-
Skandal/ Ja si Prokuroria liroi nga burgu Erjon Llapushin 3 muaj para se të vriste kamerierin në Elbasan! Paralajmërimi i Gjykatës: Mund të kryejë krime të tjera
Prokuroria e Pogradecit kërkoi në 6 korrik 2021 lirimin nga burgu të Erjon Llapushit 40 ditë pasi ishte arrestuar në flagrancë duke transportonte 24 emigrantë të paligjshëm. Rrezikonte 5 deri në 10 vite burg. Gjykata: Mund të kryejë krime të tjera, është dënuar disa herë. Llapushi 14 vjet aktivitet kriminal. Pasi u lirua, në fillim të tetorit 2021 vrau kamerierin në Elbasan për një tavolinë
15 Dhjetor 2021, 16:05 -
Ditmir Bushati: ‘Ndëshkimi’ i Shqipërisë rasti më absurd në historinë e politikës së zgjerimit të BE-së
Dje vendet anëtare të BE-së përsëriten në konkluzionet e tyre se: “Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli.
15 Dhjetor 2021, 15:03 -
Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2021-2030, ministrja: Shëndeti e drejtë, jo privilegj, synojmë financim e 70% të shpenzimeve për të
Në një koferencë të organizuar nga MSHMS, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mjekëve dhe infermierëve, përfaqësuesve të OBSH, organizmave të OKB në Shqipëri, partnerët ndërkombëtarë dhe grupet e interesit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nënvizoi se në thelb të filozofisë së strategjisë së këtij 10 vjeçari është mbulimi shëndetësor universal.
15 Dhjetor 2021, 14:13 -
Arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit, LSI: Lefter Koka nuk është 'koka' por Edi Rama! Avokati Beqiri: SPAK po tregon se njerëzit me pushtet nuk kanë më 'imunitet' nga drejtësia
Lefter Koka, u arrestua dje me urdhër të SPAK, pasi sipas organit të akuzës në periudhën kur ishte ministër i Mjedisit ka shkelur ligjin për inceneratorin e Elbasanit dhe ka përfituar 3.7 milionë euro. Në hapësirën de debatit në Report Tv ishin të ftuar Silva Caka dhe Idajet Beqiri.
15 Dhjetor 2021, 13:12 -
PD me 2 statute edhe në Gjykatën e Tiranës! 2 ditë pas Bashës edhe Berisha dorëzon vendimet e Kuvendit të thirrur prej tij
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka dëpuzituar në gjykatë për regjistrim statutin e ri, të cilin e miratoi në 11 dhjetor, në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Ky vendim vjen vetëm dy ditë pasi Lulzim Basha depozitoi në gjykatë statutin e ndryshuar të në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik
15 Dhjetor 2021, 12:53 -
-
Panari i librit në Fier, shkrimtari Fran Ukcama libër për Mateo Vasiun: Poemë që apelon për kujdesin ndaj fëmijëve
Këtë vit, një libër i cili tërhoqi vëmendjen, i është kushtuar Mateo Vasiut, 8-vjeçarit i cili u vra brutalisht dhe u gropos nga fqinji i tij Klodian Çalamani në oborrin e banesës së këtij të fundit. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa shkrimtari i veprave për fëmijë Fran Ukcama, i cili ka shkruar poemën ‘Mateo o engjëll, o biri i diellit’, thotë se jetonte çdo ditë me dhimbjen e vdekjes së 8-vjeçarit, e ndaj vendosi që të shkruante këtë libër
15 Dhjetor 2021, 12:37 -
Miratohen te 'Ekonomia' ndryshimet e buxhetit 2021, Ministria e Financave: Shtohen shpenzimet, japim bonusin për pensionistët! Braçe: Ka jo eficencë në përdorimin e parasë publike
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimin e buxhetit të shtetit për herë të 6 brenda këtij viti. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka thënë se me këtë rishikim të buxhetit do të shtohen të ardhurat dhe shpenzimet me 18.2 miliardë lekë. Po ashtu me këtë rishikim vendoset të jepet edhe bonusi prej 5 mijë lekësh për pensionistët.
15 Dhjetor 2021, 12:15 -
-
Shkon në Jarinjë dhe kthehet sërish prapa, Kosova i ndalon hyrjen Petar Petkoviç: Kurti po shkel marrëveshjet në Bruksel
Shteti i Kosovës ia ka ndaluar sërish hyrjen drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Kësaj here Petkoviç ka folur nga pika kufitare në Jarinje pasi s’u lejua që të hyjë në Kosovë
15 Dhjetor 2021, 11:41 -
-
-
Vidhet filiali i Postës Shqiptare në Babrru, 2 të rinj jo më shumë se 20-vjeç të maskuar por pa armë grabisin 200.000 lekë! Largohen me biçikleta
Të maskuar, 2 persona kanë hyrë mëngjesin e sotëm në filialin e Postës Shqiptare në fshatin Babrru në Tiranë dhe kanë vjedhur 200.000 lekë.
15 Dhjetor 2021, 10:00 -
Nga Kabuli në Shëngjin, një shtëpi përtej detit! Rrëfimet e shtetasve afganë që jetojnë në Shqipëri
Bregdeti shqiptar është shndërruar në strehë të sigurt për mijëra shtetas afganë, që ikën nga vendi i tyre pasi talibanët u kthyen në pushtet. Megjithëse po e shijojnë mikpritjen shqiptare, ata thonë se po presin që rrugëtimi i tyre të përmbyllet në SHBA.
15 Dhjetor 2021, 09:43 -
Çmimet e larta të energjisë, Sekretariati: Bizneset në tregun e lirë po ndikohen drejtpërdrejt
Sekretari i Komunitetit të Energjisë vlerësoi së fundmi ekspozimin e vendeve që janë pjesë e tij ndaj çmimeve të larta të energjisë në bursa si dhe masat që janë marrë për të zbutur këtë efekt nga ana e qeverive.
15 Dhjetor 2021, 07:36 -
-
Ekskuzive në 'Repolitix'/ Report Tv siguron pamje nga pallati ku jeton Adriatik Llalla në Romë! Gjykata i komunikoi 'masë arresti', por rri në banesë për shkak të shëndetit
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llala, i dënuar me vendim të formës së prerë nga GJKKO, jeton në Itali dhe prej disa ditësh ka kërkuar azil politik në Itali. Emisioni 'Repolitix' në Report Tv ka siguruar pamje nga ndërtesa ku ai jeton në një lagje në kryeqytetin italian në Romë. Llallës i kanë marrë pasaportën dhe nuk lejohet të dalë nga qyteti i Romës.
14 Dhjetor 2021, 22:03 -
U shkarkuan nga Basha, Komisioni i Rithemelimit thirrje sekretarëve: Injoroni njoftimet e 'Gaztorit' pas asnjë vlerë juridike, vazhdojmë punën për referendumin
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar në lidhje me shkarkimin, e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Palokës, 5 anëtarëve të kryesisë së PD-së e 4 sekretarëve. Komisioni i Rithemelimit i cili u krijua në Kuvendin e thirrur nga Berisha u bën thirrje atyre që t'i injorojnë këto njoftime
14 Dhjetor 2021, 19:44 -
Pajtim Bello: Çmontimi i antiamerikanizmit në PD nuk është detyrë vetëm e Bashës por e të gjithëve
Nuk luftohet thjesht kush merr PD por edhe nga do të shkojë PD; në lojë është edhe kahja e vektorit të trajektores shqiptare; më shkoqur e ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve anë e kënd rruzullit tokësor.
14 Dhjetor 2021, 18:55 -
Ylli Pata: Pas shpërthimit për Berishën, nëse e ka seriozisht, Basha të flasë përpara një prokurori!
Aq përshtypje ka bërë Lulzim Basha ditën e djeshme, në konferencën e shtypit pas mësymjes së Sali Berishës në selinë e PD-së, sa ka marrë vëmendjen e një publiku shuumë më të gjerë se ata të interesuar për politikë, apo militantët e së djathtës.
14 Dhjetor 2021, 18:43 -
Humbin jetën 4 qytetarë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, 376 rezultojnë pozitiv me COVID
4 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID, në 24 orët e fundit në vend; një qytetare nga Vlora 69 vjeçe, një qytetare nga Përmeti 71 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç. Nga 3279 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv 376 qytetarë me COVID
14 Dhjetor 2021, 18:42
