-
-
‘Plumbi i artë’ u dekonspirua, burime për Report Tv: Pati rrjedhje informacioni! Kush janë ‘bosët’ e krimit që janë ende në arrati dhe i shpëtuan prangave
Sot dalin para GJKKO ‘ushtarë’ më të vegjël! Bosë të krimit janë ende në arrati dhe nuk u prangosën nga operacioni i SPAK ‘Plumbi I Artë’. Report Tv ka mësuar se operacioni është dekonspiruar. Kjo ka sjellë edhe nisjen e hetimeve nga ana e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.
21 Maj 2022, 12:29 -
A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Besoj se shumëkujt nuk i ka shpëtuar mesazhi i Papa Françeskut javës së kaluar, në kuadër të Ditës Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve. Françesku nuk fajësoi Vladimir Putinin për shkaktimin e dhunës në Ukrainë (“Një papë nuk emëron asnjëherë një kryetar shteti”– tha ai muajin e kaluar).
21 Maj 2022, 12:00 -
Ilir Meta për Raportin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë: Evidenton problemet më të thella të vendit, kërkohet reflektim urgjent
Përmes një konference për shtyp Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp dhe ka cituar faktet të cilat ai i quan shqetësuese nga raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë të miratuar pak ditë më parë.
21 Maj 2022, 11:26 -
'Bosët e krimit' ende në arrati, AMP reagon pas aksionit të SPAK: Po verifikojmë nëse është dekonspiruar operacioni ‘Plumbi i Artë’
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar pas deklaratave se operacioni SPAK, i zhvilluar një ditë më parë (19 maj), u dekonspirua duke bërë të mundur arratisjen e “kokave të mëdha të krimit”.
20 Maj 2022, 19:48 -
6 vite rropatje, muzeu i Shpellës së Pëllumbasit mbetet projekt në letër, Qiriazi: Vlera të tilla Evropa i ekspozon, ministritë tona i refuzojnë
Për vlerat e rralla që dëshmon, studiuesi Perikli Qiriazi kërkon kthimin e Shpellës së Zezë të Pëllumbasit, në juglindje të Tiranës në muze. Ai tregon si u ndërpre projekti 6 vjet më parë, dhe refuzimet e ministrive me justifikimet e Luftës në Ukrainë e pandemisë.
20 Maj 2022, 17:58 -
97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit
Kontrolli i Lartë i Shtetit kremton 97-vjetorin e themelimit në 25 maj 2022, organizon aktivitetin “Java e hapur për publikun” nga data 23 deri më 27 maj 2022, qytetarët mund të bisedojnë me audituesit më të lartë që kanë kontrolluar veprimtarinë financiare të ministrive, drejtorive dhe bashkiave.
20 Maj 2022, 14:38 -
Pesë shtetet e 'QUINT-it' i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit
Shtetet e QUINT-it, Organizatës Ndërkombëtare e përberë prej 5 shteteve, SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Itali, Gjermani dhe Francë i kanë bërë sërish thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë.
20 Maj 2022, 13:09 -
FOTO EKSKLUZIVE/ DOSJA 'Plumbi i Artë', kallashnikov, kanabis dhe doreza, çfarë gjeti policia në hotelin e Ervis Martinajt, në operacionin për arrestimin e tij
Ervis Martinaj dukej se ka qenë i mirëpërgatitur, edhe në rast se do të vinte dita se do të ishte pre e një operacioni të policisë shqiptare për ta prangosur. Report Tv ka siguruar foto ekskluzive nga operacioni i forcave RENEA sot teksa ishin në kërkim të një prej njerëzve më të njohur të krimit në vend.
19 Maj 2022, 17:58 -
DOSJA 'Plumbi i Artë' / Operacioni i SPAK u dekonspirua? 14 'bosat' shmangin arrestimet, mes tyre Suel Çela, Talo Çela e Ervis Martinaj! Nga vrasjet, te përplasjet me armë, për çfarë akuzohen
SPAK ka shkatërruar 8 grupe kriminale, ku nga 32 urdhër arreste 18 janë ekzekutuar, 9 prej të cilëve ishin në burg, teksa 14 të tjerë janë në kërkim. Report Tv sjell emrat e 'kokave' të krimit të cilët nuk janë vënë në prangat e policisë në këtë operacion, ç'ka shton dyshimet se edhe në këtë rast mund të ketë pasur dekonspirim të aksionit të policisë.
19 Maj 2022, 14:46 -
Kokalarit nuk i del inati: O budallenj me ato para që i dhanë socialistët, Pompeo do avancojë axhendën konservatore
Aktivistes amerikane, Evi Kokalari duket se nuk i del inati me vizitën e Mike Pompeo dhe pretendon se socialistët i dhanë para për të avancuar çështjen konservatore në Amerikë. Reagimi erdhi një ditë pasi burime për Report Tv pranë stafit të Pompeo konfirmuan se pati përpjekje të ish kryeministrit Berisha për takim me ish sekretarin amerikan gjatë qëndrimit në Tiranë.
19 Maj 2022, 12:40 -
Vrasja e 48-vjeçarit në Sukth/ Të shoqëruar 20 persona, autorët të maskuar, e kanë mbajtur në vëzhgim prej kohësh, djali i mitur pa babanë e plagosur, lajmëroi fqinjët dhe e çoi në spital
Të paktën 20 persona janë shoqëruar në polici për t'u pyetur lidhur me atentatin e mbrëmshëm në Sukth të Durrësit, ku u ekzekutua Arben Mërkuri, i njohur si Maneci. Report Tv mëson se kamerat e sigurisë kanë fiksuar 2 autorë, por identifikimi i tyre por identifikimi i tyre është i vështirë.
19 Maj 2022, 10:08 -
Sukth/ Ekzekutohet në dyqanin e tij 48-vjeçari me 2 mbiemra! I përfshirë në 2016 në dhunën ndaj biznesmenit libanez, dyshohet vrasës me pagesë
Një atentat me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në qendër të Sukthit, në Durrës, ku ka gjetur vdekjen një person. Viktimë ka mbetur Arben Mërkuri 48-vjeç, një person me precedent në fushën e narkotikëve dhë të krimeve kundër personit.
18 Maj 2022, 20:42 -
-
Operacioni Limit/ Apeli i GJKKO lë në burg 15 të pandehurit, akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike
Nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe 15 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit 'Limit' janë lënë në burg.
18 Maj 2022, 16:35 -
Ekskluzive/ Njeriu i Trump e shmangu, Berisha bëri çdo përpjekje për takim me Pompeon! Ekipet e sigurisë u pajisën me foton e tij, do e ndalonin nëse shfaqej ‘befasisht’ në korridoret e hotelit
Burime të Report TV pranë stafit të Mike Pompeo konfirmojnë se ka patur një përpjekje të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të krijuar një takim me zotin Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton).
18 Maj 2022, 14:07 -
Flet juristi që denoncoi skandalin e CEZ-DIA: Ja si u eliminuan personat që kishin dijeni mbi aferat e Ilir Metës
Juristi Romeo Kara ka komentuar dje lajmin e publikuar këtë të hënë nga gazeta austriake, “Kronen Zeitung”, e cila ka denoncuar një skandal të madh financiar, në të cilën është përfshirë presidenti Ilir Meta, ndërkohë që ka zbardhur fakte mbi lëvizjet e presidentit Ilir Meta për t’i shpëtuar aferës CEZ-DIA.
18 Maj 2022, 10:02 -
Përse i druhet Turqia anëtarësimit në NATO të vendeve nordike?
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat morën vendimin historik për të kërkuar hyrjen në NATO. Ai deklaroi se nuk mundet të lejojë anëtarësimin e tyre për shkak të mbështetjes që ai thotë se u japin militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Ankaraja thotë se kërcënojnë sigurinë e saj kombëtare.
17 Maj 2022, 20:46 -
Ylli Pata: Si shpjegohet 'Omerta'-ja pas 'bombës' së gazetës austriake për Ilir Metën
Besoj kush i ndjek, apo i ka ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri, i mban mend që në vitin 2017, në mediat shqiptare u përhap me zhurmë një lukuni lajmesh e “analizash” për një ngarkesë me 1400 ton mbetje toksike që ishin nisur nga Italia drejt Shqipërisë.
17 Maj 2022, 18:02 -
Ylli Pata: Vizita e Pompeos, si u rrëzua përralla me Soros e Berishës dhe Metës
Vizita të tilla si ajo e sotmja e Mike Pompeos në Tiranë, nuk se nuk kanë ndodhur në të shkuarën. Shqipërinë e kanë vizituar në mbyllje të karrierës së tyre ish-Presidentë, apo ish-Sekretarë Shteti, apo ish-ushtarakë të lartë.
16 Maj 2022, 17:36 -
Memaliaj/ Vranë 'informatorin' e policisë në 2018 pas konflikteve për pronën, Apeli dënon babë e bir, arrestohen në sallën e gjyqit
Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dënuar përfundimisht Et’hem dhe Dino Muho të cilët u shpallën fajtor për vrasjen e Alket Muhos në 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije, Bashkia Memaliaj. S
16 Maj 2022, 15:34
