-
Po rrezikohet 25 prilli? 800 mijë karta identiteti të skaduara! Kuko: Akoma pa vendim nëse shtyhet afati skadimit
Nuk ka një vendim nëse do të shtyhet apo jo afati i skadimit të kartave të identitetit për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit, teksa 800 mijë shqiptarë rrezikojnë të mos votojnë pasi rezltojnë me karta ID të skaduara. Në komisioni e sigurisë aeksa diksutohej për këtë cështje, kryetarja e këshillit bashkiak të tiranës Romina Kuka, e cila shtoi se shqiptarët mund të votojnë edhe me pasaportë.
19 Shkurt 2021, 19:13 -
-
-
SHBA-ja zyrtarisht i ribashkohet marrëveshjes së Parisit për klimën
Shtetet e Bashkuara zyrtarisht i janë ribashkuar Marrëveshjes së Parisit për klimën, vetëm një muaj pasi presidenti amerikan, Joe Biden i tha Kombeve të Bashkuara në ditën e parë si president, se Uashingtoni dëshiron që sërish të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
19 Shkurt 2021, 12:52 -
Ruçi, uron kryeparlamentaren Čmilytė-Nielsen për festën e pavarësisë: Mirënjohje Lituanisë për mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi kryeparlamentares Viktorija Čmilytė-Nielsen me rastin e 103-vjetorit të pavarësisë së Lituanisë.
19 Shkurt 2021, 10:15 -
COVID-19 shkaktari i 4-t i vdekjeve! 2020-a 5668 humbje jete më shumë se në 2019! Por virusi mori vetëm 1181 jetë
5.668 vdekje më shumë se në 2019 janë regjistruar në vitin e kaluar, që ishte i mbërthyer nga pandemia COVID-19. Konkretisht bazuar në të dhënat e INSTAT në vitin e kaluar kanë humbur jetën 27.605 persona me një rritje prej 25,8 %, krahasuar me një vit më parë, kohë kur janë shënuar 21.937 humbje jete.
19 Shkurt 2021, 09:35 -
-
SHBA/ Propozim ambicioz i demokratëve për reformimin e sistemit të imigracionit
Reformimi i sistemit amerikan të imigracionit, të kritikuar gjerësisht, për një kohë të gjatë ka qënë një çështje që presidentët e të dyja partive nuk kanë mundur ta realizojnë. Tani, me një shumicë të vogël të demokratëve në të dyja Dhomat e Kongresit, Presidenti Joe Biden po fillon një përpjekje për të trajtuar statusin ligjor të miliona emigrantëve pa dokumenta, duke përdorur vrullin e 100 ditëve të tij të para në detyrë. Nisma përkrahet nga disa mbështetës të tij të rëndësishëm Kongres.
19 Shkurt 2021, 08:04 -
-
COVID-19 ngadalëson edhe rindërtimin! Përdoret vetëm 52% e fondit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit
Vetëm 52% e fondit të rindërtimit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit është përdorur në projekte. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave deri në fund të dhjetorit u shpenzuan 134.8 milionë euro nga 260 milionë euro që ishte fondi i parashikuar në buxhet.
18 Shkurt 2021, 20:36 -
Shqiponja e Malit, simboli ynë kombëtar, qëllohet me armë zjarri! Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë: U bë për përfitim financiar, instancat të hetojnë çështjen
Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) ka publikuar rastin e plagosjes së një Shqiponje Mali me çifte, që është simboli dhe krenaria jonë shqiptar. Shoqata AOS tregon se Shqiponja e Malit është qëlluar ilegalisht për qëllime të përfitimit financiar dhe kërkojmë urgjentisht nga instancat publike të merren masat për hetim të çështjes, dhe ndjekjen e çështjes deri në fund.
18 Shkurt 2021, 16:56 -
-
Gjyqtarja e famshme që shpëtoi Xhelal Mziun dhe hapi kutitë në 2011 që i dhanë fitoren Bashës, del para vettingut! La në burg Bilal Hasanin për 1,200 lekë
Mbylli dosjen e Xhelal Mziut për aferat me tendera duke i rrëzuar dënimin me 2 vite burg, por la në burg Bilal Hasanin për vjedhjen e një portofoli me vlerë 1,200 lekë që më pas vari veten në qeli, dosjet që ka gjykuar Maria Qirjazi.
18 Shkurt 2021, 15:17 -
-
Karriera e një gruaje/ Enkelejda Deliallisi, kirurgia nga Shijaku që bëhet shefe e kirurgjisë në Ontario, Kanada
"Nuk do e harroj asnjëherë operacionin e parë që bëra në një pacient të urgjencës me Covid. Ishte Prill 2020 dhe nuk ishim shumë të informuar për rreziqet e virusit gjatë operacionit nën anastezi të përgjithshme. Një operacion që bëhet për 30 minuta, u bë për 1 orë dhe nuk do harroj stresin gjatë heqjes së përparëses, maskës dhe dorezave pas operacionit..."
18 Shkurt 2021, 13:37 -
Kosovë/ Bashkëpunimet e Kurtit për qeverisjen, komunitet bëjnë publike kushtet
Disa nga komunitetet që pritet të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë kushte për Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ende nuk e ka të sigurt nëse do të arrijë të fitojë shumicën në kuvend.Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur të merret me votat e arritura nga diaspora me postë. Bëhet fjalë për procesin e parë, atë të verifikimit të 43.447 pakove me fletëvotime nga jashtë, e të cilat mund të përmbajnë më shumë se një votë. Ky proces, megjithatë pritet të marrë disa ditë.
18 Shkurt 2021, 12:49 -
-
Do të infektohen qëllimisht me COVID-19, të paktën 90 vullnetarë pjesë e eksperimentit në Britaninë e Madhe
Britania e Madhe do të bëhet vendi i parë në botë i cili do të infektojë qëllimisht vullnetarë me COVID-19, për të zhvilluar një studim i cili do të ketë në fokus krijimin e medikamenteve dhe gjetjen e vaksinës më efektive kundër virusit.
18 Shkurt 2021, 08:26 -
Tregtia ‘mund’ pandeminë! Në janar 2021 eksportet dhe importet rriten krahasuar me 2020! Vijon rënia tek fasoneria
Pavarësisht se vendi është në mes të një pandemie prej disa muajsh, tregtia e mallrave ka pasur rritje gjatë muajit janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë kur nuk ishim prekur nga virusi dhe kufizimet.
17 Shkurt 2021, 21:44 -
Regjistroi PSD-në në KQZ, Engjëll Bejtaj sqaron rolin e tij: Tom Doshi është kryetar, firma ime formalitet deri në zyrtarizmin e tij nga gjykata
Engjëll Bejtaj kryetari në detyrë i PSD-së tha në emisionin “Repolitix” në Report Tv se në fakt Tom Doshi është kryetar i kësaj partie pasi ai me vendim gjykate më 4 shkurt 2021 është njohur si i tillë, por vendimi i gjykatës nuk është publikuar ende në fletoren zyrtare pasi kërkon 2 javë. Për këtë arsye tha Bejtaj në KQZ partia u regjistrua në emër të tij.
17 Shkurt 2021, 21:33 -
Ndryshon ligji/ Sigurimi për automjetet të caktohet në bazë të shkeljeve që kanë bërë drejtuesit! Deputetët e shtyjnë, është i paqartë
Ka pasur debate në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për aplikimin sistemit bonus-malus, që parashikon se kosto e sigurimit për automjetet të përcaktohet në bazë të riskut që ka çdo drejtues mjeti. Ky projektligj i ri parashikon rritje të vlerës së dëmshpërblimit dhe ulje të afateve për të marrë paratë nga shoqëritë e sigurimit.
17 Shkurt 2021, 20:46
