-
-
896 raste të reja me COVID dhe 3 viktima në vend! 132 qytetarë të shtruar në spital, 14 rëndë! Mbi 12 mijë pacientë aktivë
Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, ndërsa janë regjistruar 896 raste të reja infeksioni. Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar
5 Shtator 2021, 17:10 -
Ekonomia dhe qeveria e re, sfidat e ministreve Kumbaro, Ibrahimaj e Krifca! Rritje ekonomike e amnisti, menaxhim i mbetjeve dhe plazheve deri te objektivi për eksportet 1 mld $
Tre ministret e reja të kabinetit të qeverisë Rama 3, Delina Ibrahimaj, Mirela Kumbaro dhe Frida Krifca kanë një sërë sfidash përpara në situatën në të cilën ndodhet ekonomia, turizmi apo bujqësia. Ministret duhet të gjejnë zgjidhje që nga mbetjet dhe plazhet e pandara deri tek mekanika bujqësore dhe amnistia fiskale.
5 Shtator 2021, 14:02 -
-
-
Studimi/ Profili shqiptar i pandemisë, gjatë dimrit 2020-2021, të rinjtë grupmosha më e infektuara
Gjatë dimrit 2020-2021, grupmosha më e infektuar ishin të rinjtë 25–34 vjeç (20.03%), e përfaqësuar nga të rinjtë aktivë që zakonisht është e shkujdesur dhe e neglizhon zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera. Prej tyre më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%).
5 Shtator 2021, 09:22 -
45-vjeçari kishte dalë për peshkim dhe i përmbyset varka nga dallgët në Liqenin e Prespës, mbytet! Pas disa orë kërkimesh, trupi i peshkatarit gjendet afër kufirit me Greqinë
Stavri Vasilovski, 45-vjeçar, është mbytur në Liqenin e Prespës në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte dalë për të peshkuar së bashku më vëllain dhe një tjetër. Trupi i tij u gjet pasditen e sotme, pasi disa orë kërkimesh nga polumbarët
5 Shtator 2021, 09:14 -
-
Hapja e tunelit 5 në nyjen 'Shqiponja', Rama publikon pamjet: Si do lidhet autostrada me hyrjen drejt qendrës!
Tuneli 5 tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë është hapur duke filluar që nga dita e djeshme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe shkruan se ky tunel bën lidhjen e drejtpërdrejtë të autostradës me hyrjen për në qendër.
4 Shtator 2021, 21:24 -
-
-
'Zemra e Krishtit', pas gati një shekull projekt në letër, i vjen radha të ndërtohet në Tiranë kumbanores madhështore
Një projekt i vënë në letër 100 vite më parë, është vënë në zbatim në 2021. Bëhet fjalë për Kumbonaren "Zemra e Krishtit" që pritet të ndërtohet te Kisha në rrugën e Kavajës në kryeqytet.
4 Shtator 2021, 14:59 -
Shqipëria strehoi 37 gratë afgane që shpëtoi fondacioni i themeluar prej saj, Hillary Clinton telefonon Ramën: Faleminderit për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar
Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, ish kandidate për Presidente në SHBA dhe bashkëshorte e ish-Presidentit Bill Clinton mësohet se ka telefonuar Kryeministrin Rama për ta falënderuar për këtë gatishmëri të Shqipërisë për t’i strehuar afganet e shpëtuara.
4 Shtator 2021, 14:54 -
Kreu i ARRSH për Report Tv: Punimet te ish-sheshi 'Shqiponja' mbyllen brenda 2021! Prezenca e trafikut? Jo nga mungesa e informimit, por kthimi i pushuesve dhe studentëve
Viti 2021 do të sjellë edhe përfundimin e punimeve në ish-sheshin 'Shqiponja' si edhe të Lotit 2 që ka të bëjë me nyjen e Astirit, gjë e cila për kreun e ARRSH-së, Evis Berberi do të minimizojë maksimalisht trafikun. Ai sjellë detaje se si do të devijohet trafiku!
4 Shtator 2021, 13:33 -
Uragani Ida, u merr jetën të paktën 60 personave në SHBA! Shumica e viktimave në New York, humbën jetën në bodrumet e paligjshme
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në 8 shtete të SHBA, si pasojë e Uraganit Ida, stuhi e cila gjatë një javë ka shkaktuar dëme të mëdha. E ndërkohë që autoritetet tanimë në përballje edhe me reshjet që nuk kanë të ndalur po mundohen të pastrojnë vendi.
4 Shtator 2021, 12:30 -
Atentat ish-kreut të PS në Vaun e Dejës: Dy persona në motor me skafandër më qëlluan sapo dola nga kafja, s'më thanë asgjë! S'e di kush janë! Identifikohet autori
Ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës, Nikolin Huba ka rënë pre e një atentati mesditën e kësaj të shtune, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër. Në mes të ditës, 2 persona në motor me skafandër, kanë shkuar në drejtim të tij duke e qëlluar sapo doli nga kafja, e duke e lënë të plagosur. E gjitha kjo skemë është ndërtuar mbi bazën e dëshmisë së vetë të plagosurit.
4 Shtator 2021, 10:40 -
3 vakancat nga gjyqësori për KLGJ, aplikojnë 6 gjyqtarë! Zbardhen emrat
Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në total kanë aplikuar 6 gjyqtarë për 3 vende vakante nga radhët e gjyqtarëve.
4 Shtator 2021, 09:28 -
Vaksina me detyrim edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët! 1 milion e gjysmë vaksinime në total kundër COVID, Rama: Vaksinohuni, mbroni shëndetin
Ka shkuar në 1.500.000 numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër COVID-19. Kryeministri Edi Rama, teksa bën me dije shifrën, i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga virusi dhe për të shpëtuar jetë. Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laborantë do të bëjnë vaksinë me detyrim.
3 Shtator 2021, 20:10 -
-
Fati i Berishës/ Ish ministrja e PD-së në KQZ, Helga Vukaj: Ja pse të shpallurit non grata nga SHBA nuk mund të futen në Parlament
Shkresa e anëtares së Komisionit Rregullator pranë KQZ Helga Vukaj në 10 mars 2021. Argumenton se pse ligji i dekriminalizimit ndalon mbajtjen e mandatit të deputetit nga personat që janë shpallur non grata nga SHBA. A do t’i qëndrojë PD-ja këtij standardi apo do ta mohojë për shkak të presionit të Berishës?!
3 Shtator 2021, 17:31 -
Rriten lehtë rastet e reja me COVID, 895 të infektuar në 24 orët e fundit në vend, humbin jetën 3 persona
895 raste të reja infeksioni janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa fatkeqësisht betejën me sëmundjen e kanë humbur 3 persona. Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
3 Shtator 2021, 16:59
