-
Salianji: Dënimi i Tahirit, prova se Shqipëria nën qeverisjen e Ramës u kthye në parajsën e drogës
Për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit është provë se Shqipëria nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama është kthyer në parajsën e drogës. Në një deklaratë për mediat, Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama se ishte në dijeni të 'skenarit të kanabizimit nën drejtimin e Tahirit'.
5 Shkurt 2022, 13:40 -
Lefter Maliqi: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta në burgun 313! Kush e dha urdhrin që ta çonin atje, kush do t’i mbyllë gojën?!
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar se ish-Ministrit Saimir Tahriri i rrezikohet jeta në burgun 313, ku ai do të kryej dënimin me 3 vite e 4 muaj burg, pasi u dënua dje nga Apeli i GJKKO.
5 Shkurt 2022, 12:37 -
‘Me qetësi dhe poezi’, Meta na përshëndet me ‘Këtu s'do jem’ në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit
Presidenti Ilir Meta në 5-vjetorin e ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli na ka përshëndetur me një nga poezitë e tij më të njohura “Këtu s'do Jem”.
5 Shkurt 2022, 12:33 -
Tahiri dënohet me burg, reagon Rama: E kam ditur çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi! 100 herë të kthehesha mbrapsht, do bëja të njëjtën gjë
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me dënimin e ish ministrit të tij të Brendshëm Saimir Tahiri, ku tha se nuk komenton vendimet e gjykatës. I pyetur nëse dënimi me burg i Tahirit ishte vendim surprizë, Rama tha se e ka ditur mirë se çfarë ka bërë kur ka udhëhequr Reformën në Drejtësi dhe se po të kthej pas do të bënte sërish të njëjtën gjë.
5 Shkurt 2022, 12:03 -
Vetëm me cigaret dhe rrobat, Tahiri kalon natën në burgun 313! Për arsye sigurie, lihet i vetëm në qeli! Në të njëjtin burg edhe shumë të arrestuar në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm
Nga sallë e gjyqit ku u dënua me 3.4 vite burg, Saimir Tahiri përfundoi në burg, ku kaloi natën e parë në godinën 2 të 313-ës. Për arsye sigurie, ish-ministrin e brendshëm e kanë vënë të vetëm në qeli. Përmes avokatit Tahiri kërkoi 2 paketa cigare, ndërsa në dhomë i çuan edhe rroba ndërrimi.
5 Shkurt 2022, 10:22 -
-
-
Shpëtim Gjika inkurajon Tahirin: Sot prisja të të përqafoja vëlla, po bëj durim
4 Shkurt 2022, 22:14 -
U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, vendimi ndaj Saimir Tahirit jehonë në mediat ndërkombëtare
“Ish-ministri shqiptar dënohet për përfshirje në trafikimin e drogës”, është ky titulli me të cilin agjencia e lajmeve ‘Associated Press’ ka nisur artikullin për dënimin e Saimir Tahirit.
4 Shkurt 2022, 22:02 -
Kush është trupa gjykuese që futi në burg Tahirin
Trupa gjykuese, me gjyqtar Engert Pëllumbi me anëtare Igerta Hysin dhe Florian Kalanë kanë lënë sot në burg ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahir. Beteja 5 vjeçare e Saimir Tahiri e arriti finalen sot me vendosjen e prangave në sallën e gjyqit me akuzën për shpërdorim detyre.
4 Shkurt 2022, 21:40 -
Drejtësia vendos burg për Tahirin, qytetarët e mbeshtesin në Facebook: Je kampion, mbaje kokën lart
Drejtësia vendosi ta dënojë ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Por ky vendim ka lënë edhe shumë qytetarë të pakënaqur të cilët duket se e mbështesin në facebook duke i thënë të mos dorëzohet.
4 Shkurt 2022, 20:43 -
Tahiri çështje e mbyllur për Ramën! Gjykata vendos burg për ish-ministrin, kryeministri falenderon shqiptarët për Këshillimin Kombëtar
Pas minuta pas vendimit të GJKKO për Saimir Tahirin duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij Facebook, duke falënderuar qytetarët që kanë plotësuar pyetësorin për Këshillimin Kombëtar.
4 Shkurt 2022, 20:16 -
Skeda/ Saga e dosjes së Tahirit nga nisja e hetimeve në prill 2017 për trafik droge tek dënimi i sotëm i formës së prerë për shpërdorim detyre
Në 29 prill 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për përfshirjen e mundshme të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në trafik droge në grupin kriminal të ‘Habilajave’, të cilët operonin në fushën e trafikut të drogës.
4 Shkurt 2022, 19:10 -
U dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga GJKKO, Tahiri: Thjesht padrejtësi, më vjen keq që shkoi kështu
Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës për ta dënuar me 3 vite e 4 muaj burg. Ish ministri shkruan se i vjen keq që çështja shkoi kështu, pasi ai është pafajshëm dhe të gjithë procesin e nisur ndaj tij e quan padrejtësi.
4 Shkurt 2022, 18:08 -
Dënimi i Saimir Tahirit/ Yuri Kim: Institucionet të vazhdojnë të demonstrojnë se askush s'është mbi ligjin! Basha: U vërtetuan akuzat e PD
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Në lidhje me dënimin e Tahirit ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim e cila nënvizon se institucionet gjyqësore të vazhdojnë të demonstrojnë se askush nuk është mbi ligjin pavarësisht partisë, pozitës apo pasurin
4 Shkurt 2022, 17:54 -
Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg
Pas disa vite kërkimesh, Policia ka vënë sot në pranga Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve i dënuar nga Apeli i GJKKO me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim për kultivim droge dhe grup të strukturuar kriminal.
4 Shkurt 2022, 14:07 -
Patozi në Report Tv: Metën dhe Berishën i bashkoi urrejtja për Bashën, koalicioni i tyre jo për tu krenuar! Basha i fundit që mund të shprehë përçmim ndaj LSI
Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha në Report Tv se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha.
4 Shkurt 2022, 12:26 -
Në qeli Saimir Tahiri, Apeli i GJKKO dënon ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg! Do të vuajë 3 vite e 4 muaj prej gjykimit të shkurtuar, shoqërohet për te '313-a'! Të gjitha argumentet e Gjykatës
Saimir Tahiri përfundon në burg. Ish-ministri i Brendshëm erdhi në sallën e gjyqit të Apelit të GJKKO në këmbë si në dhjetëra seancat e kaluara por këtë herë nuk u kthye me makinën e tij në shtëpi por shoqërohet për në burgun ‘313’ në Tiranë. Pas një seance maratonë ditën e sotme, të nisur prej orës 09:00 të mëngjesit, Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për 'Shpërdorim të detyrës', por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim.
4 Shkurt 2022, 08:09 -
'Shtëpia e Lirisë' apo 'Shtëpia e Krimit'?! Një video që kompromenton rëndë aleancën Berisha-Meta, ja si e akuzonin njëri-tjetrin në 2015 për veprimtari kriminale
Sot nën një çati për të sfiduar Bashën dhe SHBA-të, Berisha akuzonte Metën në 5 mars 2015 si kokë e qelbur dhe i kërkonte të mos qëndronte kryetar Kuvendi mbi votat e krimit.
3 Shkurt 2022, 15:33 -
Ylli Pata: Një historik 6 vjeçar i 'Shtëpisë së Lirisë', i cili nisi si grupim në ilegalitet
Zyrtarizimi i koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, si subjekt elektoral për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, është vetëm akti formal i një realiteti që është prezent në politikën shqiptare që prej gjashtë vitesh.
2 Shkurt 2022, 18:01 -