-
Besimi, korrupsioni në Afganistan, duartrokitësit në Shqipëri e Serbi
Nuk kishte se çfarë të thoshte më presidenti aktual Joe Biden për tërheqjen e forcave të tij prej Afganistani, përveçse se fjalisë cinike: “Forcat afgane nuk ishin të gatshme të luftonin” apo se ne nuk do e ngremë dot shtetin e tyre. Në fakt, angazhimi amerikan tregoi se: SHBA-të ishin aty për të ngritur shtetin e afganëve sipas shëmbëlltyrës së tyre.
24 Gusht 2021, 22:42 -
Shqiptarët po punojnë më pak në 2021, INSTAT: Vetëm 59% e popullsisë të angazhuar me punë
Nga totali i popullsisë në moshe pune (15-64 vjeç) vetëm 59 për qind e tyre raportuan se punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2021 që u gjeneruan nga Anketa e Forcës së Punës.
24 Gusht 2021, 10:06 -
Emrat/Deputetët që fjetën në hotele me paratë publike, pagesa deri në 1.5 mijë USD në muaj, 20 të tjerë morën para edhe për pasaportat diplomatike
Deputetët kanë shfrytëzuar maksimalisht privilegjet që i kanë caktuar vetë me ligj dhe vendime. Shpenzime të çuditshme për fjetje në hotele brenda vendit me paratë publike. U rimbursuan edhe për tarifën e pajisjes me pasaportë diplomatike.
23 Gusht 2021, 17:59 -
Në 20 vite lufte në Afganistan është katërfishuar sasia e opiumit dhe tani eksportohet heroinë! Gabimet e SHBA-së dhe strategjitë e talebanëve për të zvogëluar prodhimin që të ruajnë çmimin aktual
Vetëm vitin e kaluar, kultivimi i opiumit është rritur me 37%. Kultivimi i opiumit është burimi kryesor i jetesës për talebanët dhe në fund të fundit, jo vetëm për ata por për të gjithë vendin, pasi gati dy milion njerëz janë të përfshirë në këtë sektor. Veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat të dukshëm, në të vërtetë, në disa raste kanë qenë anti-produktiv
22 Gusht 2021, 15:56 -
-
Mero Baze: Afganët si shpjegues të fatkeqësisë opozitare
Jo çdo e keqe vjen për keq. Kjo fatkeqësia e afganëve që po detyrohen të shpërndahen shtet më shtet, edhe pse vet nuk mbërrijnë dot deri në aeroport, i ka dhënë një ndihmë opozitarëve në Shqipëri. Shumë nga ata që ende nuk e pranojnë se kanë humbur as më 2017, as më 2019, as më 2021, tani kanë gjetur një shpjegim për humbjen e tyre, duke e lidhur me afganët
20 Gusht 2021, 20:22 -
Misteri i vilës 700 mijë € të Gjin Gjonit, e mohoi në 2014 në prokurori, në 2020 deklaron shtëpi në 'Rolling Hills'! Disa kontradikta që sfidojnë SPAK dhe një kusht i gjermanëve
Shtohen dyshimet për vilën e famshme të Gjin Gjonit në Farkë, në 2014-n deklaroi në prokurori se kishte anuluar kontratën pasi nuk i kishte pëlqyer çmimi. Bashkëshortja tha se nuk i ‘pëlqente qetësia’. Në vitin 2020 deklaron se banon në vilën nr. 69 në Farkë.
14 Gusht 2021, 20:43 -
Ultimatumi i SHBA për t’u ndarë nga Berisha, Basha: Për mua Doktori është shkollë dhe lehtësim, është historia dhe shpirti i PD, ftesa për të ‘vrarë babanë’ qesharake
Disa mesazhe gjatë muajve të fundit të Lulzim Bashës që sinjalizojnë pafuqinë e tij për t’u ndarë nga Sali Berisha në shtator. Kreu i PD e ka zgjidhur dilemën për t’u rreshtuar me Berishën apo me Perëndimin
13 Gusht 2021, 18:55 -
Përurohet në Delvinë busti i aktores së madhe Hajrie Rondo! U nda nga jeta 4 vite më parë pas sëmundjes së rëndë
Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” dhe vendimit për vendosjen e bustit të aktores Hajrie Rondo në qendrën e qytetit, në praninë e qindra qytetarëve delvinjotë, sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të bustit të aktores me origjinë nga Delvina.
13 Gusht 2021, 12:11 -
-
18 vjeçarja sjell aplikacionin për luftën me bazë gjinore! Dea: ‘Gjejza’, për të thyer ‘mitet’ e dhunës në familje! Programi, mundësi shërbimi për gratë e vajzat
“Gjejza” ose ndryshe “Gjej zërin” është aplikacioni më i ri kompjuterik dedikuar të drejtave dhe parandalimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave në shoqëri. Ideatore e programit bashkë me dy mikeshat e saj, 18 vjeçarja Dea Rrozhani, rrëfen për Report Tv historinë e suksesit të saj sesi e krijoi këtë platformë teknologjike për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.
12 Gusht 2021, 20:39 -
Tentativa e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga qelia, nën hetim 6 gardianë dhe 3 të paraburgosur tek Burgu '313'
Tentativa e arratisjes në burgun ‘313’, zgjerohen hetimet e Prokurorisë. 3 te paraburgosur të tjerë nën hetim me dyshimet se kanë pasur dijeni për planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit
12 Gusht 2021, 10:56 -
‘Sikleti i madh’ që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi, pasuria ‘e çmendur’ që duhet të justifikojnë si kusht për të hyrë në Parlament, pallate, vila, miliona e makina luksoze
9 gushti ishte afati i fundit për krerët e opozitës për deklarimin dhe justifikimin e të gjitha pasurive të grumbulluara gjatë karrierës politike duke përfshirë edhe fëmijët. Ja si Berisha me fëmijët e tij, Kryemadhi dhe Basha sfidojnë njëri-tjetrin për pasuri magjepsëse. Pasuritë e plota që nga viti 1990
11 Gusht 2021, 17:22 -
Arratisja e dështuar nga '313'-a, gardisti rrëfen përplasjen me të dënuarit teksa kacavirreshin në muret e burgut! Të akuzuarit lihen në izolim, Çekaj: Dola për ajrosje! Çepele: Tentova vetëvrasje
Përleshja fizike e gardianit të burgut 313 me Fatmir Pjetrin e Arbër Çekajn ka ndalur arratisjen e dy të dënuarve. Ndërsa nga salla e gjyqit Çekaj mohoi të ishte plani i tij duke deklaruar se ai vetëm ka ndjekur Pjetrin, në një situatë të rënduar psikologjike pas arrestimit të babait të tij.
11 Gusht 2021, 11:01 -
Kronologjia e mandateve të një parlamenti të pazakontë, nga 140 deputetë, 68 s’e mbaruan mandatin! 18 karrige mbetën bosh deri në fund
Gjatë legjislaturës që sapo lamë pas, 68 deputetë e lanë përgjysmë mandatin e tyre. Djegia e mandateve, prekja nga dekriminalizimi apo gara për pushtetin vendor qenë ndër arsyet që bënë gati gjysmën e parlamentit të mos çonin deri në fund mandatin e deputetit. Ndërkohë 18 vakanca mbetën deri në fund të legjislaturës të paplotësuara.
11 Gusht 2021, 10:38 -
Myslim Murrizi çon në SPAK Edmond Panaritin e Vojo Bregun për 2 tendera në Divjakë! Ish ministri shmang akuzën për lopët, flet për vaditjen: S'ka asnjë tender të tillë, padi qesharake
Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal për abuzimin me dy tendera në Divjakë. Murrizi hedh akuza për abuzim me paratë publike lidhur me dy tendera, atë 6 milionë euro per projektin e sistemit te ujitjes në Divjakë për ujitjen e 2800 hektareve tokë dhe për tenderin 4.5 milionë euro për blerjen e 1912 lopëve nga Danimarka.
10 Gusht 2021, 11:04 -
Fatbardh Kadilli: Humbësi nuk lëshon karrigen e PD-së! Ish-kryetari ka mbetur si gjyle nëpër këmbë
Nuk kemi asnjë projekt të ri. Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Kemi edhe ish-kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partisë. Jo thjeshtë për raportet me SHBA. Por, sepse nuk jep më asgjë të re dhe vazhdon të gravitojë gjërat rreth vetes. Na mban larg mundësisë që të formulojmë një PD të re, një opozitë të re.
10 Gusht 2021, 10:11 -
Besimi i bizneseve në ekonomi kalon shifrat e vitit 2017! Sezoni turistik, përmirëson financat! Preçi: Nëse s’ka mbyllje, i kalojmë edhe shifrat e 2019
Besimi i bizneseve në ekonomi është përmirësuar në muajin korrik, ndërsa i konsumatorëve ka qëndruar i pandryshuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes financiare. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se ekonomia po rikuperohet dhe në rast se nuk ka një mbyllje të dytë, do kalohen shifrat e 2019-ës
9 Gusht 2021, 22:25 -
-
Tentuan arratisjen nga '313'-a, izolohen për 90 ditë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele, i paraburgosuri që do ndihmonte planin duke prerë damarët! SHKB nis hetimet
Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulëzim Çepele, i paraburgosuri në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh.
9 Gusht 2021, 11:16 -
Arbër Çekaj e një 'babagjysh' tentojnë arratisjen nga zyrat e administratës te burgu 313, zbardhet skema: I paraburgosuri 'hutoi' gardianët, tentoi të presë damarët! Goditet polici
Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” në kryeqytet. Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve dhe një i parburgosur tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishin planifikuar arratisjen nga qelitë këtë të diel, por pa mundur ta realizojnë
8 Gusht 2021, 18:01