-
-
COVID/ 752 raste të reja dhe 15 humbje jete nga në 24 orët e fundit! Lajm i mirë se 545 qytetarë janë shëruar! Infektohet ish-zv kryeministrja Mesi
Në raportimin e 24 orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë janë humbur betejën me koronavirusin. Ministria informon se janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë.
9 Dhjetor 2020, 16:59 -
Vaksina anti-COVID/ Rama në SHBA: Takim pozitiv me bosin e Pfeizer! Nisim vaksinimin në dy muajt e parë të 2021, bisedime dhe me 2 kompani të tjera
Nga SHBA ku ka takuar prodhuesin e vaksinës anti-COVID kryeministri Rama njofton se vaksinimi në Shqipëri do të nisë në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm. Rama shkruan se do të futet në bisedime edhe me kompani të tjera që në Shqipëri të futen të 3 vaksinat anti –COVID.
9 Dhjetor 2020, 16:02 -
-
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë! Era rrit forcën e dallgëve
9 Dhjetor 2020, 13:28 -
-
Sot Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit/ Mesazhi i ambasadës së SHBA: Kjo luftë kërkon më shumë se fjalë
Sot shënohet në të gjithë globin Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh, ku nënvizohet fakti se lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë.
9 Dhjetor 2020, 10:31 -
'Asgjë nuk harrohet'/ Yuri Kim: SPAK ka marrë një rast të madh të krimit të organizuar, nuk do jetë i fundit
Pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rinisjen e hetimit kundër grupeve kriminale të Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit ka reaguar ambasadorja Yuri Kim.
8 Dhjetor 2020, 19:19 -
Enver Hoxhaj për Report TV: 2020 për Kosovën ka qenë një prej viteve më të vështira (VIDEO)
4 javë pas bërjes publike të aktakuzave të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Enver Hoxhaj, kryetari në detyrë i PDK-së shprehet se Kosova ka zhvilluar një luftë çlirimtare. Sa i përket presidentit të ri të Kosovës, Hoxhaj në një intervistë me gazetaren e Report tv Suada Mehmetaj tha se vendit i duhet një president që të bashkojë palët, ndërsa zbuloi se cila është rruga që duhet ndjekur për dialogun me Serbinë.
8 Dhjetor 2020, 18:20 -
'Asgjë nuk harrohet'/ Rrëfehet i penduari, SPAK zbardh vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut! Urdhër arreste për Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe 5 bashkëpunëtorë
SPAK zbardh vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut para disa vitesh. Për këtë akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi. Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj aktualisht janë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Indrit Taullai, Luftar Reçi (i penduar), Viktor Ymeri janë arrestuar.
8 Dhjetor 2020, 18:09 -
S'ka bisedime brenda vitit, Varhelyi: Keqardhje që nuk mund të ecim përpara në kornizat e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Konferenca e parë ndërqeveritare nuk do të mbahet brenda vitit 2020 për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhjen që kjo që nuk ndodhi tani, por që bën thirrje që ky bllokim nga Ministrat e Europës të marrë fund sa më shpejt dhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE në një kohë të shkurtër.
8 Dhjetor 2020, 17:07 -
Sot 753 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19! Humb jetën gjinekologu në Vlorë, pas dy javësh i shtruar në spital
Në 24 orët janë regjistruar në vendin tonë 753 raste të reja dhe 14 humbje jete nga COVID-19. Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën edhe një gjenekolog në Vlorë, i cili kishte dy javë i shtruar në spital.
8 Dhjetor 2020, 16:29 -
Mesazhi i 1000 grave me ngjyrë për Biden: Ne çelësi i fushatës ne dhe çelësi administratës suaj
Pak javë na ndajnë nga hyrja e presidentit të ri të Amerikës Joe Biden në shtëpinë e bardhë, i cili u mbështet masivisht nga gratë gjatë fushatës. Këtë herë ka ardhur një kërkesë prej tyre, konkretisht nga 1000 gra me ngjyrë të cilat janë shprehur se kërkojnë që kabineti qeverisësh i Bidenit të përfshij sa më shumë gra më ngjyrë.
8 Dhjetor 2020, 15:59 -
Ekskluzive/ Ilir Meta në mbështetje të Zhaklina Petos, u përjashtua 4 herë nga gara për Kushtetuesen për fshehje pasurie, ja pse u rikthye nga gjykata
Prapaskenat që mbajnë peng Gjykatën Kushtetuese. Historia e paprecedentë me kandidaten Zhaklina Peto, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e përjashtoi 4 herë pasi nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, Gjykata Administrative e Apelit në garë për shkelje procedurash, Meta e mbështeti në gjykatë kandidaten. Detaje nga beteja njëvjeçare mes KED dhe Gjykatës Administrative të Apelit për fatin e kandidates Peto
8 Dhjetor 2020, 15:17 -
Dhjetori 1990/ Nga Berisha te Meta, përmbysja gjysmake që “betonoi” kastën politike për 30 vjet
Shqipëria shënon sot 30 vjet nga nisja e një cikli politik historik, ku rrëzoi komunizmin dhe solli një sistem që e gjithë bota Perëndimore; demokraci parlamentare e ekonomi e lirë tregu. Shqipëria e përqafoi e fundit këtë sistem, ndërkohë që nga Bashkimi Sovjetik, Europa Lindore dhe Ballkani gjithashtu hapën sistemin shumëpartiak para nesh.
8 Dhjetor 2020, 14:39 -
Letër sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit: Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin, të vetmit që lumturohen janë sehirxhinjtë e vuajtjeve
Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me “ngarkesa të tonazheve te larta” të cilat as vete sistemet shëndetësore solide nuk i përballuan. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti i dashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si dështim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemisë se sistemi nuk dorëzohet...
8 Dhjetor 2020, 14:11 -
-
U largua nga sistemi i drejtësisë prej Vettingut, gjyqtarja Qirjako kërkon statusin e magjistrates
Ish-gjyqtarja e lartë Evelina Qirjako kërkon statusin e magjistrates. Qirjako ka dhënë dorëheqjen nga drejtësia nga frika e Vetingut, por që kundërshton përjashtimin nga drejta për t’u rikthyet një ditë në sistem.
8 Dhjetor 2020, 12:22 -
-
Letra/ 24 eurodeputetë thirrje Këshillit të BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit
24 deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të të gjitha forcave politike, i kanë kërkuar Këshillit të Bashkimit Evropian që të hapë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian. Eurodeputetët thonë se bllokimi rrezikon besueshmërinë e BE në Ballkan. "Ndaloni shtyrjen e mëtejshme të hapjes së negociatave Negociatat e pranimit të fillojnë para fundit të vitit", thuhet në letër.
8 Dhjetor 2020, 11:04
