-
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
Një debat mes deputetëve Erion Braçe dhe Ina Zhupa, me këtë të fundit që ofendoi kolegun e PS, detyroi brakstisjen e sallës nga socialistët dhe pastaj edhe mbylljen e seancës plenare të kësaj të enjteje. PS tha se pret kërkim ndjese nga Zhupa, teksa ajo tha se i qëndron etiketimeve që sipas saj Braçe i meritoi.
5 Dhjetor 2024, 12:44 -
'Organizatë kriminale', skema mashtruese e mikrokredive dërgohet në SPAK
Prokuroria e Tiranës ka konkluduar se personat e hetuar për zhvatjen e të paktën 36.8 milionë eurove dhe 1700 pronave të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit, përbëjnë një grup të strukturuar kriminal dhe duhet të hetohen nga SPAK, I cili po verifikon edhe përgjegjësinë e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
5 Dhjetor 2024, 12:08 -
PS propozon falje gjobash për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Opozita bllokon foltoren, tensione në kuvend! Bardhi: Gënjeni! Manja: Kemi votat, e kalojmë këtë muaj
Një projektligj i sjellë nga Partia Socialiste për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar në Kuvend për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në fshat krijoi një debat të ashpër procedural në seancën plenare. Demokratët akuzuan PS-në se në 12 vite ka vënë gjoba të pafajshmëve, ndërsa qeveria garantoi se ligji do të miratohet brenda dhjetorit.
5 Dhjetor 2024, 10:56 -
-
Hetimi i Kongresit amerikan mbi Covid-19: Jo virus natyral, rrodhi nga laboratori i Wuhan-it në Kinë
Një komitet i Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka mbështetur teorinë se pandemia e COVID-19 mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje laboratorike. Raporti prej 520 faqesh, i përgatitur pas dy vitesh hetime, shqyrtoi reagimin e nivelit federal dhe shtetëror ndaj pandemisë, origjinën e saj dhe përpjekjet për vaksinim.
4 Dhjetor 2024, 18:42 -
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendim në mbledhje për ndryshimet në Këshill, për anëtarët përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë. Ismail Shehu mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë
4 Dhjetor 2024, 18:42 -
Shpallen rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS 2023: Shqipëria shënon progres në Matematikë dhe Shkencë, lë pas edhe vende të BE-së
Ky vlerësim ndërkombëtar e rendit Shqipërinë në listën e 14 shteteve me rezultate në rritje në Matematikë dhe në listën e 15 shteteve me rezultate në rritje në Shkencë. Nxënësit shqiptarë e renditën Shqipërinë në vendin e 33-të nga 58 shtete dhe 5 ekonomi pjesëmarrëse, duke lënë pas vende si Kanadaja, Spanja, Belgjika, Franca, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja-Hercegovina, etj.
4 Dhjetor 2024, 18:40 -
-
Presidentin amerikan Biden e zë gjumi gjatë takimit me presidentët afrikanë (VIDEO)
Presidenti i SHBA-së, 82 vjeç, dukej i lodhur dhe fliste me zë të ngjirur gjatë samitit në Angola, ku morën pjesë presidenti i Angolës dhe homologët e tij nga Zambia dhe Republika Demokratike e Kongos.
4 Dhjetor 2024, 18:16 -
Vulin propozon ligj për 'agjentët e huaj' në Serbi, ja për çfarë bëhet fjalë
Agjente të ndikimit të huaj, sipas ligjit të propozuar serb, janë të gjitha organizatat joqeveritare që financohen kryesisht nga shtete të tjera, organizatat ndërkombëtare dhe të huaja, shtetas të huaj ose organizata të regjistruara joqeveritare që financohen nga jashtë.
4 Dhjetor 2024, 17:48 -
Mes pikëpyetjeve për Pete Hegseth, Trumpi shqyrton emërimin e Ron De Santis si Sekretar i Mbrojtjes
Një person që ka dijeni mbi çështjen tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se ekipi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump është i shqetësuar mbi konfirmimin e zotit Hegseth në Senat dhe se po shqyrton kandidatura të tjera.
4 Dhjetor 2024, 16:45 -
Moratoriumi nuk do rinovohet më? Qeveria bën gati ligjin e ri/ Zonat për gjueti do jepen me qira, test për gjuetarët e gjobë deri 1.3 mln lekë
Kur kanë mbetur më pak se 1 vit nga skadimi i afatit të moratoriumit të gjuetisë qeveria ka gati draft-ligjin për kufizimin e këtij aktiviteti. Parashikohet që gjuetia të lejohet vetëm në zonat e miratuara me ligj, që do të jepen me qira. Gjuetarët do të kalojnë një test për të marrë lejen 5 vjeçare për të ushtruar këtë aktivitet
4 Dhjetor 2024, 16:40 -
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Dy ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë Mariglen Qato dhe Redi Molla do vijojnë qëndrimin në qelinë e paraburgimit. Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e të dyve për vendimin e dhënë nga Apeli në datë 31 korrik të këtij viti.
4 Dhjetor 2024, 16:33 -
-
Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Lartë lë në burgim të përjetshëm ish-komandon grek Eftimius Eftimiu
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-specialit grek, Eftimius Eftimiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 Janar 2018 në Tiranë
4 Dhjetor 2024, 15:38 -
Sfidat e procesit të zbatimit të rekomandimeve nga institucionet e pavarura, Balla: Zbatueshmëria është në rritje, të adresojmë problemet!
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin drejtoi takimin me titullarë të Institucioneve të Pavarura, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, organizatave të shoqërisë civile, koordinatorë dhe përfaqësues të Ministrive, si dhe drejtuesin e Projektit PACEP. U diskutuan problematikat që kanë dalë në procesin e monitorimit dhe zbatimin e rekomandimeve të institucioneve të pavarura
4 Dhjetor 2024, 15:03 -
-
Zëri i Amerikës - Fatmir Mediut: Jeni nën hetim për Gërdecin, pse nuk jepni dorëheqjen?
Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu thotë se drejtësia në vend duhet të ushtrohet në respekt të Kushtetutës, Kodit të Procedurës dhe Kodit Penal, duke përsëritur qëndrimin e opozitës se SPAK-u po përdoret si armë politike kundër opozitës.
4 Dhjetor 2024, 12:49 -
Durrës/ Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet ish-juristi i Kadastrës! I ndaluar edhe dy herë më parë (EMRI)
Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Burime zyrtare konfirmuan se ndaj 46-vjeçarit, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale "shpërdorimi i detyrës".
4 Dhjetor 2024, 12:47 -
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
Shqiptarja.com siguron vendimin e gjyqtares Shefkie Demiraj e cila në 2021 liroi të riun që u gjet me pistoletë bereta në makinë. I konvertoi dënimin me 6 vite burg në 3 vite shërbim prove. Pa bërë vitin nga vuajtja e dënimit Julian Gjoshi vrau Alfred Dedja në Ndroq.
4 Dhjetor 2024, 11:47