-
-
Shtyhet seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit, avokatët kërkojnë bashkim të dosjeve me atë të Elbasanit, s'pranohet nga Gjykata! Saimir Visha: Të hetohet Ahmetaj
Pavarësisht kërkesës së avokatëve, për shkrirjen e dy dosjeve për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, Gjykata nuk ka pranuar tua shqyrtojë bashkë të dyja çështjet e inceneratorëve. Seanca e sotme u shty për t’u zhvilluar në datat 1 dhe 2 shkurt. Të pranishëm në seancën e sotme paraprake për incenatorin e Elbasanit ishin ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti socialist, Alqi Bllako.
18 Janar 2023, 11:29 -
-
Transparenca për koncesionet, Tabaku paketë ndryshimesh: Përgjegjësia të jetë personale! Braçe: Mbështes draftin, jo koncesione të reja këtë vit që rishikohet ligji
Qeveria do të ndryshojë ligjin për koncesionet dhe kontratat e partneritetit Publik-Privat. Në draftin që po konsultohet edhe me Fondin Ndërkombëtar të Ekonomisë, do të merren parasysh edhe propozimet e deputetes Jorida Tabaku për rritjen e transparencës. Në mbështetje të koleges së djathtë, deputeti socialist Brace kërkoi ndaljen e dhënies së koncesioneve për këtë vit.
18 Janar 2023, 11:00 -
-
Qeveria heq taksën e hirrës dhe kremit të qumështit! zv/ministrja: Dëgjuam biznesin! Xhafaj: Tani u kujtuat?! PD: shqiptarët ikin se qeveria dyfishon taksat
Taksa mbi hirrën dhe kremin e qumështit që qeveria vendosi në vitin 2021, për të stimuluar prodhimin e qumështit vendas, do të hiqet. Nisma u përshëndet edhe nga opozita në Komisionin e Ligjeve, por megjithatë nuk munguan kritikat që xhepat e shqiptarëve po rëndohen nga dyfishimi i taksave të tjera
18 Janar 2023, 10:28 -
-
Sulmet kibernetike, të ftuarit në panel me Ramën në Davos: Sa më shumë para janë të përfshira, aq më të suksesshme janë taktikat e hakerave! Mbrojtja duhet të jetë në lartësinë e situatës
Teksa sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nga Irani ishte në fokus të bisedës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, të ftuarit në panel treguan eskperiencën e tyre me krimin kibernetik.
18 Janar 2023, 08:21 -
-
Denis Dyrnjaja: Big Brotheri politik i PD-së
Prej gati dy vjetësh pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021 Partia Demokratike është futur në një eksperiment politiko/social të ngjashëm me atë që ndodh në Big Brother. Individë e grupimeve brenda saj, janë përfshirë në një luftë të paskrupullt mes tyre për të fituar trofeun partiak, vulën dhe logon e partisë.
17 Janar 2023, 21:01 -
-
Ylli Pata: Pse u linçua Flutura Açka nga deputetja e Foltores?
Deputetja e Partisë Demokratike, shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka, edhe pse ka qenë herët një intelektuale e angazhuar në zhvillimet e vendit, ajo nuk duket se ka durimin e duhur për të përballuar cirkun cfilitës së politikës shqiptare.
17 Janar 2023, 18:50 -
KPA shkarkon Andi Civicin, ish gjyqtar i Apelit në Tiranë! Nuk justifikonte pasurinë, del përfundimisht nga sistemi
Andi Civici, ish gjyqtar i Apelit të Tiranës, ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë sot nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, thuajse 3 vite nga vendimi i KPK-së. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë ka përcaktuar kështu fatin e një prej gjyqtarëve të akuzuar për pasurinë e tij.
17 Janar 2023, 18:49 -
-
Zbulohet pasuria e pastrueses hajdute, 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në emër të bashkëshortit! Vetëm makina u ble më para të vjedhura
Prokuroria e Tiranës po i heton për pastrim parash, ja pasuria e plotë e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit. Zyrtarja e shtetit u pasurua gjatë detyrës si drejtoreshë në ministritë e Financave dhe Rindërtimit.
17 Janar 2023, 17:42 -
Vdekja e Lear Kurtit nga mbidoza pas arrestimit, Raporti i Avokatit të Popullit: Policia mund të parandalonte ngjarjen! Ja rekomandimet
Vdekja e Laer Kurtit nga mbidoza e kokainës që i shkaktoi infarkt, pasi u arrestua nga policia, mund të ishte parandaluar nga uniformat blu. Ky është përfundimi i Avokatit të Popullit në një raport që ka bërë, të cilin ia ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtorit të Tiranës Tonin Voci si dhe Shefit të Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë ku ndodhi ngjarja, Altin Lila.
17 Janar 2023, 17:03 -
-
Tërmeti/ Vlerësohen dëmet ne 4 banesa në Zall-Bastar! Veliaj: Së shpejti miratohen ndihma për riparimin e dëmeve
Tërmeti i së dielës ka dëmtuar katër shtëpi në Zall-Bastar të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Këshilli Bashkiak pritet të miratojë së shpejti fondin për riparimin e këtyre dëmeve
17 Janar 2023, 16:51 -
-
Gjykata e BE anulon vendimin e KE-së që e bëri Kosovën pjesë të institucionit evropian për komunikimet elektronike! U ankua Spanja
Gjykata e Bashkimit Evropian ka anuluar vendimin e Komisionit Evropian që lejonte Kosovën që të marrë pjesë në Trupin e Rregullatorëve Evropianë për Komunikimet Elektronike. Megjithatë sqarohet se ky vendim nuk ka të bëjë me faktin që Kosova nuk njihet si shtet i pavarur nga BE-ja.
17 Janar 2023, 16:03 -
Presione mbi Suedinë që të merret me aplikimin e Kosovës në BE
BE-ja vazhdon t’i referohet Kosovës me një fusnotë sipër emrit të saj – ku në përshkrim jepen hollësi për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetëson BE-ja. Në të thuhet: Ky simbol nuk paragjykon statusin dhe është në linjë me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, si dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë.
17 Janar 2023, 15:36