-
Tiranë/ Vrau me thikë kolegun në piceri, gjykata lë në burg 41-vjeçarin! Autori me probleme të shëndetit mendor, avokati kërkon shtrim në psikiatri
Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor.
1 Nëntor 2025, 11:31 -
-
Ndarja jeta e Fatos Nanos, reagon ish-kryeministri i Rumanisë Adrian Nastase: Luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nastase shkruan se Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.
1 Nëntor 2025, 10:49 -
Shqipëria merr pjesë në edicionin e 27-të të BMTA në Itali, aktiviteti ndërkombëtar për turizmin arkeologjik! Prezantohet projekti i Parkut të Bylisit
Në partneritet me AICS Tirana, u prezantua projekti i Parkut Arkeologjik Kombëtar të Bylisit, si shembull suksesi i bashkëpunimit mes Bashkimit Europian, Italisë dhe Shqipërisë. Ministri Gonxhja ka ndarë edhe pamjet nga aktiviteti.
1 Nëntor 2025, 10:25 -
Serbia kujton tragjedinë e Novi Sadit! 1 vit nga ngjarja, tubim me qindra mijëra pjesmarrës/ Vuçiç bën thirrje për dialog
Mijëra qytetarë serb zhvilluan homazhe për 16 viktimat e incidentit të Novi Sadit, ndodhur 1 vit më parë. Një pjesë ë tyre u nisën në këmbë dhe me biçikleta ditë më parë drejt qytetit të tragjedisë. Presidenti serb kërkoi që kjo e shtunë të jetë paqësore dhe bëri thirrje për unitet e dialog.
1 Nëntor 2025, 10:03 -
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në Fier! Iu gjetën në shtëpi rreth 60 mijë euro
Sipas policisë, mjeku u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Për shpërdorim detyre akuzohet se gjatë orarit të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.
1 Nëntor 2025, 09:59 -
U largua për në punë dhe nuk u kthye më, 10 ditë nga zhdukja e shqiptares në Itali! Apeli i familjarëve: Nuk dimë si ta kërkojmë, të gjallë apo të vdekur
Floresha banon në rajonin e Trentos, në veri të Italisë, ndërsa i fundit që ka kontaktuar me të është bashkëshorti i saj. I vëllai tregon se në bisedat e fundit të shkëmbyera me motrën e tij, ajo i kishte treguar për periudhën e vështirë që po kalon në jetë, por shton se asgjë nuk i ishte dukur aq serioze.
1 Nëntor 2025, 09:58 -
Kërcënime të përsëritura ndaj zyrtarëve të FSHF-së, Disiplina pezullon për një vit presidentin e Ilirisë! Në 2024 i shkoi në banesë Armand Dukës
Më 30 gusht 2024 Nazmi Selmani me djemtë futbollistë i shkuan në banesë Armand Dukës duke e kërcënuar, pas një mesazhi po kërcënues në celular. Duka asokohe bëri denoncim në polici.
1 Nëntor 2025, 09:26 -
Osmani dhe Kurti duan të shmangin zgjedhjet e parakohshme
Të premten Osmani prit në takim liderët e të gjitha partive politike. LDK, PDK dhe AAK publikisht u shprehën pro zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme pasi siç thanë kryetarët e tyre pas takimit me Osmanin, Kurti nuk i ka votat në parlament për një qeveri të re, por as partitë e tjera.
1 Nëntor 2025, 09:20 -
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet e futbollit të planifikuara për të dielën (Kalendari)
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi shtyrjen me 24 orë të ndeshjeve të Superligës, Kategorisë së Parë, të Dytë dhe të gjithë aktivitetit futbollistit që ishin në program për të dielën dhe të hënën.
1 Nëntor 2025, 09:08 -
Rama kujton Fatos Nanon përmes një 'videokartoline': Miku im i dikurshëm e i rigjetur sërish! S'do ndahet kurrë nga vendi i nderit në PS
Përmes një videoje, Rama sjell momentet më të rëndësishme të Nanos nga themelimi i PS, trazirat e '97, burgosja e deri te largimi. Kryeministri shprehet se Nano do të ruajë gjithmonë vendin e nderit që mbart në familjen e tyre politike.
1 Nëntor 2025, 08:02 -
Ukraina akuzon Rusinë se po përdor 9M729, raketën që çoi SHBA të tërhiqet nga traktati bërthamor! Sybiha: Ka qëlluar 23 herë që nga gushti
Sybiha tha për Reuters se Rusia ka goditur Ukrainën 23 herë me këtë lloj rakete që nga muaji gusht, dhe dy herë të tjera në vitin 2022. Një prej raketave të lëshuara më 5 tetor fluturoi mbi 1,200 kilometra përpara se të godiste objektivin në Ukrainë.
1 Nëntor 2025, 07:50 -
Propozohen ndryshime në ligjin për nëpunësin civil, riformatim pagash dhe rekrutime nga jashtë
Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave ndryshimet ligjore synojnë krijimin e një administratë profesionale dhe e mbështetur në merita qëndron në bazën e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe forcimi i saj synohet të arrihet edhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore të propozuara.
1 Nëntor 2025, 07:38 -
Trump konfirmon testet bërthamore: Do t’i bëjmë, nëse i bëjnë edhe të tjerët! Shteti i Nevadës kundërshton: Jo tek ne
Presidenti amerikan pas njoftimit në Korenë e Jugut: "Do ta shihni së shpejti." Nevada distancohet: “Jo tek ne”. Edhe ekspertët po ngurrojnë: kosto të larta dhe kohë e gjatë për të riaktivizuar vendet e shpërthimit.
1 Nëntor 2025, 07:21 -
-
-
Tuneli i Llogarasë, nga gara e anuluar te fituesi 170 mln €! Si fituan turqit në tenderin e dytë
Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, ka qenë prej kohësh qendër e akuzave të shumta nga opozita e cila dhe e ka denoncuar këtë rast në Prokurorinë e Posaçme. Wshtë ajo që ka hedhur dyshimet për një abuzim dhjetwra milionë eurosh, pasi gara e parë u anulua, dhe një garë e dytë nxori fitues një bashkim operatorësh turq, me një ofertë 30 milionë eurosh më të shtrenjtë se oferta e një kompanie shqiptare në tenderin e mëparshëm
31 Tetor 2025, 21:47 -
-
Pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, KPA kthen në detyrë gjyqtarin dhe dy prokurorët
Pasi u dërguan për një vit për riedukim në Shkollën e Magjistraturës, janë rikthyer sot në detyrë me vendim përfundimtar të KPA, gjyqtari Laurent Fuçia dhe dy prokurorët Julian Xhengo dhe Juljan Çafka.
31 Tetor 2025, 21:27 -
Mero Baze: Njeriu që na mësoi të mos urrenim
Udhëheqësi historik i socialistëve shqiptarë Fatos Nano u largua sot nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi politike e cila vë në pozitë të vështirë si partinë e tij ashtu edhe kundërshtarët e tij. Merita e parë e madhe e Fatos Nanos ishte se ai ktheu garën politike në ish Partinë e Punës, që kishte sunduar për 50 vite në vend si një parti e centralizuar dhe parti-shtet.
31 Tetor 2025, 21:15 -
Rekrutimi i punonjësve të rinj në administratën publike, hidhen për konsultim publik ndryshimet në ligjin për “Për Nëpunësin Civil”
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, këtë të premte ka hedhur për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime në ligjin për “Për Nënpunësit Civil’.
31 Tetor 2025, 20:59