-
Turistët e huaj shpenzuan 904 milionë euro më pak për 9-mujorin! Sa 'kursyen' shqiptarët duke mos ikur jashtë
Të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri 732 milionë euro për 9-mujorin, nga 1.6 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie prej 55% me bazë vjetore. Shqiptarët kanë shpenzuar më pak në udhëtimet e tyre jashtë vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ata shpenzuan për udhëtimet jashtë 507 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro në janar-shtator 2019, me një tkurrje prej 58%.
11 Dhjetor 2020, 08:17 -
Tirana 'ndizet' nga protestat, Basha akuza Ramës: 7 vite mashtrime, dhunë e terror ndaj familjeve shqiptare! Boll më!
Në një kohë që Tirana është përfshirë nga protesta të dhunshme për vrasjen e Klodjan Rashës, kryedemokrati Basha vijon me akuza ndaj kryeministrit Rama. Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se kanë kaluar 7 vite mes dështimeve dhe premtimeve të pambajtura, dhunë e terror ndaj shqiptarëve.
10 Dhjetor 2020, 21:44 -
“Jam Azem Hajdari”, Arkimed Lushaj: Unë e organizova protestën
Arkimed Lushaj ka reaguar sërish pas protestës së djeshme që u mbajt tek ministria e Brendshme si dhe tek Kryeministria. Gjatë rrëfimit të tij në një live me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Lushaj ka marrë përsipër të gjithë organizimin e protestës, duke u shprehur situata doli nga kontrolli.
10 Dhjetor 2020, 17:28 -
Tirana 100 vjet kryeqytet, arkitektja publikon një guidë në italisht (VIDEO)
Në këtë 100-vjetor të Tiranës kryeqytet arkitektja Ana Shpuza ka botuar një guidë në italisht. Përmes një libri edhe fotografive në bardhezi arkitektja sjell për turistët italianë shndërrimin e urbanistikës dhe arkitekturës së Tiranës në një shekull
10 Dhjetor 2020, 17:26 -
Ulet me 102 mln euro borxhi i jashtëm bruto! Banka e Shqipërisë: Arriti në 8.8 mld euro në shtator
Në fund të muajit shtator borxhi i jashtëm bruto ka zbritur me 102 milionë euro. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të nëntëmujorit stoku i borxhit ishte 8.8 miliardë euro, nga 8.9 miliardë euro që ishte në qershor.
10 Dhjetor 2020, 17:20 -
COVID-19 në Shqipëri/ 873 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit! Ndërron jetë mjekja Flutura Hashrova! Riinfektohen futbollistët Hysaj e Rrahmani
Koronavirusi ka shënuar 873 raste të reja me COVID nga 2714 testime të kryera në 24 orët e fundit. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 14 qytetarë të tjerë.
10 Dhjetor 2020, 16:35 -
Dialogu Kosovë- Serbi, sërish nuk ka përafrim qëndrimesh
Është mbajtur sot në Bruksel takimi i radhës mes delegacionit të Kosvës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së Miroslav Lajcak. Lajmi bëhet i ditur nga qeveria e Kosovës, e cila thotë se ky takim ka vijuar në nivel koordinatorësh.
10 Dhjetor 2020, 16:17 -
-
Mustafa për Report Tv: Imazhi i Kosovës dëmtohet nëse s'qartësohen akuzat për 4 ish- drejtuesit e UÇK-së! Kandidimi i Haradinajt për president, legjitim!
Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë shumë të mira në letër, por ka mangësi në implementimin e marrëveshjeve. Isa Mustafa, kreu I LDK dhe një nga figurat kryesore politike në vend, analizon situatën politike në vend. Një marrëveshje për njohjen reciproke mund të vijë në 4 vitet e arrdhshme.
10 Dhjetor 2020, 14:49 -
Shpërthimi me 204 viktima dhe mbi 7000 të plagosur në Bejrut/ Në hetim kryeministri libanez dhe 3 ish- ministra, në akuzë për neglizhencë
Kryeministri në largim i Libanit Hassan Diab dhe tre ish ministra janë akuzuar ditën e sotme për neglizhencë lidhur me shpërthimin e portit të Bejrutit, që çoi në vdekjen e qindra personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve në shpërthimin masiv të portit Beirutit.
10 Dhjetor 2020, 14:29 -
Liroi të fortin Gert Gjinarari/ KLGJ shkarkon unanimisht nga detyra gjyqtarin Markelian Kuqo! ILD: Në hetim dhe magjistratë të tjerë
Këshilli i Lartë Gjyqësor unanimisht ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, KLGJ pranoi kërkesën e bërë më herët nga ILD, duke vendosur përjashtimin nga sistemi i drejtësisë.
10 Dhjetor 2020, 14:21 -
Grenell: Kosova duhet ta forcojë drejtësinë vendore
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se Kosova duhet të punojë në forcimin e ligjit në Kosovë dhe jo të delegohet jashtë, duke përmendur shembullin e Gjykatës së Hagës.
10 Dhjetor 2020, 14:11 -
Gent Sejko: Pandemia ka goditur ekonominë, humbi rreth 50 mijë vende pune! Sistemi bankar shqiptar mbetet i shëndetshëm
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklarur se ekonomia shqiptare është goditur fort si pasojë e pandemisë, duke bërë që 50 mijë vende pune të humbasin, kjo sipas tij e barasvlershme me një rënie vjetore të punësimit prej 3.6%.
10 Dhjetor 2020, 14:00 -
E kalon në heshtje/ Presidenti Meta për Buxhetin Faktik të vitit 2019: Tregon mosrealizimin e treguesve fiskalë të buxhetit! KLSH konstatoi veprime kundër ligjit
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë por e ka kaluar në heshtje Buxhetin Faktik të 2019. Në një një argumentim prej 10 faqesh Kreu i Shtetit thotë se do ta lë në heshtje këtë ligj, por u kërkoi insitucioneve të marrin masa për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin.
10 Dhjetor 2020, 13:17 -
-
VIDEO EKSKLUZIVE nga shkrumbimi i 2 lokaleve gjatë natës në Shkodër/ Pronari: S'u bënë hetime! Kuptohet që ishte eksploziv, e jo bombol gazi! Policia: Aksidentale
Pronari i lokalit që u shkrumbua një ditë më parë, Arbis Vjerdha hedh dyshime se shkak i zjarrit nuk ka qenë bombola e gazit, siç është raportuar, por eksploziv.
10 Dhjetor 2020, 12:01 -
Zyrtarë të PD, në alarm pas sondazheve në Report Tv: Të mos presim 25 prillit, ta rrëzojmë Edi Ramën sa më shpejt
Publikimi i rezultateve të sondazhit të institutit të njohur italian Piepoli, të publikuar ditën e martë në Report Tv, për zgjedhjet e 25 prillit, që parashikonin një mandat të tretë të PS-së, kanë nxitur fort qarqe të opozitës që të mos presin zgjedhjet, por të përmbysin sa më shpejt Qeverinë.
10 Dhjetor 2020, 11:56 -
-
-
Dy standardet: Sot polici i akuzuar është në burg, më 21 janar Berisha nuk i dorëzoi vrasësit
Ngjarja tragjike që ka sjellë vdekjen e 25- vjeçarit Klodjan Rasha, sot ka të burgosur policin që kreu aktin e shkrepjes së armës ndaj qytetarit. Prokuroria ka nisur një hetim ndaj tij, policia ka një hetim ndaj të gjithë skuadrës, dhe SHÇBA ka gjithashtu një hetim ndaj zinxhirit komandues.
9 Dhjetor 2020, 20:47 -
Elez Biberaj largohet nga drejtimi i VOA-s! Media amerikane: I rezistoi tentativave për ndryshimin e editorialit pro Trump
Gazetari Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit të tij. Mediat amerikane raportojnë se veterani shqiptar i Zërit të Amerikës, është larguar nga i emëruari i Trump për Agjencinë Amerikane për Media Globale, Michael Pack.
9 Dhjetor 2020, 17:41
