-
Shembja ish-godinës së ATSH, inxhinieri që bashkëpunoi me Maks Velon për Report Tv: Nuk e dëmtoi tërmeti! Po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e qytetit
Me shembjen e ish-godinës së ATSH-së, në Tiranë, inxhinieri Orhan Sakiqit i janë shkatërruar edhe kujtimet. Sot, kur nga ajo hapësirë kanë mbetur disa rrënoja, ai ka rrëfyer në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj momentet e projektimit të kësaj godine, që për kohën ka qenë me e veçanta, Sakiqi tregon për kujtimet që ka pasur me Maks Velon, arkitektin dhe veçantinë që mbarte në vetëvete ajo godinë.
10 Dhjetor 2021, 21:10 -
Niveli më i ulët historik, kreditë e këqija zbresin në 6.35%
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin tetor kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.35%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
10 Dhjetor 2021, 19:28 -
Carlo Bollino: Medalja 'e pamerituar' që më vë në gjoks Sali Berisha
Mbrëmë duke harruar Sorosin ai më akuzoi si burim kryesor të Departamentit të Shtetit për shpalljen 'Non Grata, duke pranuar de fakto që dy investigimet e mia mbi korrupsionin e familjes së tij ishin thjesht të vërteta. Por unë nuk besoj se kam asnjë meritë të veçantë. Në fakt, çka ka dënuar përfundimisht Sali Berishën më shumë se korrupsioni, është roli i tij si “minues i demokracisë”.
10 Dhjetor 2021, 18:30 -
Në Zvicër krijohet 'kapsula' vetëvrasëse, njerëzit futen brenda dhe vdesin për 30 sekonda
Një 'kapsulë' e printuar 3D është krijuar për të "revolucionarizuar" vetëvrasjen e asistuar dhe mund operohet ligjërisht në Zvicër. Exit International është organizata e cila ka krijuar pajisjen 'Sarco'. Kapsula e quajtur "Sarco" ofron një qasje të ndryshme ndaj një vdekjeje paqësore, pa nevojën e substancave me recetë
10 Dhjetor 2021, 17:18 -
Plani i ashpër për ndalimin e duhanit, Zelanda e re parashikon: Deri në 2025, duhanpirësit më pak se 5%
Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në botë që ka për qëllim frenimin e vdekjeve nga duhanpirja. Pjesa më e madhe e planit të Qeverisë së Zelandës së Re fokusohet në ndryshimin e situatës me përdorimin e duhanit në mesin e popullatës indigjene, Maori.
10 Dhjetor 2021, 11:32 -
Lufta kundër kanabisit në 2021, Gledis Nano: Zero kg të kapura në brigjet italiane nga Shqipëria! Asgjësuam mijëra bimë, 165 zyrtarë të proceduar për shpërdorim detyre
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano deklaroi në një konferencë për shtyp me autoritetet italiane se gjatë vitit 2021 ka pasur rënie me 100 për qind dhe zero kg kanabis të kapur në brigjet italiane nga Shqipëria.
10 Dhjetor 2021, 11:13 -
Italia gjobit Amazon me 1.3 miliardë dollarë për abuzim me dominimin e tregut
Mbikëqyrësi antitrust i Italisë tha të enjten se kishte gjobitur Amazon me 1.13 miliardë euro (1.28 miliardë dollarë) për abuzim të supozuar të dominimit të tregut, në një nga dënimet më të mëdha të vendosura ndaj një gjiganti të teknologjisë amerikane në Evropë.
10 Dhjetor 2021, 01:43 -
Kriza e çmimeve kulmoi në nëntor, inflacioni 3.1%! INSTAT: Shtrenjtohet transporti dhe ushqimet
Shtrenjtimi i çmimeve ka qenë më i lartë në muajin nëntor. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni gjatë muajit të kaluar ka kapërcyer pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë duke arritur në 3.1%, i ndikuar më shumë nga rritja e çmimeve të transportit dhe të ushqimeve.
9 Dhjetor 2021, 21:52 -
Inaugurohet shkolla ‘16 Shtatori’, e treta godinë e re arsimore në Pezë, Veliaj: Mirënjohje Katarit që iu përgjigj thirrjes për ndihmë pas tërmetit
Shkolla ‘16 Shtatori’ në Pezë të Madhe i është bashkuar sot 14 shkollave të reja, të inauguruara vetëm brenda sezonit të parë të këtij viti arsimor në Tiranë, të cilat janë ringritur pas dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
9 Dhjetor 2021, 19:28 -
-
75-vjetori i zjarrfikëses, sheshi kthehet në skenë demonstrimi! Muçaj me 31 vite karrierë: Ngjarja më e rëndë, humbja e Arjan Salajt
75-vjetori i krijimit të Shërbimit Zjarrfikës në Shqipëri është përkujtuar përmes një demonstrimi simbolik në Sheshin Nënë Tereza, ndërsa zjarrfikësi Kujdesi Muçaj rrëfen për Report Tv vështirësitë përgjatë 31 vite pune.
9 Dhjetor 2021, 16:00 -
Kriza e çmimeve kulmon në nëntor! Inflacioni kapërcen objektivin e BSH, arrin në 3.1%, shtrenjtohet transporti dhe ushqimet
Kriza e çmimeve ka qenë më e ndjeshme në muajin nëntor, dhe për pasoj inflacioni ka kapërcyer edhe objektivin e Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT në muajin nëntor indeksi i çmimeve të konsumi ishte 3,1 % nga 1.6% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ky nivel inflacioni pritej të arrihej në mes të vitit të ardhshëm për çmimet duket se janë rritur mbi pritshmëritë e institucioneve.
9 Dhjetor 2021, 15:49 -
-
Ekzekutoi me tre plumba në gjoks Vilson Tafçiun në Astir në 2020, Apeli dënon Noel Dishën me 13 vite e 4 muaj burg
Gjykata e Apelit ka dënuar me 13 vite e 4 muaj burg, Noel Dishën, autor i vrasjes së Vilson Tafçiut në Astir. Në fillim Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dënoi Dishën me 10 vite e 8 muaj burg, por Apeli i shtoi edhe 2 vite e 8 muaj. Si përfundim, Disha do të qëndrojë në qeli 13 vite e 4 muaj burg për vrasjen e ndodhur në janar të 2020.
9 Dhjetor 2021, 15:17 -
SHBA-ja organizon takimin për demokracinë, mes pikëpyetjeve për problemet e brendshme
Samiti, i cili vazhdon të premten, është pjesë e zotimit presidentit Biden gjatë fushatës për të forcuar demokracinë në mbarë botën, në një kohë kur qeveritë autokratike janë në rritje. Një samit me pjesëmarrje fizike është planifikuar për vitin e ardhshëm, por një zyrtar i lartë i administratës tha se samiti nuk pritet të vazhdojë përtej administratës Biden.
9 Dhjetor 2021, 15:04 -
'Monument kulture', e projektuar nga Maks Velo, nis shembja e Ish-ambienteve të ATSH në Tiranë! Godina u dëmtuan nga tërmeti! Veliaj: Do bëhet më e fortë
7 katëshi i parë në Tiranë, ideuar nga arkitekti i ndjerë Maks Velo, ka nisur të shembet pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Ish-godina e ATSH-sëështë fituar me tender nga 2 kompani si pjesë e programit të rindërtimit. Sipas kushteve të tenderimit, godina e re duhej të kishte përfunduar që në gusht, por vetëm ditën e djeshme nisën të hiqen tullat e para nga godina historike e ’76-ës.
9 Dhjetor 2021, 12:09 -
Kuvendi/ Mes debateve, Denar Biba zgjidhet me 72 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës! Miratohet edhe borxhi prej 60 mln euro për përballimin e luftës kundër COVID
Denar Biba është zgjedhur sot me 72 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Ndërkohë në seancën e sotme u miratua po ashtu me 74 vota pro edhe marrja e 60 milionë euro kredi nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës për menaxhimin e pandemisë
9 Dhjetor 2021, 10:38 -
Ndërtimi nën pushtetin e parave të pista? FMN: Shqipëria të shtojë mbikqyrjen për tregun e pasurive të paluajtshme, sektor me risk
Sektori i ndërtimit shpesh është vënë në fokus të raporteve vendase dhe të huaja për rrezikun e madh që paraqet për pastrimin e parave. Së fundmi është Fondi Monetar Ndërkombëtar që e evidenton se ka pasur rritje të vrullshme të çmimeve të banesave, kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, prandaj ka kërkuar nga qeveria që të rrisë mbikqyrjen ndaj sektorit të agjencive të pasurive të pluajtshme
8 Dhjetor 2021, 22:50 -
-
-
MOST WANTED/ 4 shqiptarët më të kërkuar nga EUROPOL! Vrasje, trafik armësh dhe plagosje e rëndë, kush janë kriminelët që kanë ‘ngritur në këmbë’ autoritetet evropianë
65 janë kriminelët më të kërkuar nga EUROPOL, listë e cila është përditësuar së fundmi. Në këtë listë të ‘Most Wanted’ janë edhe 4 shqiptarë, 3 prej të cilëve janë futur në listën e zezë nga Luksemburgu dhe një tjetër nga Qipro dhe Greqia. Historitë e tyre kriminale janë si më poshtë:
8 Dhjetor 2021, 16:08
