-
Jozefina Topalli ngre alarmin: Borxhi publik, rrezik më i madh sesa pandemia
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ngritur një shqetësim, i cili sipas saj është edhe një problem në Shqipëri më shumë se pandemia. Përmes një postimi në rrjetet sociale Topalli nënvizon se borxhi publik po kthehet në një rrezik shumë të madh dhe është një minë me sahat.
30 Nëntor 2020, 13:10 -
Krimi ka emër… Beograd
Se liria ka emër nuk ka asnjë dyshim, por edhe se krimi ka emër, poashtu nuk ka asnjë dyshim. Kosova vazhdon të jetoj mes këtyre dy kategorive.Sot bëhën 22 vjetë që kur doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila lirisë i dha emër dhe kuptim, ndërkaq krimi kohë të gjatë është bërë në Kosovë si dhe në të gjitha viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi dhe vazhdon edhe më tutje të bëhët pa u ndëshkuar.
30 Nëntor 2020, 12:21 -
Një muaj para se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, Biden thyen këmbën duke luajtur me qenin e tij
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka pësuar fraktura në këmbën e tij të djathë të shtunën ndërsa luante me qenin e tij dhe me shumë gjasa atij do t’i duhet të mbajë veshur një këpucë ecjeje gjatë javëve të ardhshme
30 Nëntor 2020, 09:20 -
Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944 (VIDEO)
Gafat e Bashës janë kthyer tashmë edhe në meme. Madje dje është sjellë në kujtesë gafa e një viti më parë të kreut të PD, Lulzim Basha. Në ditën e Flamurit, Basha vitin e kaluar ngatërroi datën e ngritjes së flamurit në Krujë.
30 Nëntor 2020, 07:41 -
Xarra, sërish histori suksesi në Bujqësi/ Traktorë të rinj me fond rreth 500 mijë euro për fermerët falë mbështetjes së IPARD
Një grup fermerësh në Konispol kanë përfituar falë qeverisë shqiptare dhe programit IPARD II, një fond prej gati 500 mijë eurosh, për të blerë 13 traktorë dhe agregatë të tjerë bujqësorë.
29 Nëntor 2020, 20:00 -
SKANDALI/ Berisha e Imami u kapën nga 'ethet e arit', futën ushtrinë me makineri, helikopterë e mjete metal-kërkuese të gjenin 'Thesarin e Teutës'! Llalla pushoi çështjen
Në Shqipëri ndodhi një ndër ngjarjet më tragjikomike për një vend anëtar të NATO-s, pasi “ethet e arit” përfshinë kupolën më të lartë të shtetit, nën qeverisjen e 8 vjeçare të Sali Berishës. Ishte fillimi i vitit 2012 dhe lodhja nga pushteti, boshatisja e arkës së shtetit nga abuzimet dhe mungesa e financimeve të huaja shtynë qeverinë e Berishës në ndërmarrjen e një hapi të tillë aq ekstrem sa dhe tragjikomik: Kërkimin shtetëror të arit.
29 Nëntor 2020, 16:14 -
835 raste pozitive, 11 viktima nga COVID! Humb jetën mjeku në Kavajë e polici në Elbasan! Infektohet deputeti i PS e këngëtarja Manjola Nallbani
Në 24 orët e fundit janë infektuar 835 persona dhe janë shënuar 11 humbje jete. Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe mjeku në Kavajë, Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi, si dhe një efektiv policie në Elbasan. Ndërsa janë infektuar edhe deputeti socialist për Beratin, Fadil Nasufi dhe këngëtarja Manjola Nallbani.
29 Nëntor 2020, 16:12 -
Papërgjegjshmëria e Kryemadhit te Varrezat e Dëshmorëve/ Braçe: Pastaj ankohen për spitalet COVID dhe vendin e denjë në morg
Zv. kryeministri Erion Braçe është treguar i ashpër me papërgjegjshmërinë e treguar ditën e sotme nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një kohë kur opozita po akuzon se situata e COVID ka dalë jashtë kontrolli, Kryemadhi dhe përfaqësues të partisë së saj kanë "kontribuar" më së miri.
29 Nëntor 2020, 16:08 -
Emigrantët regjistrim në e-albania për të votuar! Vendimi i qeverisë: Kush nuk deklaron adresën s'ka të drejtë vote, nuk merr as shërbime
Nëse emigrantët shqiptarë nuk do të deklarojnë adresën e tyre jashtë atdheut, nuk do të marrin asnjë shërbim nga shteti shqiptarë. Qeveria ka publikuar të gjitha hapat se si emigrantët do të regjistrohen në portalin e-Albania, një procedurë kjo që krijon edhe bazën për të garantuar votën e tyre në zgjedhje.
29 Nëntor 2020, 12:49 -
VIDEO EKSKLUZIVE/ Grabitje në 60 sekonda, minorenët 'sa hap e mbyll sytë' bastisin bizneset gjatë ‘orës policore’
Ora policore për shkak të masave anti-Covid ka shtuar vjedhjet në Tiranë. Të drejtuar nga një lider i cili nuk del vetë në aksion, hajdutët minorenët janë kthyer në shqetësimin e Policisë. Në më pak se një muaj ata kanë kryer mbi 10 vjedhje biznesesh duke marrë para e sende me vlerë. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të vjedhjeve në qendër të Tiranës ku as alarmi i sigurisë nuk i shqetëson hajdutët që në 60 sekonda bastisin lokalin.
29 Nëntor 2020, 11:16 -
Pse sot Adem Jashari, la në hije Ismail Bej Vlorën?
Pashë Lulzim Bashën që kishte bërë sot një dedikim patetik për Adem Jasharin. Ai i kushtonte atij, një hartim filloristi, dhe kujtonte si meritë të vetën, se kur ka qenë kryetar bashkie, kishte marrë pjesë në përurimin e bustit të Adem Jasharit në Tiranë
28 Nëntor 2020, 21:10 -
U ekzekutua sot/ Ky është Ridvan Ramazani, zbardhet zinxhiri i vrasjeve mes grupeve kriminale që po trondisin qytetin e Shkodrës (FOTO)
Si nisi konflikti në vitin 1993 për bllokimin e rrugës me karocë dhe vrasja e gjyshit dhe xhaxhait të Edmir Koçisë, nga Artur Kasemi, djali i dajës së Ridvan Ramazanit. Pikërisht në vendin ku u qëllua Ramazani, u vra në vitin 2000 Mikel Bituku.
28 Nëntor 2020, 19:43 -
100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë/ Festa e turpshme e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës që nuk do të harrohet kurrë
Tashmë kanë kaluar 8 vite por të gjithë e mbajnë mend skandalin që ndodhi për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një nga festimet më të shëmtuara u organizua nga qeveria Berisha me një tortë gjigante, më e madhja e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë.
28 Nëntor 2020, 18:52 -
Deklaratat e Bashës zbulojnë falsitetin e (mos)hetimit të tij
Megjithëse socialistët u shpejtuan t’i dërgojnë me anë të Taulant Ballës një mesazh paqeje Lulzim Bashës (nuk do të të hetojmë për UÇK!), kryetari i opozitës vazhdon të mos ndjehet i qetë për pickimet që i vijnë nga maxhoranca. Daljet e tij të fundit në media e kanë vënë përballë disa akuzash që lidhen me disa shtëpi luksi që thuhet se i përkasin atij, sa në periferi të Tiranës aq edhe në plazhet e Adriatikut.
28 Nëntor 2020, 18:04 -
Rindërtimi/ Tabaku vijon akuzat: Bilanci 1 vjeçar i Ramës pas tërmetit, 0 pallate të ngritura! Koha e tij ka përfunduar
Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjete sociale vijon akuzat ndaj qeverisë, sa i përket procesit të rindërtimit duke thënë se nuk kanë mbajtur asnjë premtim, pasi sipas saj për 1 vit kanë ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. Sipas saj bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.
28 Nëntor 2020, 17:20 -
-
Shifrat e 24 orëve të fundit/ Ulet numri i rasteve të reja, 545 të prekur dhe 16 humbje jete nga COVID! Ndërron jetë mjeku i shtruar te Infektivi, pozitiv Etrit Berisha
Numri i vitkimave ditore nga COVID vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë në spitalet COVID, nga këto 6 janë nga Tirana, 3 nga Fieri, 2 nga Berati, 1 nga Shkodra, 1 nga Lezha, 1 nga Gjirokastra, 1 nga Kuçova, 1 nga Përmeti, të cilët janë të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç. Fatkeqësisht ka humbur betejën me COVID edhe mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa 68-vjeç.
28 Nëntor 2020, 16:44 -
Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Emigrantët shqiptarë drejt votës më 25 prill, duhet të regjistrojnë vendbanimet E-albania
Teksa duket se një nga sfidat për zgjedhjet në Shqipëri, do të jetë edhe sigurimi i votës së emigrantëve, qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për mundësinë e votimit të tyre, por edhe përfitimin e shërbimeve të tjera të një emigranti në Shqipëri.
28 Nëntor 2020, 16:40 -
VIDEO+FOTO: Akuzat ndaj Xhaçkës, Imami i vuri në dizpozicion Zajmina Vasjarit dy helikopterët e Ushtrisë dhe ambientet sekrete për një videoklip
Pakkush ndoshta e kujton videoklipin e këngëtares Zaimina Vasjari, për këngën “I kom”. Një videoklip ku këngëtarja shfaqet si një ushtarake seksi, me armë e artileri të rëndë, hipur herë në helikopter e herë mbi tank, për të kapur rob apo shantazhuar “ushtarin” e saj të zemrës.
28 Nëntor 2020, 14:28 -
-
