-
Edi Rama, dy jetë në një person! Zbulon për medien prestigjioze italiane ku e gjen kohën për të bërë piktura, në një kohë që është edhe kryeministër
Historia e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe jeta e tij si një artist prestigjioz ndërkombëtar ka marrë vëmëndje të madhe ndërkombëtare. Në rrëfimin e tij kryeministri Edi Rama tregon vitet e errëta të diktaturës komuniste, ndryshimet dhe gjallërimin e qytetit me ngjyra në kohën kur ai ishte kryetar bashkie dhe ekspozitat me krijimet e tij më të famshme në muzetë ndërkombëtarë.
20 Korrik 2021, 14:11 -
U shkarkua për një germë, SHBA-BE duan rikthimin në detyrë të prokurorit Genci Qana: Ulëritëse! As një shitëse buke s’mund të pushohet nga puna për një lapsus
Përplasje e pazakontë mes ONM-së dhe Komisionit të Vetingut. KPK-ja shkarkoi prokurorin Genci Qana se nuk ka deklaruar një gabim të një punonjëse të gjendjes civile që kishte ndryshuar shkronjën ‘n’ në ‘m’ në mbiemrin e tij në vitin 1996 dhe se nuk mbulon 3.4 milionë lekë. Vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler del kundër: Nuk është ky qëllimi i Vetingut, nuk mund të shkarkohet prokurori për një gabim të vogël të një nëpunësi dekada më parë, Qana provoi pagesat e bashkëshortes në vitet 1998-2001.
19 Korrik 2021, 19:20 -
-
ALUIZNI legalizon muzeun e fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër
5 vite nga inagurimi i godinës së re, Muzeu Kombëtar i fotografisë “Marubi” ka marrë çertifikatën e pronësisë nga Aluizni. Drejtori i Kadastrës Artan Lame nga Shkodra bëri të ditur se ka filluar puna për dorëzimin e dokumenteve të regjistrimit dhe për objektet e pallateve të braktisura nga pronarët.
17 Korrik 2021, 19:45 -
5 dosjet që rrezikojnë të ‘fundosin’ Besim Hajdarmatajn, sajoi gjithnjë një alibi për t’i mbyllur! Lidhja me kapon e bixhozit dhe përplasja me Theo Jacobs! Vendimi në 29 korrik
Kolegji i Apelimit do vendosë në 29 korrik 2021 për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të prokurorit të dosjeve të ‘nxehta’ Besim Hajdarmataj. Komisioneri Publik dorëzoi dje dokumentin me konkluzionet përfundimtare duke kërkuar shkarkimin e prokurorit për mbylljen e 5 dosjeve të drogës dhe bixhozit, për miqësi dhe udhëtime në avion me një personazh të skeduar për aktivitete të paligjshme, për mosjustifikim të pasurisë dhe cenimin e publikut tek drejtësia. Hajdarmataj kaloi shkallën e parë të Vetingut, por ndërkombëtarët kërkuan shkarkimin e tij nga detyra
17 Korrik 2021, 19:18 -
Në 6 muaj u mblodhën 1.9 mld euro, eksperti: Ishte e pritshme, rritja e punësimit është sezonale shkak sezoni turistik
Rritja e të ardhurave në gjashtëmujorin e parë të vitit ishte e pritshme sipas ekspertëve të ekonomisë. Eksperti Fiskal Eduart Gjokutaj thotë se ndikim pozitiv ka pasur rritja e konsumit, dhe plotësimi i deklaratës së të ardhurave nga dy-punësimi. Ndërsa sa i takon rritjes së punësimit Gjokutaj thotë se është sezonale për shkak të turizmit.
16 Korrik 2021, 18:49 -
Njerëzit e korrupsionit dhe të lidhur me Lulzim Bashën që marrin tendera në Fier, a do ta dëgjojë SPAK thirrjen e Petro Koçit sot?
Akuza e rëndë e deputetit Petro Koçi për pastrim të parave të pista përmes tenderave, zbulohet disa kompani me të shkruar dhe pronarë të dyshimtë që marrin para publike. Tendera edhe për Bujar Muratin i arrestuar nga SPAK me Fatos Tushen. Përfitues i parave publike edhe Fatmir Kuqi i njohur për lidhje me Lulzim Bashën që përdor benzin luksoz të “Victoria Invest”. 13 tendera edhe për kompaninë ‘Sinani Trading’ ish-pronari i të cilët u dënua në 2018 për korrupsion me tenderat tek burgjet.
16 Korrik 2021, 17:51 -
Nis hakmarrja personale e Hajdarmatajt para largimit nga vettingu! Nga akuzat e SHBA-BE për lidhje me grupet e drogës te përplasjet me socialistët
Gjykata e Tiranës la të lirë kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton pas akuzave të ngritura nga prokuroria për shpërdorim detyre duke kërkuar vetëm detyrim paraqitje pasi nuk kishte prova të mjaftueshme. Prokuror i çështjes është pikërisht Besim Hajdarmataj, me origjinë nga Tropoja dhe një emër ky mjaft i njohur me përplasjet me socialistët.
15 Korrik 2021, 20:05 -
I dyshuar për vrasje, serbi endet i lirë në veri të Kosovës
Teksa gjykimi për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, po vazhdon në Prishtinë, Millan Radoiçiç, që nga heqja e urdhërarrestit për të, në muajin mars, gjendet në Mitrovicën e Veriut, një nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës
15 Korrik 2021, 18:30 -
35 mijë € dhuratë/ Prokurori Dritan Gina thirret nga Vetingu, paraqet raport mjekësor, gruaja Rovena Gashi u shkarkua pasi s’mbuloi 930 mijë USD pasuri. DSIK: Janë të korruptuar
Prokurori i Tiranës Dritan Gina thirret për t’u paraqitur në Komisionin e Vetingut për t’u njohur me dosjen e verifikimit, por paraqet një raport mjekësor duke shtyrë seancën. Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit që u shkarkua si prokurore në vitin 2019 pasi bashkë me babanë nuk justifikonin një pasuri me vlerë 930 mijë USD. Çifti i bashkëshortëve kanë deklaruar 35 mijë euro dhuratë për të mbuluar blerjen e një apartamenti 80 mijë euro. Në 2018 u përplasën me Arta Markun
15 Korrik 2021, 17:01 -
PD përfundon analizën në bazë për zgjedhjen e 25 prillit! Zbardhen 13 përfundimet: PS bleu votat, futi në lista kriminelë! Në vetëm 3 qarqe arritëm projeksionin maksimal
Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale.
15 Korrik 2021, 16:59 -
U shkarkua nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren Valbona Seknaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).
14 Korrik 2021, 17:22 -
'Jam në formë të jashtëzakonshme', Calja premton historinë për Shqipërinë: Në Olimpiadë për medalje, për doping mos kini frikë
Briken Calja për Report TV premton se në Tokio do ti sjellë Shqipërisë medaljen e parë në Lojrat Olimpike. Ai thotë se gëzon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa siguron se në rast triumfi nuk do të ketë frikë për doping.
14 Korrik 2021, 13:11 -
Doni të punoni me SPAK? Ambasada e SHBA: Tani është mundësia juaj, ja si mund të aplikoni
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka hapur pozicionin vakant 'Koordinator për Marrëdhëniet me Median'. Nisur nga kjo thirrje e SPAK, ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Tiranë e cila shkruan se kjo është një mundësi e mirë për tu bashkuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
14 Korrik 2021, 10:53 -
U shkarkua nga detyra, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për kreun e Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli
13 Korrik 2021, 19:48 -
-
Samiti për Iranin e Lirë 2021, figurat e shquara europiane solidaritet me rezistencën Iraniane! Presidentja e NCRI: Test për të parë nëse komuniteti ndërkombëtar do ndërveprojë
Dita e tretë e Samitit Botëror për Iranin e Lirë-2021 iu kushtua thirrjes së popullit iranian për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës ku u vranë mbi 30,000 të burgosur politikë, mbi 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI)
12 Korrik 2021, 20:02 -
Investigimi/ Klientelizëm në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, drejtuesi Astrit Alikaj i jep 300 mijë USD për konsulencë Besnik Aliajt të PD-së që është punëdhënësi i gruas së tij
Konflikt interesi mes Fondit Shqiptar i Zhvillimit dhe Universitetit Polis. Astrit Alikaj i jep 300 mijë USD Besnik Aliajt për shërbim konsulence për një masterplan për menaxhimin e kalasë së Gjirokastrës. Bashkëshortja e Alikaj (Sonia Jojic) është e punësuar me themelues dhe pronar Besnik Aliajn. Koordinatori i projekteve të FSHZH dhe Bankës Botërore lidhje edhe me Sotir Dhamon që është bashkëpronar me Besnik Aliajtn në kompaninë fituese "MetroPOLIS" dhe universitetin ku paguhet gruaja e Alikajt
12 Korrik 2021, 19:43 -
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, KPA konfirmon KPK për gjyqtarin Ramiz Lala që kalon përfundimisht vettingun
TIRANË - Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër ka kaluar përfundimisht vettingun. Ai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaccëm i Apelimit, i cili ka lënë sot në fuqi vendimin e KPK që u ankimua nga komisioneri publik.
12 Korrik 2021, 15:38 -
Klemend Balili 'lirohet' nga Burgu i Peqinit, Gjykata e transferon në një qeli të sigurisë së zakonshme! Është përkeqësuar gjendja shëndetësore! U dënua për trafik droge
Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klemend Balilit për ndryshimin e burgut për vuajtjen e dënimit. Me vendim të gjyqtares Pajtime Fetahu, Klemend Balili ka mundur të marrë dakordësinë për të lëvizur nga një burg i sigurisë së lartë siç është ai i Peqinit, të shkoj në një burg të sigurisë së zakonshme.
11 Korrik 2021, 12:09 -
Emra dhe kontrata/ Saga e korrupsionit me uniformat e policisë 2009-2020, të arrestuarit i shpëtuan drejtësisë dhe fituan sërish të njëjtin tender të anuluar, si u përsërit historia
Tenderat abuzivë me uniformat e policisë një histori e përsëritur në vitin 2009, vitin 2011, 2015 dhe 2020. Jani Gjergjefi pronar i “Gjergjefi” shpk u arrestua në 2009 për tenderin e uniforma të policisë bashkë me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, por kompania e tij fitoi sërish të njëjtin tender në 2011 me vlerë 2.2 miliardë lekë. Mes të arrestuarave ishte edhe Bujar Murati që u prangos pas 11 vitesh nga SPAK për aferat në Lushnje.
10 Korrik 2021, 16:03
