-
Dy Kuvendet e PD/ Koka: Basha zhduku demokracinë! Meçe: Ish-kryeministri për veten djeg çdo gjë! Malko: Berisha po dërgon mesazhe për mbështetësit e Bashës! Elezi: Luftë për karrige
Në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, u diskutua për Kuvendet e PD, teksa na ndajnë 11 ditë nga ai i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Të ftuarit, Arben Meçe, Gent Malko, Bledian Koka dhe Ibsen Elezi diskutuan edhe për akuzat që Berisha ka ngritur ndaj Bashës për dosjen e lobimit rus dhe për çështjen ‘Toyota Yaris’. Opinionistët u shprehën se të dyja palët i kanë ngritur stekat e sulmeve ditët e fundit ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.
30 Nëntor 2021, 21:44 -
Brenda fabrikës së armatimeve të Poliçanit, media amerikane publikon fotot: Labirinte ku mund të humbësh dhe porta 6 metra të larta që ruajnë sekretet e tuneleve
Labirinte tunelesh, porta prej betoni 6 metra të larta që ruajnë hyrjen e tyre dhe zbrazëti, kjo është gjithçka ka mbetur nga fabrika e armatimeve të Poliçanit, dikur një nga qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme të armatimit në Shqipëri.
30 Nëntor 2021, 21:00 -
Mero Baze: Pse Berisha po torturon 'Vatrën' me armikun e ri amerikan
Kam pas shumë reagime plotësuese rreth shkrimit të një dite më pare, rreth asaj se si Sali Berisha ka përçarë çdo parti, çdo organizatë, çdo forum, çdo ngjarje historike, çdo histori raportesh mes shtetesh dhe në fund dhe partinë e vet në dy Kuvende. Dhe ende pa u botuar mirë shkrimi, pashë që po përpiqet të përçajë dhe "Vatrën", një shoqatë e cila dikur në duart e Nolit e Konicës kishte autoritet si pushteti real i Shqipërisë, e në kohën tonë në tërësi ka qenë një shtojcë e pushtetit të Berishës në Bronx.
30 Nëntor 2021, 19:46 -
Imzot Arjan Dodaj emërohet nga Papa Arqipeshkv i Kishës Katolike: Politika shqiptare të dëgjojë më shpesh zërin e ndërgjegjes! Imzot Frendo jep dorëheqjen: Koha për një bari më të ri
Papa Françesku pranoi dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës (Shqipëri), të Imzot George Frendo dhe ka emëruar Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj. Kreun e ri të katolikëve në Shqipëri e kanë uruar krerët e shtetit e të politikës si dhe drejtues të komuniteteve të tjera fetare.
30 Nëntor 2021, 12:25 -
‘The Simpsons’ mbërrijnë në Hong Kong, Kina censuron episodin për protestat në sheshin Tinanmen
Familja e filmave vizatimorë 'fluturon' në Kinë për të adoptuar një fëmijë në episodin e vitit 2005 "Goo Goo Gai Pan". Familja Simpsons viziton sheshin Tiananmen në Pekin, ku ata hasin në një pllakë që lexon, "Në këtë faqe, në 1989, asgjë nuk ndodhi", një referencë e mprehtë për shtypjen e demonstratës pro-demokracisë në kryeqytetin kinez.
30 Nëntor 2021, 02:39 -
Ish-deputeti Aldo Bumçi në Report Tv: Ka mungesë besimi ndaj Bashës! Futi partinë në zgjedhje në kohë të papërshtatshme! Rama s'ka frikë prej tij
Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se Basha është përballur me një regjim, por ai nuk krijoi një ekip dhe nuk i promovoi kandidatët e PD, ndërsa thekson se bëri një fushatë vetmitare. Sakaq, Bumçi thekson se Rama nuk ka frikë prej Bashës sepse ai i lë betejat në gjysëm.
29 Nëntor 2021, 21:52 -
SPECIALE /29 nëntori nga sytë e partizanëve! Veteranët e LANÇ mesazh ballistëve: Pajtohemi me kusht
Në ditën e 29 nëntorit, veteranë e familjarë të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kërkojnë që të rishkruhet historia e kësaj periudhe. Ata shprehen të gatshin t’i lenë ndasitë me Ballin Kombëtar por me një kusht. Dalan Buxheli që rrjedh nga familje dëshmori, tregon historinë e familjes së tij dhe shprehet kritik ndaj qeverisë që sipas tij nuk i ka dhënë vlerësimin e duhur familjeve të dëshmorëve.
29 Nëntor 2021, 20:20 -
-
Beteja për drejtimin e PD-së, 10 avantazhet dhe disavantazhet e Berishës dhe Bashës
Dilemat e dhjetorit të Bashës apo Berishës? Një parashikim kush do të fitojë, mbështetur në pikat e forta dhe të dobëta të secilit prej tyre. Sa ndikim do ketë faktori ndërkombëtar që ka kthyer sytë nga Basha dhe baza poshtë e PD-së që prej javësh është në mbështetje të Berishës.
29 Nëntor 2021, 10:06 -
Kokalari i shkruan drejtores së Zërit të Amerikës për bisedën në seksionin shqip me Berishën: Është non grata, hetoni rrethanat si iu dha mundësia për atë intervistë
Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i ka dërguar letër drejtoreshës së VOA-s se si Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA, arriti të siguronte një intervistë të gjatë në Zërin e Amerikës, e cila është një media që financohet nga buxheti i shtetit amerikan. Kokalari shprehet se hapësira që Zëri i Amerikës i dha deputetit non grata ishte më shumë se e ekzagjeruar.
29 Nëntor 2021, 09:11 -
-
-
Ilir Yzeiri: Normalë? E pamundur! Anormalë? Çdo ditë
Po të shohësh ngjarjet që prodhojmë ne, gjëja e parë që të bie në sy është se e kemi të pamundur të jemi njerëz normalë dhe vend normal. Nuk dua të përdor fjalën « të çmendur » sepse çmenduria është një sëmundje dhe ai që e ka nuk e ka zgjedhur me dëshirën e tij, por e vuan atë gjendje si fatalitet tragjik të shëndetit të tij të dëmtuar. E paimagjinueshme është se si pranojmë të çmendemi pra se si bëhemi anormalë ne, njerëzit e tjerë, që i shfaqemi botës me veshjen e njeriut normal, por që të tillë për fat të keq ka kohë që nuk jemi.
27 Nëntor 2021, 12:31 -
Fatos Tarifa: Një demagog i pandreqshëm, i paaftë, mëkatar dhe ende i rrezikshëm
Në rrethana të tjera nuk do të kisha marrë mundimin t’i shkruaja këto radhë. Por ja që, krejt rastësisht, dy a tri ditë më parë, në një studio televizive pashë Sali Berishën dhe, nuk e di pse, bëra durim ta dëgjoj për disa minuta
26 Nëntor 2021, 13:13 -
Ekskluzive/ Argita dhe Jamarbri blenë vilë në Gjirin e Lalzit pas shpalljes 'Non Grata', Berisha 190 mijë USD kursime, Luljeta Bozo (me punë privat) 50 mijë USD me pak
Report Tv siguron eksluzivisht deklaratën e fundit të pasurisë së plotë të familjes Berisha. Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi shtuan numrin e shtëpive pas vendimit të SHBA për shpalljen non grata të Familjes Berisha. Mister pasuria e Shkëlzenit, nga deklarimi rezulton i pastrehë?!
24 Nëntor 2021, 18:09 -
Ylli Pata: Spostimi i sforcuar djathtas i Ilir Metës, që u shit për 16 vjet si 'kingmaker' i politikës shqiptare
Ilir Meta ka shpallur planin e tij, që në fakt ishte i paralajmëruar prej kohësh. Për të cilin është shkruar e kemi shkruar, mjaft herët, madje që kur e firmosi dekretin e tij të zhbërjes së 30 qershorit 2013, e pozicionimit në pozita “sovraniste” e “konservatore”.
23 Nëntor 2021, 17:33 -
Nga ‘zbulimi’ i Sudes dhe Xhaferrit në ‘93, te letra sekrete e Meksit për Boden e Berishën në ’96: Historia e 26 firmave piramidale që i morën kursimet shqiptarëve
Ato kishin filluar të gëlonin që para vitit 1996, por atë vit u shfaqën me agresivitet të madh, duke përshpejtuar edhe shembjen e tyre të pashmangshme.
22 Nëntor 2021, 13:09 -
Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës: Konfliktet me drejtorin e Arkivit të Shtetit, servilët që e mbrojtën dhe njeriu që më kërcënoi në Komitetin Qendror
Gjergj Çaprazi ishte njohur me Thoma Murzakun vite të kaluara në Burrel ku punonin në atë kohë. Thomai, pasi ishte emëruar drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, kishte bërë të mundur punësimin e Gjergjit në këtë Drejtori, pra largimin e tij nga Burreli, kthimin e tij në kryeqytet. Pasi e la disa vite si kryetar i Degës së Inspektimit, pra në një detyrë me shërbime të shumta kudo në Shqipëri, Thomai e emëron atë si kryetar i Degës së Kuadrit. Gjergji u lirua kështu edhe nga shërbimet e shumta, që bënte në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Ai nuk mund të mos i ishte borxhli Thomait për nderet që i ishin bërë.
21 Nëntor 2021, 07:32 -
Skeda/ Lufta e Berishës ndaj Azem Hajdarit, nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës
Pse Sali Berisha po përdor figurën e Azem Hajdarit për Kuvendin paralel të PD-së të datës 11 dhjetor?! Një kujtesë për luftën e tij ndaj Azemit nga viti 1992 deri tek ndëshkimi i së bijës në shkurt të vitit 2019
20 Nëntor 2021, 15:32 -
Pajtim Bello: A do të jetë ky poshtërimi i fundit që Sali Berisha po i bën Azem Hajdarit?!
Ish-kryeministri Sali Berisha në 19 dhjetor, nga Foltorja në Librazhd, zhvarrosi Azem Hajdarin, jo për ta rivrarë por për të poshtëruar. Do ta përdorë Azemin që ti pastrojë pisllëkun e haureve të tij. Makiavelist tipik, vë nën këmbë gjithçka vetëm e vetëm të plotësojë interesat e veta. Nga foltorja në foltore Saliu ka shpalosur dinakërinë, intrigën, mashtrimin dhe cinizmin pa kursyer asgjë dhe askënd.
20 Nëntor 2021, 13:14 -
Berisha: Në Kuvendin e 11 dhjetorit, Azem Hajdari do shpallet 'President Nderi' i PD
19 Nëntor 2021, 18:18