-
-
-
Operacion kundër ‘Ndrangheta’ në Itali, 202 në pranga! Arrestohet edhe Marcello Manna, kryebashkiaku i Rendes! Sekuestrohen 72 mln euro pasuri
202 persona janë arrestuar në Itali në operacionin kundër organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ ndërsa 254 të tjerë janë nën hetim. Në pranga ka rënë edhe Marcello Manna, kryebashkiaku i Rendes së bashku me 2 këshilltarë. Është zbatuar edhe urdhri për sekuestrimin e 72 milionë eurove pasuri që u atribuohen shumë të dyshuarve.
1 Shtator 2022, 09:45 -
Turqia në pritje të ekstradimit të bosit turk të kriptomonedhave! Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg! Donte të arratisej nga Shqipëria, por u kap në Palasë
Turqia është në pritje të ekstradimit të turkut Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua në Himarë për mashtrim në platformën e tij të investimit të kriptomonedhës Thodex. Kështu bëri me dije ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu.
1 Shtator 2022, 08:38 -
-
Ndërtimet në 2022-shin drejt ‘rekordit’ të 2006-ës! 16 vjet më parë 860 leje! Sivjet në 6 muaj, 736 ndërtime të reja
Në 6 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri janë dhënë afro 750 leje ndrërtimi, një shifër kjo që i afrohet rekordit të ndërtimeve të reja shënuar 16 vite më parë, me 860 leje. Edhe pse në krizë çmimesh, sipas një raporti të INSTAT listën e ndërtimeve të reja e kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Fieri.
31 Gusht 2022, 18:26 -
Nga 1 tetori rritet kostoja e energjisë elektrike për familjet që harxhojnë mbi 800 kwh! Qeveria ende nuk ka caktuar çmimin e ri
Nga 1 tetori, qeveria do të ndryshojë formulën e faturimit të energjisë elektrike. Kush shpenzon më shumë se 800 kilovat për orë do të paguajë më shtrenjtë, ndërsa nën këtë fashë do mbetet çmimi 9.5 lekë për kilovat. Report Tv mëson se mbi 800 kilovat shpenzojnë afërsisht 30% e familjave shqiptare, që nga dimri do të faturohen më shtrenjtë për të njëjtin konsum të enegjisë elektrike.
31 Gusht 2022, 15:19 -
-
Arrestimi i bosit turk të kriptomonedhave/ Ozer u ndoq 5 javë nga SHISH dhe policia! E tradhtuan gjurmët e gishtave ku rrinte në plazh luksoz të Palasës! Dyshime për dekonspirim
Pas përgjimeve nga Prokurpria e Elbasanit të cilat identifikuan shqiptarët që kishin marrë një apartament lagjen ‘5 maji’ dhe se aty strehohej një turk, u vu dhe ndjeka me agjent.
31 Gusht 2022, 11:02 -
-
Qeveria liron nga detyra Ardi Veliun! Dallëndyshe Bici ikën nga 'Mbrojtja', rikthehet në krye të IKMT-së
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për lirimin nga detyra të dy zëvendësministrave. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se qeveria ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministres së Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici, si dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ardi Veliu.
31 Gusht 2022, 10:16 -
Shqipëria, si anarki liberale dhe paterica e Tony Blair?!
Shqipëria duhet të kishte pasur ndonjëherë në histori ndonjë lloj qasje liberale për të përcaktuar nëse ka arritur ndonjëherë në një stad lirie dhe zhvillimi të tregut të lirë apo për të ditur se në çfarë shkalle e përfaqëson tashmë lirinë individi i saj.
30 Gusht 2022, 22:46 -
-
-
-
U arratis me 2 mld $ nga Turqia, kapet në Palasë bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer! Në pranga edhe nipi Armando Dukës që e ndihmoi të fshihej
Pas 16 muajve në arrati, u arrestua në Palasë, bosi turk i kriptomonedhave që mashtroi duke u vjedhur 2 miliardë dollarë klientëve të kompanisë që 28-vjeçari themeloi në Turqi. Faruk Ozer u kap në Palasë bashkë me nipin e Armand Dukës të FSHF-së, Edevaldo Haxhiu që autoritetet vendase e akuzojnë se e ka ndihmuar të fshihet kundrejt rryshfeti
30 Gusht 2022, 10:07 -
Ministrja këshillon qytetarët për kursimin e energjisë: Lani rrobat me 30 gradë në lavatriçe
Në kuadër të kursimit të energjisë elektrike, ku në vjeshtë pritet edhe një përkeqësim i situatës, ministrja e Energjisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi duke këshilluar qytetarët si të kursejnë energjinë
29 Gusht 2022, 21:20 -
-
Drejt zëvendësimit brenda javës, Gledis Nano: Nuk kam dhënë dorëheqjen
Vetëm pak muaj pas emërimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shkon drejt zëvendësimit.Burime jo zyrtare informojnë se brenda javësh, qeveria mund të emërojë drejtorin e ri, teksa ende nuk janë të njohura arsyet e zëvendësimit.
29 Gusht 2022, 15:27 -
Kriza e energjisë/ 1 megavat arrin në 730 euro, eksperti: Fatura e importit mund të arrijë 1 mld euro, dimri do jetë më i vështirë
Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk ka të ndalur. Sot një megavat në bursën e ndërkombëtare HUPX kushton mesatarisht 731.05 euro, nga 501.71 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit të kaluar. Ndërsa në raport me 29 gushtin e vitit të kaluar rritja e çmimit për megavat është rritur me 8 herë, pasi vjet një megavat kushtonte 90.46 euro.
29 Gusht 2022, 13:40 -
'Trafiku i drogës, pandemi globale', mediat spanjolle: Në Europë janë kapur 240 ton kokainë në 2021! Krimi i organizuar shqiptar ka aftësi për të korruptuar punonjësit
‘Trafiku i drogës është kthyer në pandemi globale’, kështu deklaroi një ekspert i trafikut ndërkombëtar të drogës për ‘El Confiencial’ duke shtuar se nuk duhet hequr asnjë presje nga raportet që e paralajmërojnë se si është situata me tregun. Në artikull përmendet edhe krimi i organizuar shqiptar për aftësi në korruptimin e punonjësve.
29 Gusht 2022, 13:11
