-
Të ardhurat në 6-mujor kalojnë shifrat e para krizës! Janar-qershor të ardhurat u rritën me 39 mld lekë! Denaj: Ekonomia po performon pozitivisht
Të ardhurat e mbledhura në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë kaluar edhe shifrat e vitit 2019. Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se nga janari në qershor të këtij viti janë mbledhur 234,2 miliardë lekë, duke u rritur me më shumë se 39 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë. ndikim ka dhënë turizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave
15 Korrik 2021, 11:28 -
-
Topi në Report Tv: Shqipëria nuk është gati të futet në BE! Sulmet e Ramës ndaj unionit të tepruara! SPAK po ‘bën nxehjen’, po i ushtrohet shumë presion
Shqipëria nuk është gati që të integrohet në Bashkimin Europian, dhe sulmet e bëra drejt Bashkimit Europian nga kryeministri Edi Rama, ish-presidenti Bamir Topi nuk i sheh aspak të arsyeshme. Përtej keqardhjes që thotë se ndjen për vendin pasi do ta shohë në BE, Topi ka listuar një sërë problematikash që sipas tij nuk shkojnë e që i kanë bllokuar rrugën Shqipërisë drejt Europës.
14 Korrik 2021, 21:44 -
Mori 800 mijë vota, ky është zgjedhur goli më i bukur i Euro 2020 (VIDEO)
Gjatë kampionatit të futbollit Euro 2020, u shënuan shumë gola të bukur. Një ditë më parë UEFA hapi votimin për të përzgjedhur më të bukurin, dhe me gati 800 mijë vota brenda 24 orëve të fundit, fitoi goli i Patrik Schick
14 Korrik 2021, 19:01 -
Arrestimi i Fatos Tushes/ Vendimi i çuditshëm i KPP-së që i hapi rrugë tenderit abuziv: Kompanive të skualifkuara nuk ka çfarë u duhet se si shpallet fituesi
Zbardhen detaje të tjera rreth aferës me tenderin e kanalit të ujit që çoi në pranga kryebashkiakun Fatos Tushe, biznesmenin Bujar Muratin dhe të 8 bashkëpunëtorë të tyre. Dy kompanitë e skualifikuara “Avduli” dhe “Bahas” bënë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik dhe denoncuan falsifikimin nga kompania fituese e Muratit me ofertë 60 mijë dollarë më të lartë. Komisioni rrëzoi ankesën për 4 ditë aq sa i tha Tushe në telefon biznesmenit tjetër Ibrahim Lami që do kryente punimet në vend të Muratit
14 Korrik 2021, 17:51 -
‘Leku e hedh ujin përpjetë’, zbardhen përgjimet e SPAK që çuan në ‘arrest shtëpie’ ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda! Mori ryshfet 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk
Zbulimin e korrupsionit nga ana e ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, SPAK e ka zbuluar krejt rastësisht gjatë hetimit të një çështje tjetër. Nga përgjimet e SPAK, zbulohet se Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.
14 Korrik 2021, 14:08 -
Kryegjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani u pezullua nga detyra, zbardhet vendimi! KLGJ i kërkon ILD tekstet e këngëve që dëgjonte magjistratja
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e plotë të pezullimit nga detyra të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.Sipas vendimit, ILD duhet të caktojë një ekspert IT i cili duhet të verfikojë dhe të sjellë të dhëna për kohën kur janë realizuar videot nga kryegjyqtarja, si edhe nga kush janë publikuar. Ndërkaq, ILD duhet të dokumentojë tekstin e këngevë të përdorura nga magjistratja për sfondin muzikor të viedove.
14 Korrik 2021, 13:30 -
Dosja/Tenderi korruptiv me uniformat e policisë,Ardi Veliu kundërshtoi kompaninë fituese: Probleme me çmimet, këmisha me mëngë të gjata, më e lirë se ajo me të shkurtra
"Report Tv" ka siguruar të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë në Ministrinë e Brendshme, ku më 10 korrik u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
14 Korrik 2021, 11:57 -
Taulant Balla për mediat në Gjirin Persik: Emiratet e Bashkuara Arabe fanar i paqes e stabilitetit në rajon, njësoj si Shqipëria në Ballkan
Sekretar i Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka cilësuar Emiratet Arabe një fanar të paqes dhe tolerancës në rajon.
14 Korrik 2021, 11:10 -
-
I dënuar me 5 vite burg për transportim emigrantësh të paligjshëm, arrestohet në Durrës 24-vjeçari i shpallur në kërkim
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për dhënie ndihme, në këmbim të parave, emigrantëve të jashtëligjshëm për të kaluar kufirin.
14 Korrik 2021, 09:43 -
-
SPAK godet majtas dhe djathtas, Çoçoli: Tregon se nuk pyet për politikën! Meçaj dhe Karaj: Objektiv ka korrupsionin shtetëror! Pse mjekët u lanë në burg për ryshfet, zv.ministrja jo?
Operacionet e fundit të SPAK, që kanë goditur korrupsionin majtas dhe djathtas në rradhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve kanë qenë temë diskutimi sot në emisionin "Repolitix" në Report Tv.
13 Korrik 2021, 22:06 -
Mori 2000 euro nga 2 gra për të futur njërën në punë, GJKKO 'arrest shtëpie' për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy të përfshirat! Avokatja nga Durrësi që bëri ndërmjetësen
Gjykata e Posaçme ndaj Korrupsionit, me kërkesë të SPAK, ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale të padrejta nga dy gra Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për punësimin e kësaj të fundit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
13 Korrik 2021, 20:47 -
Shpërndarja e mandateve të deputetëve, 'Kushtetuesja' publikon vendimin e arsyetuar: Masa e herësit është e madhe, s'është respektuar proporcionaliteti
Pas vendimit të marrë më 30 qershor, ku ka pranuar pjesërisht kërkesën e Bindjes Demokratike dhe të Lëvizjes Demokratike për Ndryshim për të shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit, Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin e argumentuar. Ndryshe nga siç u interpretua Kushtetuesja nuk e ka shfuqizuar tërësisht herësin por ka konsideruar si antikushtetues masën e tij.
13 Korrik 2021, 19:27 -
Euro 2020/ Sulmuesi i Italisë, pas fitores emocionuese, Chiesa përshëndet edhe tifozët shqiptarë (VIDEO)
Mes tyre ishte edhe Federico Chiesa, sulmuesi anësor i Juventus. Në lidhjen live në rrjetet sociale, Chiesa është përshëndetur nga tifozët nga Shqipëria. Menjëherë Chiesa ka përshëndetur fansat kuqezi. “Një përshëndetje për gjithë tifozët nga Shqipëria, përqafime”, thotë Chiesa. Federico Chiesa në Euro 2020 u shpall Njeriu i Ndeshjes nga UEFA në ndeshjen finale të Italisë në grup, një fitore 1–0 ndaj Uellsit në Romë në 20 Qershor.
13 Korrik 2021, 19:10 -
-
-
-
Afera me Fatos Tushen 'maja e ajsbergut'? Bujar Murati edhe 18 tendera të dyshimtë në 12 bashki, vlera miliona euro! Historia nga arrestimi në 2009 tek prangosja nga SPAK
Biznesmeni Bujar Murati që u arrestua për aferën me kanalin e ujit bashkë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe grupin e tij, ka marrë edhe 18 tendera të tretë me flamur të kuq me vlerë miliona euro, pa garë, duke ‘eliminuar’ konkurrentët dhe me oferta fituese gati sa fondi limit. Gjatë katër viteve të fundit 66 kontrata publike, shumica me bashkitë.
13 Korrik 2021, 16:47 -
Raporti/ Në maj 2021 shtohet sipërfaqja e kultivimit të kanabisit, rritet edhe forca goditëse nga policia! Asgjësohen 43 mijë rrënjë në gjithë vendin
Në muajin Maj i këtij viti rastet e zbuluara më kanabis kanë qenë me të larta krahasuar me vitet e kaluara, por sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme, edhe forca goditëse ka qenë më e lartë pasi vetëm në një muaj u asgjësuan rreth 43 mijë rrënjë kanabis.
13 Korrik 2021, 16:17
