-
Kuvend pas 25 prillit! Denaj: Shtojmë 2 miliard lekë për vaksinat! Balla: Meta të shkarkohet, duam president mbi palët për çuarjen e Shqipërisë në BE! Për vrasjen në Elbasan të hetohet PD
Në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke folur për nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta tha se kjo nuk është një "kapriço" e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por sepse vendit i duhet një president mbi palët politike që ndihmon në çuarjen e vendit në BE
4 Maj 2021, 07:17 -
-
Dita e lirisë së shtypit: Në Shqipëri ulet numri i mediave, por rritet i gazetarëve! Pasojat nga kriza e Covid-19
3 Maji është Dita e Lirisë së Shtypit. Sipas Eurostat, në vitin 2020, kishte pothuajse 393 mijë gazetarë në 21 Shtete Anëtare të BE-së, që përfaqësojnë 0.2% të punësimit total në këto Shtete Anëtare të BE-së. Midis tyre, gratë dhe burrat ishin pothuajse të përfaqësuar në mënyrë të barabartë (48% kundrejt 52%). Mbi një e treta e këtyre gazetarëve ishin të moshës 35-49 (35%), ndërsa ata nën moshën 35 vjeç përbënin një proporcion të ngjashëm (34%), të ndjekur nga ata të moshës 50 ose më shumë (32%)
3 Maj 2021, 22:36 -
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ shpall nesër rezultatin për të gjitha qarqet
Pas Kukësit, Komisioni Qendror Zgjedhor do të miratojë nesër tabelat për rezultatin e votimit në 11 qarqet e tjera. Në mbledhjen që pritet të zhvillohet nëse në orën 15, pritet që të miratohet tabela për rezultatin e votimit në zonat zgjedhore për 11 qarqe, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021
3 Maj 2021, 22:13 -
Këlliçi në Report Tv: Më shumë thërrasin ‘Basha ik' se ‘Rama ik’, PD i duhet kohë të analizojë ku gaboi! Fleta me numra na vodhi ‘mandatin e ndryshimit’, votat e pavlefshme në favorin tonë
Belind Këlliçi, i cili u zgjodh deputet nga zgjedhjet e 25 prillit në Partinë Demokratike, i ka cilësuar thirrjet për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD nga demokratët e zhgënjyer, si të nxituar dhe se partisë dhe strukturave drejtuese të saj duhet t’i jepet koha e duhur për të bërë analizën se ku kanë çeduar dhe ku kanë gabuar për të nxjerrë mësimet e duhura.
3 Maj 2021, 22:08 -
Nesër Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit, PS synon shkarkimin e Metës! Deputetët që ulen për herë të fundit në parlament
Ditën e nesërme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kuvendi do të mblidhet me deputetët aktual ku shumicë prej tyre do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator. Nesër disa nga deputetë do të ulen për herë të fundit, ku mes tyre janë dhe emra të rëndësishëm si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqaj, Vasilika Hysi apo Eglantina Gjermeni dhe pothuajse të gjithë deputetët e opozitës së re.
3 Maj 2021, 22:00 -
Dy rrjeshta sipër 1001-shit
Ka më shumë se 1001 arsye dhe faktorë që sollën fitoren e mandatit të tretë qeverisës nga Edi Rama dhe Partisa Socialiste. Unë do të flas për ato pak sipër 1001-shit. Edi Rama zgjodhi një kauzë që historia e kërkonte, e mbajti kauzën lart mbi inetersat për pushtet, nuk u tërhoq përpara imperativit historik, nuk bëri pazare për të lehtësuar barrën e rëndë të kauzës dhe nisi rrugëtimin e vështirë të fushatës. Edi Rama nuk u trëmb nga humbja edhe pse ajo ishte në pragun e derës si edhe fitorja, por Edi Rama luftoi ballas për fitoren e kauzës.
3 Maj 2021, 18:38 -
-
Bien shifrat e personave të infektuar, sot 38 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë
Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID në vendin tonë kanë ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit janë shënuar 38 raste të reja nga 1762 testimeve të kryera. Ndërkohë betejën me virusin nuk e kanë fituar 2 qytetarë. Ministria njofton se me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19.
3 Maj 2021, 17:51 -
Frrok Çupi: Para Metës ishte Omar Al-Bashir
Çfarë po ndodh tani me Ilir Metën, president i Republikës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur me presidentin Omar Al- Bashir. Të dy presidentët kanë vitin e përbashkët kur u takuan: 2009. Ndërsa Ilir Meta, atë vit, ngjitej për në majat e larta të pushtetit, bash në vitin 2009 Al- Bashir po rrëzohej poshtë në humnerë. Ilir Meta u ngjit në fronin e zëvendës- kryeministrit e pastaj të kryetarit të Kuvendit dhe të presidentit të Republikës, Al- Bashir po shkonte në qeli.
3 Maj 2021, 17:34 -
Lëvizja/ Basha punoi që në 2018-n për shmangien e dorëheqjes pas humbjes, përjetësoi mandatin e tij në krye të PD! Me Statutin e ri s’mban përgjegjësi për disfatat
Në prill të vitit 2018 Basha rrëzoi draftin e kritikëve për ndryshimin e statutit që e detyronin të largohej pas humbjes, u miratua varianti që përjetësonte mandatin e kryetarit pa mbajtur përgjegjësi për numrin e humbjeve.
3 Maj 2021, 16:47 -
Nisin nesër punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH sqaron si do të bëhet qarkullimi i automjeteve, apel shoferëve: Përdorni kalime të tjera në rrugën dytësore
Ditën e nesërme do të nisin punimet në autostradën TiranëD urrës, ndërsa Autoriteti Rrugorë Shqiptar (ARRSH) ka dalë me një sqarim se si do të bëhet qarkullimi i automjeteve. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor prej datës 4 maj në datë 25 maj, ndërsa qarkullimi i automjeteve do të bëhet nga vetëm një korsi.
3 Maj 2021, 16:18 -
-
Denoncon PD: Balluku ka mbledhur të dhënat e banorëve të zonës për të kryer legalizimin para zgjedhjeve, SPAK dhe prokuroria hesht
Partia Demokratike thotë së SPAK dhe prokuroria ka heshtur pas kallëzimit që ato kanë bërë në SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukut dhe stafit të saj për krime elektiorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal
3 Maj 2021, 15:28 -
-
10 arsye të forta përse Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD
Partia Demokratike ndodhet në udhëkryqin më delikat në historinë e saj që nga themelimi më 12 dhjetor 1990. Me një humnerë bilancesh në 8 vjet në opozitë dhe me mungesë busulle për të ardhmen, ajo tashmë ka vetëm dy rrugë: ose të ndryshojë, të reformohet dhe të sjellë vërtetë shpresë edhe për ata që nuk janë anëtarë të saj, ose të tretet nën diktatin e politikanit që e drejton, por që po i sjell kësaj force pasoja të parikuperueshme.
3 Maj 2021, 14:25 -
-
Ja si PS humbi mandatin e 9 në qytetin e Taulant Ballës vetëm nga votat e pavlefshme, PD-ja mori deputetin e 6! Ngatërresa me fletën e votimit rekord me 7%, tjetër provë që rrëzon Metën
Rekord votash të pavlefshme në Librazhd me 7 %, zgjedhësit ngatërruan Taulant Ballën me patinë Lëvizja e Re, PS-ja humbi një mandat për 78 vota të cilin e përfitoi PD-ja, kjo është një tjetër provë që hedh poshtë pretendimin e Ilir Metës dhe një pjese të opozitës për manipulim të votave të pavlefshme.
3 Maj 2021, 13:02 -
-
-
PS mbledh 50 firma për të shkarkuar Presidentin: Nxiti ndasi sociale dhe krijoi destabilitet! Meta: Shashkë, merruni me krimet zgjedhore (DOKUMENTI i plotë)
Ilir Meta mund të bëhet i pari kryetar shteti në historinë e Shqipërisë i shkarkuar nga ligjvënësit për shkelje të rënda të Kushtetutës së vendit. Mazhoranca socialiste, e vendosur që këtë nismë të dytë ta çojë deri në fund, nuk ka humbur kohë por ka mbledhur nga radhët e saj 50 firma nga 35 që duhen gjithsej për të materializuar sa më shpejt nisjen e procesit.
3 Maj 2021, 10:07
