-
-
-
-
Vaksina anti-COVID/ Rama në SHBA: Takim pozitiv me bosin e Pfeizer! Nisim vaksinimin në dy muajt e parë të 2021, bisedime dhe me 2 kompani të tjera
Nga SHBA ku ka takuar prodhuesin e vaksinës anti-COVID kryeministri Rama njofton se vaksinimi në Shqipëri do të nisë në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm. Rama shkruan se do të futet në bisedime edhe me kompani të tjera që në Shqipëri të futen të 3 vaksinat anti –COVID.
9 Dhjetor 2020, 16:02 -
Mirëmbajtja rrugore gjatë sezonit të dimrit, Balluku: Të gjitha kapacitetet në gatishmëri për të përballuar situatën
Sezoni i dimrit, bashkë me temperaturat e ulëta, sjell reshje dëbore dhe ngrica, kjo veçanërisht në zonat malore, çka krijon probleme në qarkullimin e mjeteve. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur tashmë zbatimin e planit të masave për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore, për të garantuar një qarkullim pa probleme dhe të sigurt të automjeteve në të gjitha segmentet rrugore në vend gjatë stinës së dimrit
9 Dhjetor 2020, 13:53 -
Naftë pa taksë/ Kreu i shoqatës së agro-biznesit: Në 2021 do përfitojnë 80 mijë fermerë! Do jepet me kartë elektronike, s'do ketë abuzime
Kostot e fermerëve vitin që vjen do të përgjysmohen për shkak të heqjes së taksave për karburantin, por kryetari i shoqatës së agro-biznesit, Agim Rrapaj thotë se ata ende nuk janë të informuar për mënyrën e aplikimit për t’u bërë pjesë e skemës së përfitimit.
9 Dhjetor 2020, 13:34 -
Kë do të votonin shqiptarët më 25 prill? Në Tiranë: PS 56-60%, PD 30-34%, LSI 2-4%
8 Dhjetor 2020, 23:26 -
-
Enver Hoxhaj për Report TV: 2020 për Kosovën ka qenë një prej viteve më të vështira (VIDEO)
4 javë pas bërjes publike të aktakuzave të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Enver Hoxhaj, kryetari në detyrë i PDK-së shprehet se Kosova ka zhvilluar një luftë çlirimtare. Sa i përket presidentit të ri të Kosovës, Hoxhaj në një intervistë me gazetaren e Report tv Suada Mehmetaj tha se vendit i duhet një president që të bashkojë palët, ndërsa zbuloi se cila është rruga që duhet ndjekur për dialogun me Serbinë.
8 Dhjetor 2020, 18:20 -
S'ka bisedime brenda vitit, Varhelyi: Keqardhje që nuk mund të ecim përpara në kornizat e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Konferenca e parë ndërqeveritare nuk do të mbahet brenda vitit 2020 për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhjen që kjo që nuk ndodhi tani, por që bën thirrje që ky bllokim nga Ministrat e Europës të marrë fund sa më shpejt dhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE në një kohë të shkurtër.
8 Dhjetor 2020, 17:07 -
Ekskluzive/ Ilir Meta në mbështetje të Zhaklina Petos, u përjashtua 4 herë nga gara për Kushtetuesen për fshehje pasurie, ja pse u rikthye nga gjykata
Prapaskenat që mbajnë peng Gjykatën Kushtetuese. Historia e paprecedentë me kandidaten Zhaklina Peto, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e përjashtoi 4 herë pasi nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, Gjykata Administrative e Apelit në garë për shkelje procedurash, Meta e mbështeti në gjykatë kandidaten. Detaje nga beteja njëvjeçare mes KED dhe Gjykatës Administrative të Apelit për fatin e kandidates Peto
8 Dhjetor 2020, 15:17 -
Flet ministri Roth: Gjermania po angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Gjermania po bën të gjitha përpjekjet për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por duhet të plotësohen edhe ca kushte.
8 Dhjetor 2020, 11:39 -
Instituti Piepoli dhe Report Tv publikojnë sondazhin e parë për zgjedhjet 2021! Qeveria Rama akoma shumicë, PD në rritje, votat e LSI-së i kalojnë PS-së
Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli nxjerrin Partinë Socialiste shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është në rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa votat e LSI-së i shkojnë Partisë Socialiste. Në lidhje me rolin dhe qëndrimet e presidentit Meta, shqiptarët e kanë kritikuar shumë, ku shprehen se nuk po mbron Kushtetutën, por interesat personale e partiake.
8 Dhjetor 2020, 11:36 -
'Po ndryshohet vendbanimi i qytetarëve'/ PD kërkesë të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve! Reagon KQZ, kërkon informacion nga Gjendja Civile
Partia Demokratike me anë të një kërkesë zyrtare i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet e 25 prillit .
8 Dhjetor 2020, 10:07 -
Pandemia godet sektorin e metaloreve/ Miratohet heqja e taksës së rentës minerare për 1 vit për kompanitë e nxjerrjes e përpunimit të bakrit e kromit
Pavarësisht kundërshtive të Ministrisë së Financave për heqjen e taksës së rentës minerare për të gjithë sektorin metalor të kromit dhe bakrit, Komisioni i Ekonomisë miratoi heqjen e taksës për vitin 2021.
7 Dhjetor 2020, 20:26 -
Balluku inspektime për ujësjellësin e ri të Rubikut: Zgjidhim një shqetësim të vjetër të banorëve (VIDEO)
Ujësjellësi i Rubikut është tashmë një prej 128 kantiereve, të hapura nga AKUM në të gjithë vendin, ku po punohet për ndërtimin e rrjetit të ri shpërndarës. Përmes investimit, që tashmë ka nisur në këtë zonë, do të ketë një transformim të situatës, e cila do të garantojë furnizim të pandërprerë për afro 4500 banorë. Investimi mbulon zonën urbane të Rubikut si dhe dy fshatrat, Munazë dhe Fierzë.
7 Dhjetor 2020, 19:52 -
Kualifikueset e Botërorit , Shqipëria në grupin 'e ferrit' përballë Anglisë e Polonisë! Kosova kundër Spanjës! Reja: Do doja një short tjetër (VIDEO)
Shqipëria do të bëjë pjesë në një grup ferri në kualifikueset e Botërorit. Kundërshtarët e kuqezinjtë do të jenë Anglia, Polonia, Hungaria, Moldavia dhe San Marino.
7 Dhjetor 2020, 18:27 -
COVID/ Greqia vendos karantinë 10-ditore të detyruar për të gjithë udhëtarët nga 18 dhjetori deri më 7 janar
Greqia ka marrë një tjetër masë për të përballuar situatën e pandemisë COVID. Mësohet se të gjithë udhëtarët që do të futen në vendin fqinj nga data 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021 do të jenë të detyruar që të futen në karantinë 10-ditore.
7 Dhjetor 2020, 17:20 -
Një punonjës 35 euro në muaj për masat anti-COVID! Arben Shkodra: Duhet analizë për humbjet e shkaktuara dhe paketë rimëkëmbje (VIDEO)
Biznesi kërkon mbështetje nga shteti për të përballuar pasojat që po lë pas pandemia COVID-19. Sekretari i prodhuesve Arben Shkodra thotë se plani i rimëkëmbjes nuk duhet të jetë domosdoshmërish financiar por të ketë shtyrje taksash, dhe lehtësim procedurash.
7 Dhjetor 2020, 17:10 -
Dita e Rinisë, Qendra e Librit propozon ligj për leximin (VIDEO)
Një kuadër të Ditës së Rinisë më 8 Dhjetor, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit i propozon Ministres së Arsimit edhe asaj të Kulturës hartimin një ligji për leximin. Studiuesit e vlerësojnë këtë iniciativë të ngjashme me ato që merreshin para viteve ’90 gjatë regjimit socialist.
7 Dhjetor 2020, 15:58 -
Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID/ PD: Skemë mashtrimi! Detyron pacientin të blejë vetëm tek 5 kompani ilaçet
Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, Partia Demokratike e quan një mashtrim dhe skemë korruptive. Nëpërmjet numrit 2 të kësaj partie, Gazment Bardhi, PD-ja shprehet se me këtë vendim qeveria po tallet me shqiptarët, të cilët po i vjedh ato dhe po pasuron oligarkët.
7 Dhjetor 2020, 14:49
