-
Ekonomia e qëndrueshme, koncesionet nuk monitorohen siç duhet
Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë, të sapo publikuar thotë se rritja ekonomikë për vitin 2021 është 7.8 %, ndërsa borxhi publik është problem dhe duhet të tregohet kujdes.
7 Dhjetor 2021, 23:47 -
Shtrenjtohen me 3.3% çmimet e produkteve të importit! Në tremujorin e tretë energjia elektrike u ble nga jashtë 35% më shtrenjtë se në 2020
Bizneset në vend i kanë blerë produktet nga jashtë 3.35 më shtrenjtë se në vitin e kaluar. Në tremujorin e tretë të këtij viti, kur ishte edhe shtrenjtimi më i dukshëm i produkteve jo vetëm në Shqipëri por edhe nëpër botë, sipas INSTAT indeksi i çmimeve të importit arriti në 103.2%, duke u rritur me 3.3% në raport me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, dhe janë shtrenjtuar çmimet me 1.8% në raport me tremujorin e dytë të këtij viti.
7 Dhjetor 2021, 17:18 -
Studimi/ Pandemia rriti tensionin e gjakut tek të gjitha grupmoshat! Shkak mund të jetë stresi, konsumi i lartë i alkoolit dhe pagjumësia
Dr. Laffin thotë se nuk dihet saktësisht se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë rritje të tensionit dhe se ndoshta mund të jetë kombinim i një sërë faktorësh, si një jetë më sedentare, konsumi më i lartë i alkoolit, stresi dhe mungesa e gjumit.
7 Dhjetor 2021, 15:30 -
Doza e tretë e vaksinës anti-COVID, zv.ministrja Tomini: Deri më tani e kanë marrë mbi 85 mijë qytetarë
Nga nisja e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës anti-COVID, deri më tani e kanë marrë atë 85.545 qytetarë. Kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini gjatë një raportimi në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
7 Dhjetor 2021, 12:38 -
Çmimet e lëndëve të para rritën me 2.4 % kostot në ndërtim në 3-mujorin e tretë, niveli më i lartë i dekadës
INSTAT raportoi se indeksi i Kushtimit në Ndërtim (INK), në tremujorin e tretë 2021 arriti 102,1 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2021 është 2,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,2 %.
7 Dhjetor 2021, 07:28 -
PD propozon ndryshime në Kodin Penal, Basha: Politikanët që përdorin krimin në fushata elektorale të dënohen me 22 vite burg
Partia Demokratike do të kërkojë ashpërsim të kodit penal për personat që kryejnë krime zgjedhore. Kryetari i PD Lulzim Basha zbuloi edhe 4 propozimet, duke thënë se synohet shkëputja e lidhjeve të krimit me politikën.
6 Dhjetor 2021, 13:43 -
-
Kush është reperi ‘Toquel’ nga Tepelena që bën ‘namin’ në klubet e Greqisë?! Dhuna në familje, krizat e panikut, droga dhe fama pas sherrit me të plagosur
I njohur për repin dhe këngën “Business”, Klaudio Dhespo ose ndryshe “Toquel”, ketë herë tërhoqi vëmendjen e mediave greke, për një sherr masiv në një lokal nate në Patra teksa ai po përformonte që për pak nuk përfundoi në “masakër”.
6 Dhjetor 2021, 13:01 -
Përfitues edhe porositësi i vrasjes së komisarit Cuku! Hetimi në Greqi zbulon skandalin, si pajiseshin me pasaportë greke krerët e organizatave mafioze, shumë prej tyre shqiptarë
Ditën e djshme u njoftua se porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet të rremë grek për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri. Ky lajm është konfirmuar edhe nga një hetim i gjerë i institucioneve greke që përfshin shumë kriminelë të rrezikshëm, shumë krerë të organizatave mafioze që janë pajisur me identitet grek. Hetimet dhe skemën që ata përdornin e ka sjellë në një shkrim sot gazeta e madhe greke Kathemirini.
6 Dhjetor 2021, 12:32 -
Procesi i Integrimit, Escobar 'presion' BE nga Shkupi: Maqedonia e Veriut e ka vendin në Union, po punojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt
ZëvendësndihmësSekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tha të hënën në Shkup se SHBA-ja mbështes fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
6 Dhjetor 2021, 12:18 -
Hero lufte, figurë qendrore e politikës amerikane dhe mik i Kosovës, kush ishte Bob Dole
Ish senatori republikan, Bob Dole, hero i Luftës së Dytë Botërore, mik i çështjes shqiptare, vdiq dje në moshën 98 vjeçare. Ai u nda nga jeta vetëm 10 muaj pasi njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer në mushkërive.
6 Dhjetor 2021, 12:10 -
-
VIDEO/ Lante orën ‘Rolex’ me shishen e shampanjës e bënte xhiro me Ferrari, si u kap nga policia ‘kapo i drogës’ në Londër
Një trafikant droge u arrestua nga policia në Londër, pasi u zbulua nga veprimet që po kryente në një klub nate. Mansoor Kiani, 28-vjeç, u zbulua pasi po derdhte shampanjë mbi orën Rolex në një klub nate në Knightsbridge si dhe nga xhirot e tij me Ferrari
6 Dhjetor 2021, 10:10 -
Në 10 muaj shpenzimet arritën rekordin 449 mld lekë! Rriten me 38% shpenzimet për investime, ndikoi rindërtimi
Viti 2021 po shënon një tjetër rekord shpenzimesh, të orientuara më së shumti tek investimet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në fund të tetorit shpenzimet arritën në 449.6 miliardë lekë duke u rritur me 8.7% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 33 miliardë lekë janë shpenzimet e i8nteresave për borxhin publik.
5 Dhjetor 2021, 20:43 -
Ekonomi dhe COVID/ 1 në 3 të punësuar në vend paguhet me 30 mijë lekë, mbi 60% e shqiptarëve nuk e arrijnë pagën mesatare
Më shumë se 1/3 e popullsisë në vend paguhet me pagë minimale. Sipas INSTAT 33.5% e të punësuarve marrin 30 mijë lekë në muaj, niveli më i lartë që prej 2016. Nga ana tjetër mbi 60% e shqiptarëve të punësuar nuk arrijnë pagën mesatare të vendit.
5 Dhjetor 2021, 14:47 -
Papa Françesku kritika Europës: Po neglizhoni emigrantët, po i përdorni për propagandë politike
Gjatë vizitës në ishullin grek, Lesbos, Papa Françesku ka thënë se vendet Europiane po neglizhojnë emigrantët. Ai ka denoncuar mënyrën sesi këto vende po i trajtojnë emigrantët duke thënë se po vendosin përpara interesit të tyre vetjak.
5 Dhjetor 2021, 13:15 -
Fushata më e shpejtë e vaksinimit në botë dhe ajo më e ngadalta, shteti që kryeson dhe ato që janë në fund
Fushata globale për vaksinim kundër koronavirusit – më e madhja në historinë e njerëzimit – ka nisur një vit më parë, dhe Britania e Madhe ka qenë në krye të saj. Ky shtet e ka dhënë vaksinën e parë më 8 dhjetor të vitit 2020.
5 Dhjetor 2021, 09:44 -
-
Rrëfimi tronditës i të miturës që u përdhunua nga babai: U afrua, më mbylli gojën dhe kreu aktin! M’u neverit! Vishja shumë rroba që mos më prekte
Babai i saj i moshës 61 vjeç është dënuar sepse e abuzoi seksualisht. E ëma nuk e besoi, madje u terrorizua nga rrëfimi I fëmijës. Por ajo tregon se si përpara se të dilte nga shkolla, drithërohej dhe i dukej jeta brenda ferrit në rast se në shtëpi gjendej vetëm i ati dhe jo e ëma. Ndaj fëmija telefononte të ëmën “alo mami a je në shtëpi”? Kur e ëma i pohonte se ende nuk kishte përfunduar punën fëmija endej rrugëve nga frika se nëse shkonte në shtëpi, aty e priste përdhunuesi i saj, babai.
4 Dhjetor 2021, 17:51 -
Skandal/ ‘Palosi’ 5 policë në lokalin e tij, prokurori Xhevahir Lita dhe gjyqtari i Sami Ujkashi shpëtojnë Abedin Oruçin, i fshijnë 5 akuza të rënda
Tjetër skandal në drejtësinë shqiptare, ish zyrtarit ‘kauboji’ Abedin Oruçi i pushohen 5 akuza 10 muaj pasi u përlesh me policinë dhe u nxori armën duke i shpëtuar arrestimit për 3 vepra penale.
4 Dhjetor 2021, 15:36 -
Durrës/ Reforma e ujit, Balluku me krerët e bashkive: Jini seriozë, miliona euro dëm! Kruja raporton shifra të pavërteta, Bashkia Durrës konsumon ujë më shumë se një hotel
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qarkut të Durrësit, ku ka diskutuar për reformën e ujit. Ministrja tha se Durrësi është në një situatë specifike dhe kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.
4 Dhjetor 2021, 12:51
