-
Prej vitesh vidhnin miliona euro! Europol FBI dhe Ukraina godasin bandën ruse të krimit kibernetik
Policia gjermane bëri me dije të hënën se ka shkatërruar një bandë krimesh kibernetike të lidhur me Rusinë, e cila ka shantazhuar kompanitë dhe institucionet e mëdha për vite me rradhë, duke grumbulluar miliona euro.
6 Mars 2023, 18:32 -
Tiranë/ Hidhet shorti i dytë publik te '5 Maji', 125 familje të tjera të prekura nga tërmeti marrin çelësat e shtëpive të reja
Bashkia e Tiranës ka hedhur shortin e dytë për përzgjedhjen e apartamenteve në pallatet e reja të ndërtuara në lagjen e re, “5 Maji”, ku do të sistemohen familjet e mbetura pa strehë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
6 Mars 2023, 18:25 -
-
Saliu në 3 mars nuk mori një, por dy goditje vdekjeprurëse
Gjykata e Apelit Tiranë në datën 3 mars 2023, respektoi ligjin dhe me këtë, e mbajti të paprekur drejtësinë, por njëherësh edhe historinë e politikës shqiptare, sepse ajo, në vendimin e saj, mbrojti të djathtën dhe shqiptarizmin.
6 Mars 2023, 18:05 -
VIDEO/ Nuk përmbahen deputetët në parlamentin e Gjeorgjisë, goditen me grushte pas debateve për projektligjin
Ligjvënësit gjeorgjianë janë përleshur me grushte këtë të hënë pas një debati rreth projektligjit për ‘agjentët e huaj’, për të cilët kritikët thonë se është modeluar sipas legjislacionit në Rusi.
6 Mars 2023, 17:42 -
-
A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”. Marrëveshja - për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve – nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.
6 Mars 2023, 16:37 -
Brnabiç: Brukseli, Uashingtoni dhe Prishtina, nuk mund t'i shpëtojnë Asociacionit! Vuçiç tregoi vizion kur firmosi marrëveshjen
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se preisdenti serb, Aleksëndër Vuçiç tregoi vizion të qartë kur në 2013-ën kërkoi që në marrëveshje me Kosovën të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
6 Mars 2023, 16:26 -
Apeli i GJKKO konfiskon përfundimisht pasuritë e të fortit të Beratit, kalojnë në pronësi të shtetit 3 apartamente, 2 ndërtesa dhe 3 sipërfaqe truall
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur konfiskimin përfundimtar të pasurive të Edison Çobo një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Apeli i GJKKO i ka konfiskuar përfundimisht Çobos, i cili njihet ndryshe edhe si i forti i Beratit, 8 pasuri, 3 apartamente 2 ndërtesa dhe 3 sipërfaqe truall.
6 Mars 2023, 11:47 -
Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë! Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa të marrin diplomën të ikin në Gjermani
Në muajin prill, të gjithë mjekët specialistë të sistemit shëndetësor në vendin tonë do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit të Shëndetësisë. Rama tha se do të ketë rritje me 7% për pagat e mjekëve të përgjithshëm dhe infermierët.
6 Mars 2023, 10:05 -
Analiza e Fatos Çoçolit: Pallatet e vjetra nuk prishen, por meremetohen
Nuk ka asnjë vendim për shembje banesash të 5 dekadave më parë. Ka evidentim të gjendjes së tyre, në mënyrë që aty ku është e domosdoshme, të kryhen ndërhyrjet e duhura, për t’i sjellë ndërtesat brenda standardeve të sigurisë teknike
6 Mars 2023, 10:04 -
‘The Guardian’ ndalet në Dhërmi: Një plazh ndryshe çdo ditë! Buxheti ideal' për turistët
E teksa vera po afron, mediat prestigjoze i kanë kushtuar një vëmendje mjaft të madhe rivierës shqiptare. Në shkrim evidentohet se çdo ditë mund të përjetohet një plazh i ndryshëm. Një çadër pikniku për katër persona kushton rreth 20 £ dhe dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 stërlina për person.
6 Mars 2023, 09:39 -
Forumi Shqiptar fitoi zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi, Nikolla uron Nik Gjeloshaj: Fitorja një mundësi më e mirë për të gjithë shqiptarët
Koalicioni “Forumi Shqiptar - Bashkim dhe Zhvillim”, i drejtuar nga Nik Gjeloshaj, ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet në Tuz, të cilat u mbajtën një ditë më parë. Forumi Shqiptar ka fituar shumicën absolute, me rreth 52 për qind të votave sipas rezultateve paraprake.
6 Mars 2023, 09:17 -
Durrës/ Arrestohet pjesëtari grupit kriminal 'Avdylaj', 34-vjeçari siguronte mjete për të kryer vrasje! Në kërkim edhe për shitje heroine (EMRI)
Denis Shahini, 34-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta kryesisht heroinë. 34-vjeçari, sipas policisë ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës i cili shpërndan lëndë narkotike. Nga hetimet ka rezultuar së më 4 prill të 2022, i ka shitur heroinë në Vlorë një shtetasi me iniciale P.H.
6 Mars 2023, 08:50 -
-
-
‘Një partner interesant për biznes’ - Si e pa Gjermania Putinin?
“Disa kompani gjermane janë ankuar se janë taksuar nga Rusia në një mënyrë që i ka penguar të bëjnë biznes të dobishëm. Kur këto çështje janë ngritur me zyrtarët rusë në të kaluarën, nuk ka ndodhur asgjë. Ka pasur zhgënjim. Por, kur kancelarja gjermane i ka ngritur çështjet e tilla me Putinin, Putini ka thënë: “Konsiderojeni punë të kryer”.
5 Mars 2023, 19:12 -
-
-
Kosova shënon 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së! Osmani-Kurti: Liria mban vulën e familjes Jashari
Në Kosovë më 5 mars ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa krerët shtetërorë nderuan rezistencën e familjes Jashari nga Prekazi. Krerët shtetërorë nderuan lartë pjesëmarrësit dhe të rënët në luftën e fundit dhe Adem Jasharin, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së dhe familjes së tij.
5 Mars 2023, 16:30 -