-
-
Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve në Tiranë 15 mln euro shtesë në vit
Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet që të paguajnë 3.65 miliardë lekë (rreth 36 milionë euro), si taksë për ndërtesat ku ata banojnë, ose kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik.
4 Dhjetor 2024, 08:28 -
Aplikacionet kriminale/ Banushi: Grupet kanë menduar se komunikimet nuk do zbërtheheshin! Doçi: Me 'Matrix', SPAK do bëjë tërmet tjetër në botën e krimit
Në 'Studio Live', gazetarët Keti Banushi dhe Adriatik Doçi diskutuan për dosjet e SPAK lidhur me krimin e organizuar në Elbasan dhe aplikacionet për komunikim, si Matrix, Sky dhe EncroChat. Grupi kriminal i Suel Çelës ka ndikuar në media dhe politikë. Doçi theksoi se Gërdeci dhe 21 Janari mbeten prova të forta për fatin politik të Sali Berishës
3 Dhjetor 2024, 17:44 -
Në ndjekje si pjesë e organizatës kriminale të Suel Çelës, kapet Fuad Verzivolli! GJKKO i caktoi sot 'arrest me burg'
Fuad Verzivolli, pjesëtar i organizatës kriminale të Suel Çelës është vënë në pranga nga policia, dy mbrëmje më parë, pasi ishte në ndjekje. GJKKO vendosi sot ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, pasi dyshohet për tentativë vrasjeje. Ngjarja lidhet me një atentat në Elbasan më 8 qershor 2020. Vendimi urdhëron transferimin e tij në paraburgim dhe mbetet i apelueshëm brenda 5 ditëve.
3 Dhjetor 2024, 16:07 -
-
Shmangën 54 mln lekë taksa, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq firmën ‘Benet Holding’ dhe administratoren
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen Genta Përleka, dhe subjektin ‘Benet Holding shpk. Organi i akuzës zbardh skemën
3 Dhjetor 2024, 14:40 -
-
Zyrtare/ Ernest Gjoka firmos te Skënderbeu për një vit e gjysmë, trajneri: Ekip me histori, s'i thuhet jo! Takaj: S'jemi për mbijetesë
Ernest Gjoka zyrtarisht është trajneri i ri i Skënderbeut me kontratë për një vit e gjysmë, kjo pas largimit të Ivan Gvozdenovic për rezultate të dobëta.
3 Dhjetor 2024, 13:14 -
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
Zotimi i Kosovës për të mos e dërguar Forcën e saj të Sigurisë në veri të vendit, pa pëlqimin paraprak të NATO-s, është i vlefshëm edhe sot, kur mandati i kësaj force ka ndryshuar, thotë për Radion Evropa e Lirë Besfort Rrecaj, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës
3 Dhjetor 2024, 11:31 -
-
Ndahet nga jeta politikani dhe aktivisti Arben Tafaj, u rrëzua nga lartësia në banesën e tij në Dajt, Veliaj: Humbje e madhe
Ish kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë Arben Tafaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për humbjen e tij e njoftoi mjeku Ilir Alimehmeti, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale shpreh ngushëllime për familjen Tafaj.
3 Dhjetor 2024, 10:46 -
Çohet për gjykim deputeti i PD, Asllan Dogjani! SPAK: Bleu apartament 122 mijë € cash! Kontratë fiktive për të justifikuar pasurinë
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjyq dosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, për akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë. Deputeti paraqiti kontratë fiktive kur deklaroi se apartamentin 128m2 e kishte marrë për konsulenca juridike, teksa në të vërtetë e kishte paguar 122 mijë euro cash.
3 Dhjetor 2024, 09:46 -
-
-
Debati për Luftën/ Historiani Kasmi: Sipas burimeve të mia, janë 11 mijë dëshmorë! Ngjela: Ballistët nuk ishin tradhtarë, menduan se gjermani do fitonte luftën
Në Studio Live pasditen e sotme ishte i ftuar historiani Marenglen Kasmi i cili pati dhe një debat me avokatin Spartak Ngjela që foli me anë të Skype, lidhur me Luftën e Dytë Botërore dhe pozicionimin e ballistëve dhe komunistëve.
2 Dhjetor 2024, 19:57 -
Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit
Ndër arritjet kryesore të atij komisioni mund të përmenden marrëveshjet dhe dakordësimet dypalëshe me ish Jugosllavinë për ndërtimin e digave të larta në kaskadën e lumit Drin. Me rëndësi ka qenë edhe pjesëmarrja e Profesor- Inxhinier EGON GJADRIT në grupin negociator me palën Greke për shfrytëzimin e ujërave të përbashkëta të lumit të Vjosës. Profesor-Inxhinier EGON GJADRI përfaqëson njё ndёr personalitetet shkencore- inxhinierike mё tё spikatura tё gjysmёs sё dytё tё shek. XX nё vendin tonё
2 Dhjetor 2024, 18:21 -
Kriza politike në Francë: Le Pen dhe Mélenchon synojnë rrëzimin e qeverisë Barnier
Një mocion mosbesimi mund të paraqitet në parlament që të mërkurën. Nëse qeveria Barnier rrëzohet, kjo do të përbënte një tronditje të madhe për Francën, një vend që nuk është mësuar me paqëndrueshmëri politike që nga koha kur gjenerali De Gaulle themeloi sistemin gjysmë-presidencial të Republikës së Pestë.
2 Dhjetor 2024, 18:04 -
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
Dumani i bëri këto deklarime teksa mori pjesë në punimet që mbajti në Tiranë një delegacion i Këshillit të Evropës. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u përball me skepticizmin e një deputeti britanik mbi krimin shqiptar. Dumani tha se SPAK ka krijuar 32 skuadra hetimore me të huajt, nga të cilat 25 janë ende aktive, për të hetuar krimin e organizuar ku shqiptarët veprojnë në rrjete ndërkombëtare.
2 Dhjetor 2024, 17:04 -
Ekzekutimi i pagesës 110 mln euro për Becchettin, PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama! Bardhi: Kërkojmë informacione të detajuara
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin, Edi Rama, për ekzekutimin e pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar, për biznesmenin italian Francesco Becchetti, lidhur me ekzekutimin e vendimit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të Qendrës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID)
2 Dhjetor 2024, 16:42