-
Kriza e çmimeve/ Nga nesër deputetët e PS do të zbresin në terren, do të kontrollojnë sa zbatohet Paketa e Rezistencës Sociale
Nesër deputetët e PS do t’i bashkohen ministrave e do zbresin në terren për të parë zbatimin e masave të marra nga paketa sociale që u vjen në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve të ndikuar nga lufta në Ukrainë. Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar, pasi në seancën e së enjtes do të zhvillohet dhe një mocion me debat për rritjen e çmimeve.
23 Mars 2022, 10:58 -
-
-
Prej 7 muajsh në Shqipëri, përcillen për në SHBA 212 qytetarë afganë! Ministrja: Nder i vendit tonë që ju mirëpriti! Kim: Shqiptarët, populli zemërgjerë
212 nga mbi 2400 afganë të strehuar në Shëngjin të Lezhës, që i ikën luftës nga vendi i tyre për të gjetur shpëtim në Shqipëri, tashmë janë nisur drejt destinacionit final Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një ceremonie të posaçme ata u përshëndetën nga ministrja e për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim!
22 Mars 2022, 10:13 -
-
Sa serioze janë kërcënimet bërthamore të Rusisë kundër SHBA dhe NATO-s?
Rreth 3 dekada pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe NATO po përballen me rreziqet e një lufte të mundshme bërthamore, një zhvillim që mund të krahasohet edhe me Krizën e Raketave Kubane të vitit 1982 sa i përket dramacitetittë ngjarjeve
21 Mars 2022, 13:32 -
Rritja e çmimeve/ Rama nxjerr grafikun: Shqipëria i vetmi vend në rajon që ka zero taksë dhe TVSH për biznesin e vogël
Në një kohë kur lufta në Ukrainë ka dhënë pasojat e para ekonomike në vendet e tjera të Europës, kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë ka gjetur një mekanizëm për të mbrojtur biznesin e vogël. Për këtë sjell një tabelë, ku sipas tij tregohet qartë që Shqipëria është i vetmi vend në rajon ka taksën dhe TVSH-në zero për biznesin e vogël.
21 Mars 2022, 11:07 -
Belgjikë, makina shtyp turmën e njerëzve të mbledhur në rrugë për festë, 6 të vdekur, 37 të plagosur
Një festë karnavalesh në një fshat të La Louviere në Belgjikë është kthyer në një skenë krimi, ku të paktën 6 veta humbën jetën dhe 37 të tjerë u plagosën, mes të cilëve 10 janë në gjendje të rëndë.
20 Mars 2022, 12:51 -
Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, karantinohet ferma! Ministria: Virusi nuk kalon nga shpendët tek njerëzit
Konfirmohen rasti i parë me gripin e pulave në Durrës. Në një nga fermat e mbarështimit të pulave është konstatuar prania e virusit H5N8, i njohur si gripi i shpendëve.
20 Mars 2022, 11:57 -
Kush është “gazetari investigativ” i arrestuar si i droguar dhe i armatosur në Tiranë? Ja gjithë e vërteta
Prej ditësh flitet në mediat sociale për një gazetar shqiptar të arrestuar nga policia pasi u gjet me një pistoletë. Lajmi nuk është botuar nga asnjë media zyrtare dhe as nuk është bërë i njohur emri i gazetarit. Shqiptarja.com vendosi ta verifikojë këtë lajm dhe pati mundësinë të lexojë të gjithë dosjen. Gazetari i arrestuar quhet Elio Laze, 32 vjec nga Tirana.
18 Mars 2022, 18:04 -
Nesër tubim në 11:00, 'profesionistja' e protestave: Masat e qeverisë s'na mbrojnë nga abuzimet! Të hiqet taksat e naftës, ajo e qarkullimit dhe TVSH e produkteve të shportës
Organizatorët e protestës për rritjen e çmimeve kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta që edhe mund të përshkallëzohen duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë. Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet që të zhvillohet protesta në Tiranë, ku qytetarët do të mblidhen nga e gjithë Shqipëria për të marshuar nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.
18 Mars 2022, 11:31 -
-
-
-
Rama me furnizuesit e ushqimeve: Bord për çmimet e shportës, kush abuzon i konfiskohet malli! Harrojeni fitimin si më parë, vendosni kapacitetet në funksion të krizës
Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve ku i edhe i tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të mallrave të shportës.
17 Mars 2022, 12:35 -
200 mijë pula të ngordhura, Ministria e Bujqësisë: 2 ferma janë vendosur në karantinë! Sëmundja e ‘Laringotrakeitit infektiv’ nuk transmetohet tek njerëzit
Dy ferma të rritjes së shpendëve në Durrës, të cilëve u kanë ngordhur 200 mijë pula, janë vendosur në karantinë. Ngrodhja e pula ka ardhur si pasojë e sëmundjes së 'Laringotrakeitit' që nuk transmetohet tek njerëzit dhe se prek kryesisht shpendët.
17 Mars 2022, 11:14 -
-
'Blini diamante dhe investoni në bursë' si iu vodhën 5 mln euro 2 mijë gjermanëve përmes Call Center në Tiranë, SPAK arreston 15 persona, mes tyre dhe pronari
15 punonjës të një Call Center në Tiranë janë arrestuar deri tani nga SPAK për mashtrim të shtetasve të huaj. Mes të arrestuarve janë administratori i Call Center 'Blue energy call', programuesi i IT dhe të tjerët supervizorë të këtij Call Center-i. Arrestimet ndodhën gjatë operacionit të koduar 'Skema' ku janë shpallur në kërkim 21 të tjerë dhe 35 janë aktualisht në hetim.
17 Mars 2022, 09:40 -
-
-
