-
Një rast, që tregon se gjithë kauza e PD-së për vjedhjen e zgjedhjeve është ngritur mbi thashetheme
Deri më 25 prill në darkë, zgjedhjet për Partinë Demokratike ishin në rregull. Gjithçka ndryshoi pas 26 prillit, kur u bë e qartë që PS kishte fituar sërish. Atëhere filluan të dilnin pretendimet se zgjedhjet ishin vjedhur e blerë
16 Maj 2021, 07:14 -
'Më jepni pak ujë se po vdes'....britmat drithëruese të vajzës që makina i përplasi shoqen e përfundoi në stacion autobusi te 'Vasil Shanto' (VIDEO)
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku një makinë ka përfunduar në stacionin e autobusit në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, e për pasojë dy këmbësore kanë mbetur të lënduara.
15 Maj 2021, 22:16 -
Dokumentet/ Ja si Ilir Meta tentoi të sabotonte Byronë Kombëtare të Hetimit duke bllokuar rrogat e agjentëve
Meta shfrytëzoi afatin 3-javor dhe në fund ktheu mbrapsht me dekret ndryshimet në ligjin për SPAK që përcaktonin pagat e drejtuesve dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për arsye procedurale.
15 Maj 2021, 20:37 -
39 raste të reja me COVID dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit! Sot mbi 11 mijë vaksinime anti-COVID! (664.452 në total)
Situata 24 orëshe e koronavirusit vijon të tregojë shifra më të ulëta të infeksioneve dhe të fataliteteve. 39 të konfirmuar pozitivë me COVID dhe 2 qytetarë kanë ndërruar jetë është bilanci i kësaj të shtune, ndërsa drejt përmirësimit paraqitet gjendja edhe me shtrimet në spitalet COVUID ku rezultojnë 83 pacientë për trajtim mjekësor dhe 7 prej tyre që janë në terapi intensive.
15 Maj 2021, 16:44 -
Frika nga SPAK/ Pas Berishës edhe dhëndri Malltezi në mbrojtje të Bashës për kontrollin e PD-së, në 2017 firmosi për largimin e tij si përgjegjës për humbjen
Familja Berisha nxiton për t’i dalë në mbrojtje Bashës pas humbjes së radhës. Jamarbër Malltezi mbështet alibinë e fajësimit të krimit për humbjen. Në 2017 kërkoi largimin e Bashës si përgjegjës për humbjen. Ndryshimi i qëndrimit për shkak të frikës nga hetimet e SPAK për 20 kullat mbi ish Klubin Partizani.
15 Maj 2021, 16:30 -
-
-
Gjenerali Piro Ahmetaj i ashpër ndaj Bashës: Vish opingat e Sheros dhe largohu kokulur! Shko shkruaj librin 2 me dështimet e tua
Për gjeneralin zgjedhjet e 25 prillit janë dhuruar dhe janë shitur nga Lulzim Basha dhe se përtej përpjekjeve të Bashës me ankimimet kërkon të justifikojë humbjen e tij. Ai shpreh bindjen se demokratët do ta çlirojnë partinë e pushtuar për 8 vjet nga Basha me grupin e tij.
15 Maj 2021, 14:59 -
Jakup Krasniqi nga Haga uron bashkëshorten në 61 vjetorin e lindjes: Sa e vështirë qenka të festoj larg teje!
Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, Gresa duke uruar nënën e saj për ditëlindje, ka publikuar edhe urimin e të atit aktualisht I burgosur në Hagë.
15 Maj 2021, 14:32 -
-
Lorenc Vangjeli: Basha nuk është Selmani që në dasmën e dytë mori të njëjtën grua
Strategjia e gabuar e PD-së deri në minutën e fundit përpara fillimit zyrtar të garës, për të mos folur për idiotësitë e tjera që e nxorrën nga sistemi, janë faji i Lulzim Bashës dhe i një sërë zërash të tjerë autoritarë publikë që gabuan në gjykim. Të yshtur nga urrejtja për të mohuar dhe të pandershëm për të pohuar, të gjithë bashkë ata bënë gabimin fillestar të mos kuptimit të thelbit të demokracisë: mohuan magjinë e votës.
15 Maj 2021, 13:08 -
20 mijë qytetarë e biznese shtynë dhe ristrukturuan kreditë, BSH për Report TV: Masat lehtësuese frenuan rritjen e kredisë së keqe
Shtyrje e kësteve të kredive, rishikim i afatit për të shlyer detyrimet deri tek ulja e normës së interesit janë disa nga masat e ndërmarra nga bankat për të ndihmuar bizneset dhe individët në vështirësi si pasojë e pandemisë. Sipas Bankës së Shqipëri janë 20 mijë klientë bankar që kanë përfituar nga këto masa.
15 Maj 2021, 12:51 -
Nga nesër ndryshon trafiku gjatë natës në Tunelin e Krrabës, ARRSH sqaron si do të bëhet qarkullimi i mjeteve për një muaj
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në netët në vijim nga ora 21:00 deri në orën 06:00 kalimi do bëhet nga njëri krah i tunelit të Krrabës, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar, ndërsa do të ketë prezencë të patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit.
15 Maj 2021, 12:48 -
Nga 12 korriku patentat shqiptare do të njihen edhe në Itali! Marrëveshja e njohjes reciproke të lejeve të drejtimit e vlefshme për 5 vite
Nga 12 korriku, datë kur hyn zyrtarisht në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të patentave Shqipëri-Itali, shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin, pa pasur nevojë për prova teorike dhe praktike.
15 Maj 2021, 10:53 -
‘Defender 21’, mbërrijnë në Rinas 267 ushtarë amerikanë! Yuri Kim: Jo vetëm përfitim ushtarak, SHBA ka investuar 35 mln dollarë me punësimet për stërvitjen
Mbërritën pasditen e sotme 267 ushtarë të Forcave Amerikane në Tiranë, pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s dhe pritet të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit. Trupa e Ushtrisë Amerikane do të mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit dhe janë pjesë e 28 mijë trupave shumëkombëshe që do të vijnë në vendin tonë deri më 20 qershor 2021 kur dhe përfundon stërvitja
15 Maj 2021, 09:59 -
Anëtari i KAS: Për Beratin vendosim nesër se çfarë provash të LSI do pranojmë! Ardit Çela: Mandati u mor me dhunë për 77 vota! Në 24 qendra votimi më shumë fleta votimi se votues
Anëtari i KAS Ledio Braho tha se për qarkun e Beratit, LSI kishte shumë prova nga LSI dhe nesër do të merret vendimi se cila nga këto prova do të pranohet dhe a do të kërkohen nga KAS prova shtesë të tjera për këtë qark. Ndërsa nga ana tjetër kandidati i LSI, Ardit Çela tha se ka pasur parregullsi të mëdha në 24 qendra votimi, ku kutitë janë mbushur me fletë votimi tepër dhe se nuk ka një raport se kush ka votuar.
14 Maj 2021, 22:44 -
Zef Mazi nga Shkupi: Shtyrjet për nisjen e negociatave shtojnë lodhjen! Gabim nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndahen në rrugën e integrimit
Kryenegociatori për integrim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka vizituar sot Shkupin ku dha mesazhe mbështetëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
14 Maj 2021, 20:16 -
Skënder Minxhozi: Koka e Bashës nuk i zgjidh hallet e opozitës, thjesht i kamuflon ato
Opozita nuk humbi vetëm zgjedhjet e radhës në 25 prill. Ajo humbi de facto të gjithë vlerën e investimit tetëvjeçar në projektin e formatimit dhe ndërtimit të një epoke post-Berisha brenda të djathtës shqiptare. Ashtu si në rastet kur e mbërthen keq këmishën nga kopsa e parë, mënyra hipokrite sesi nisi ai proces tetë vite të shkuara, po kushtëzon edhe vijimin e ngjarjeve që kanë rrjedhur pas tij. Këmisha e mbërthyer keq të tregon shëmtuar para pasqyrës! Dhe ç’është më e sikletshmja, duhet kopsitur edhe një herë nga e para!
14 Maj 2021, 19:54 -
Ultimatumi i Ramës për ndërtimet pa leje, në Kukës nis aksioni! Procedohen 5 zyrtarë të bashkive dhe 32 persona
Sapo kryeministri Edi Rama shaplli nisjen e aksionit për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, Policia e Kukësit ka proceduar penalisht 32 persona për ndërtime të paligjshme dhe 5 punonjës të bashkive të qarkut Kukës pasi lejuan këto ndërtime pa leje.
14 Maj 2021, 19:36 -
Itali, arrestohen 4 anëtarë të karteli shqiptar të drogës 'Kompania Bello', në kërkim dy të tjerë
3 shqiptarë dhe 1 shtetas italian janë arrestuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vepronte për llogari të kartelit shqiptar të drogës “Kompania Bello”, që u shpërbë shtatorin e kaluar gjatë operacionit “Los Blancos”.
14 Maj 2021, 17:54 -
COVID, kreu i OBSH thirrje shteteve: Mos vaksinoni fëmijët, por jepjani dozat Covax!
"Mos vaksinoni fëmijët, jepjani dozat Covax", kjo është kërkesa e Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH. Nisur në Prill të viti 2020 nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, Covax është programi global bashkëpunues për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë për të gjitha vendet në vaksinat kundër Covid-19.
14 Maj 2021, 17:33
