-
Masakra me tre të vrarë te Zogu i I, burg përjetë vrasësit italian, 47 vite dy vëllezërve Doçi
Ngjarja ka ndodhur në 27 maj 2015, ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç vizitoi Tiranën. Në një atentat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, u vranë Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Si autorë u arrestuan italiani Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi.
13 Mars 2019, 14:33 -
Sondazhi i 'GPF' për Report Tv: Sikur zgjedhjet politike të bëheshin sot, PS fiton 53%, rritje nga 2017-a, 75% kundër opozitës për djegien e mandateve
Në këtë sondazh të parë të "GPF Inspiring Research" qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike, si do të votonin nëse zgjedhjet e parakohshme do të zhvilloheshin sot, por edhe për bashkitë kryesore në vend, pak muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Një pjesë e rëndësishme e sondazhit është pëlqyeshmëria që kanë shqiptarët në raport me figurat kryesore të politikës, punën e qeverisë dhe punën e liderit të opozitës.
13 Mars 2019, 10:52 -
Kalvari gjyqësor i familjeve te 'Petro Nini'
Sekuestro mbi truallin tek “Petro Nini” vendosur afro një shekull më parë rezulton molla e sherrit mes banorëve aktual dhe pronarëve të njohur nga gjykata të cilët ja kanë shitur më pas pronën një kompanie ndërtimi për pallat. Për ReportTv Luan Llapaj një prej banorëve shpjegon se konflikti rinisi pasi firma ndërtimi nuk respekton kontratën e sipërmarrjes që ata nënshkruan në 2015.
12 Mars 2019, 15:59 -
-
-
-
Ne nuk harrojmë! Krimet e komunizmit dhe Rezoluta e heshtur e Kuvendit
Pse nuk zbatohet Rezoluta e Kuvendit te Shqipërisë "Per denimin e krimeve te kryera nga regjimi komunist" miratuar në tetor 2006… “Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njejta gjë me komunizmin.
10 Mars 2019, 09:26 -
-
-
-
Falsifikoi dokumente për "rrëmbimin"e dyqanit, gjykata 6 muaj burgim shkrimtarit
Qëllimi për tjetërsimin e katit të dytë të një banese që ndodhet në rrugën e “Dibrës”, ka sjellë dënimin me 6 muaj burgim të shkrimtarit Agron Çalliku, për akuzën e “Falsifikimit të vulva, stampave dhe formularëve”.
8 Mars 2019, 11:18 -
Dënohet me 10 vite burg për mashtrim dentistja Olesia Duka
Stomatologia Olesia Duka e akuzuar nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit më shuma të mëdha”, është dënuar nga gjykata me 10 vite burgim. Dy seanca më parë, gjatë dhënies së pretencës prokurori i çështjes Madrid Kullolli, ka kërkuar 15 vite burg për stomatologen e transformuar në mashtruese.
8 Mars 2019, 11:13 -
-
Sekuestro 2 mln € prona në Tiranë e Durrës të vëllezërve Gorezi, historia e vrasjes për drogë dhe prostitucion
Disa prona të cilat dyshohet se janë blerë me të ardhura nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve. Policia e Tiranës thotë se Seksioni i Pastrimit të Parave, sekuestroi 9 apartamente, dy dyqane dhe një garazh, prona në qytetet e Tiranës dhe Durrësit, që sipas policisë kapin vlerën e dy milionë e dy qind mijë euro.
7 Mars 2019, 13:40 -
-
Arsimi, sektori më i nënfinancuari në Europë! Si po tkurret numri i nxënësve
Që nga 7 marsi i vitit 1887, kur u hap Mësonjëtorja e parë shqiptare kanë kaluar 132 vite dhe sistemi arsimor në vend vetëm sa ka përkeqësuar problemet tashmë të akumuluara prej vitesh, me financime të pamjaftueshme, infrastrukture të dobët shkollore, hendek në nivelin e trupës arsimore dhe rënie drastike të numrit të nxënësve si pasojë e tkurrjes së numrit të lindjeve me rikthimit të valës së re të emigrimit të familjeve.
7 Mars 2019, 08:15 -
Shifrat e frikshme! Rreth 400 mijë shqiptarë morën nënshtetësi të BE-së nga viti 2002
Ndërsa Shqipëria është një nga vendet më pro-europiane dhe po përpiqet me të gjitha forcat që të anëtarësohet në Bashkimin Europian- gjë që duhet ende shumë e largët- qytetarët e saj janë një hap para.
7 Mars 2019, 08:12 -
-
-
-
HEC-et në skaner/ 54 dosje në filtër, 8 me probleme të mëdha, gati anulimi i kontratave
Hapi i dytë është ndërprerja e kontratave, që sipas ministrisë është një proces kompleks, ndërsa po procedohet në mënyrë të kujdesshme që të mos ketë risqe dhe pasoja financiare për buxhetin e shtetit.
5 Mars 2019, 15:07
