-
-
Vrasja e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, SPAK çon për gjykim Erion Alibejn! Pushohet çështja për 2 të tjerë
Erion Alibej, i akuzuar si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal dhe për dy vrasje të ndodhura në korrik të vitit 2021, është çuar për gjykim në GJKKO nga SPAK pasi ka mbyllur hetimet.
18 Dhjetor 2021, 12:16 -
Referendumet anti-SHBA të dyshes Meta-Berisha dhe fati tyre si Uzina e Ballshit
Dy politikanë të korruptuar në Ballkan kanë shpallur dhe mbajtur referendum 'popullor' kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, reformës në drejtësi dhe në formë presioni për të marrë një garanci se nuk do të përfundojnë si 'delja' e tyre Adriatik Llalla.
18 Dhjetor 2021, 11:35 -
Referendumi i Berishës/ Probleme me listat, votojnë edhe pa e pasur emrin! Vokshi: Votuan rreth 44 mijë, 99% pro shkarkimit të Bashës (VIDEO)
Në referendumin e mbajtur në 72 degë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, sipas kryetares së Komisionit për referendumin Albana Vokshi, votuan rreth 44 mijë demokratë, madje në disa degë deklarohet se është votuar 100% për shkarkimin e Bashës. Procesi ka kaluar pa incidente, ndërsa në shumë degë votimi u krye në lokale, bilardo e kinema e qendra shëndetësore.
18 Dhjetor 2021, 07:23 -
Kuvendi i PD, 5004 delegatë rrëzojnë '11 dhjetorin' dhe anulojnë referendumin! Miratohet neni 'Anti Berisha', përjashtohet nga pozicionet drejtuese! Basha: Ta nxjerrim nga radhët tona (VIDEO)
Pas 6 orë punime, 5004 delegatët e Lulzim Bashës zhbënë çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, përfshirë shkarkimin e kryedemokratit, referendumin e kësaj të diele të Berishës! Në fjalën e tij, Lulzim Basha, pranoi për herë të parë, se PD për 8 vite ka pasur dy kryetarë. Për Bashën, kriza “Berisha” ka nisur shumë më herët se ‘Non Grata’, me një parti që konsiderohej pronë e tij private dhe kundërshtarët cilësuar kukulla.
18 Dhjetor 2021, 07:16 -
-
Ylli Pata: 'Nacionalizmi' fake, streha e fundit e anti-amerikanëve të Ballkanit
Sali Berisha shpalli aksionin e parë politik të partisë së tij të re që tashmë është themeluar e po formësohet avash avash. Një protestë në ditën kur në Tiranë do të jetë për vizitë zyrtare, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me rastin e nismës “Ballkani i Hapur”.
17 Dhjetor 2021, 18:50 -
Enno Bozdo në Report Tv: Kuvendi i 11 Dhjetori shterues, por duhet një lidership përtej Berishës dhe Bashës
Për Enno Bozdon, Partia Demokratike ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Deklarata u bë në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV ku Bozdo tha se treguesi kryesor që demokratët duan ndryshim është edhe pjesëmarrja e madhe te Kuvendi i Berishës.
17 Dhjetor 2021, 18:36 -
Koronavirusi/ 296 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Në të gjithë vendin janë 5,366 raste aktive me COVID ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 402 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.
17 Dhjetor 2021, 17:14 -
Dita Kombëtare e Katarit, Ambasada në Tiranë organizon ceremoni festive! Meta: Mirënjohës ambasadorit për ndihmën e pakursyer
Me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit, Ambasada në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme një ceremoni pritëse, ku ishin të pranishëm personalitete të larta të shtetit Shqiptar, Presidenti Ilir Meta, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe lokale, deputetë, anëtarë të trupit diplomatik, si dhe personalitete të politikës, medias, kulturës dhe artit.
17 Dhjetor 2021, 16:31 -
Investimet në Klinikën Stomatologjike Universitare, ministrja e Shëndetësisë: Shërbim falas për fëmijët dhe grupet në nevojë
Ky investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Klinikën Stomatologjike Universitare, garanton shërbimet për fëmijët, të moshuarit dhe grupet vulnerabël falas.
17 Dhjetor 2021, 15:10 -
Eduard Zaloshnja: Një plak 80 e ca vjeçar përballë një partie 80 e ca vjeçare…
Në qoftë se Berisha arrin të marrë kontrollin e plotë të PD-së (ka ca pengesa të mëdha juridike e bravash, para se ta arrijë këtë gjë), do të jetë mbi 80 vjeç kur të ketë shansin të përballet elektoralisht me PS-në për shumicën në Kuvend.
17 Dhjetor 2021, 15:01 -
Dezinformimi i 'spiunëve' të vendeve të tjera dhe organizatave terroriste por ushqen frikën për dhunë në SHBA
Sipas një zyrtari të lartë të Sigurisë Kombëtare, përpjekjet e vazhdueshme nga shërbimet e huaja të inteligjencës dhe organizatat globale terroriste për të përhapur dezinformata në Shtetet e Bashkuara duket se po funksionojnë, duke ngritur shqetësime të reja për një sulm terrorist në javët e ardhshme.
17 Dhjetor 2021, 14:50 -
Shqiptarja.com i zbuloi skandalin, pasurinë marramendëse dhe karrierën, tërhiqet gjyqtari Agron Zhukri, që u zgjodh për të gjykuar Statutin e Berishës
Agron Zhukri, gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të PD, miratuar në Kuvendin e Partisë Demokratike, thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021, në stadiumin kombëtar, është tërhequr nga çështja. Vendimi i tij është marrë pasi Shqiptarja.com denoncoi dosjen e karrierës së tij dhe pasurinë marramendëse.
17 Dhjetor 2021, 13:16 -
Ulet me 3.6% numri i aksidenteve në muajin nëntor krahasuar me viti i kaluar, rritet ndjeshëm numri i të plagosurve në rrugë, bie numri i viktimave
Në muajin Nëntor 2021 numërohen 106 aksidente rrugore nga 110 aksidente të ndodhura në muajin Nëntor të 2020, duke u ulur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
17 Dhjetor 2021, 11:45 -
-
Plotësimi i 1 vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë: Kanë aplikuar 5 kandidatë, lista në KED
Brunilda Kadi, Ilir Toska, Holta Zaçaj, Manjola Xhaxho dhe Tartar Bazaj për të plotësuar në Gjykatën Kushtetuese vendin e lënë vakand nga Gani Dizdari që duhet plotësuar nga Gjykata e Lartë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjykata e Lartë e cila thotë se lista i ka kaluar KED-së.
17 Dhjetor 2021, 10:32 -
Pa Veting dhe me pasuri të ‘çmendur’, kush është gjyqtari Agron Zhukri që do të shqyrtojë Statutin e Berishës! Nga pallati tek 2 milionë USD të gruas! ‘Plepist’ dhe ish-shofer?
Gjyqtari Agron Zhukri do të vendosë për fatin e statutit paralel që miratoi Sali Berisha në mitingun e së shtunës në stadium. Të dhëna rreth karrierës dhe pasurisë. Zhukri mori pjesë edhe në gjykimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998.
17 Dhjetor 2021, 10:07 -
Ndotja e ujit, tokës, plazheve, Rama prezanton aplikacionin për denoncimin e krimeve mjedisore: Mbroni shëndetin dhe jetën
Kryeministri Edi Rama ka prezantua sot aplikacionin e ri 'Komisariati Digjital', ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e krimeve mjedisore. Tashmë nëse konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, mund të denoncosh problemin, në mënyrë që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt.
17 Dhjetor 2021, 08:32 -
FOTOT/ Basha 'dërrmon' Berishën në Facebook, ndiqet më shumë se dyfishi
Kur kanë mbetur pak orë nga përballja e 18 dhjetorit Basha duket se e ka fituar një betejë më të sot. Në duelin që po zhvillohet në prime time në emisionet televizive, Lulzim Basha po arrin më shumë shikueshmëri sesa Sali Berisha në transmetimet në Facebook, më shumë se dyfish.
16 Dhjetor 2021, 21:47 -
Berisha ‘ndan’ Floriana Garon me vjehrrën, njëra e adhuron, tjetra e demaskon si mashtrues
Në mediat sociale ka pasur kohët e fundit një polemikë, kur Floriana Garo u shfaq në krah të Sali Berishës në foltoret e tij, ndërkohë vjehrra e saj njihet për mendimin e saj kundër Sali Berishës.
16 Dhjetor 2021, 19:18
