, i’u dorëzua titullarit, në momentin që shoku Kleanth Andoni, mori në dorëzim punët.

Nga fundi i Dhjetorit të vitit 1969, Rexhep Dashi, erdhi prapë në ambasadë ku, i pritur nga shoku Harilla Kola, jo vetëm që përsëriti shpifjet që kishte shkruar në letër, por shkoi edhe më tej, duke akuzuar për tradhti shokun Stiliano dhe ambasadorin tonë në Romë.

Shoku Harrilla, mbajti qëndrim ndaj tij dhe informoi menjëherë titullarin. Titullari, e urdhëroi atë dhe shokët e tjerë të ambasadës, që të mos e prisnin më në ambasadë Rexhep Dashin. Ky erdhi dhe njëherë por u përzu nga shoku Stiliano.

Pas kësaj ky person, nuk është paraqitur më tek ne por nga të dhënat që kemi nga dy burime, na rezulton se shpifjet e sipërpërmendura, i ka përhapur dhe tek kosovarët e tjerë që gjenden këtu.

Kohët e fundit, është larguar për në Jugosllavi. Mesa flitet ky person, është i çmendur, por nga ana tjetër, nuk përjashtohet që të jetë ndonjë provokator që, shpif në këtë mënyrë, duke përhapur tek kosovarët naivë, mosbesim ndaj kuadrove tona.

Këto shënime që u bënë sipas shpjegimeve që dhanë vetë shokët, kanë për qëllim që, të shpjegojnë se përse është vonuar kjo letër.

Do të kishte qenë punë e thjeshtë që letra menjëherë t’i dorëzohej titullarit dhe prej tij, të dërgohej në destinacion, me një shënim të shkurtër që, të tregojë se kishim të bënim me një provokacion.

Mendimi ynë është se, letra u mbajt nga shoku Servet Backa dhe u lexua nga shoku Stiliano Sallabanda, nga ngurrimi dhe mendimi i gabuar i tyre, se mos shpifjet e një provokatori, mund të dëmtonin Stilianon.

Për këtë çështje u mbajt qëndrim dhe u sqaruan shokët që të mos shqetësohen nga shpifjet e armiqve. Atyre, ju vu në dukje se, veprimi i tyre ishte i gabuar dhe se rruga që ndoqën me letrën, ishte e shtrembër. Memorie.al

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leka: 19/07/2022 10:58

    Kam patur rastin te njoh shume djem kosovar, te arratisur ne vitet 60, per te cilet qeveria shqipetare tregonte kujdes te veçante duke i trajtuar me veshje, ushqime,dhe me bursa per tu shkolluar… Disa nga keta i kam patur edhe bashkesthdent ne Univeritetin e Tiranes…ku perveç bursave ata merrnin edhe 5000 lek page mujore! Ne pergjithesi ishin djrm te mire, student te rregullt dhe atedhetar… Por mbas viteve 90 ka rezultuar, qe ndonjeri prej tyre te kete qene bashkepunetor i sigurimit, ne mos edhe i UDB jugosllave! Prandaj parimi beso dhe kontrollo duhet vlersuar… Kujtoni “shkrimtarin” Kapllan Resulin, qe u be i famshem me romanin “Rete e Zeza”… roman i shkruar nga nje atedhetar dhe i burgosur politik, i asgjesuar ne burgjet titiste, te cilin agjentura serbe ja dhan agjentit te tyre Kapllan, si maske mbrojtje ne Shqiperi…Sigurisht qe sigurimi ynr e zbuloi dhe drejtesia shqipetare i dha denimin e merituar.. Sot me titullin akademik i RSF Jugosllave, eshte antishqipetari me i madh, qe leh nate e dite per interaesat sllavo serbe!!!

    Përgjigju
    • Sokol: 24/07/2022 08:39

      Agjenti i UDB Kapllan Resuli eshte shembulli me tipik i agjentures serbe, qe nepermes gjakprishurve shqipetar te Kosoves, synonte te realizonte endrren e shumadise per aneksimin e RPS te Shqiperise! Ai pati si alibi romanin “Tradhtia”, i cil ju dha nga UDB si garanci per tu shitur patriot ne Shqiperi!!!

  • Maks: 18/07/2022 14:12

    Shumica e ketyre koqevareve qe vinin ne shqiperi ne ate koh ishin spiuna te Udb prandaj ja beri mire sigurimi qe i fuste ne burg Ata qe su zbuluan dot pas 90 moren frenat e PD dhe ja rezultati kemi 32 qe smarrim dote veten

    Përgjigju
  • Kapo: 18/07/2022 12:03

    Rrealiteti ashte(nuk po shkruj rastin) se cdo Kosovare qe kishte probleme me rregjimin Jugosllav qe kalonte kufinin e vinte te nana e madhe Shqipni perfundonte ne hetuesi ku ja nxjerrshin gjinin e nanes dhe maheshin ne burg(si tek kulla e Previzit ne Lac kush e din),sepse qeveria komuniste kishte ba nje marreveshje me Jugosllavet qe cdo i arratisun shqiptar shkembehesh me kosovar,dhe perfundimi dihesh te arratisunit Shqiptar qe ktheheshin vdisnin ne burgjet shqiptare,dhe kosovaret e kthym vdisshin ne burgjet e Titos.

    Përgjigju
    • loku: 18/07/2022 14:22

      Nuk eshte fare e vertete kjo qe thua ti: shiheshin me dyshim sepse kishte ne pjesen dermuese te infiltruar, por jo se keqtrajtoheshin vellezerit tane kosovare.. kurre..

  • ana: 18/07/2022 09:38

    Kokra e mashtruesit, agjent i UDB-se, por me veprime shume te trasha, tamom fshatar ose katundare. Paska tentuar te kaloje kufirin, ka qelluar per te vrare oficerin dhe e paskan denuar vetem 2.5 vjet! hahahahahahaha, e kush i ha keto? Punonjesit e ambasadave te Shqiperise ishin nga me te zgjedhurit dhe shume te pergatitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër