-
-
-
‘Super leku’ ul me 270 mln euro fitimet e eksportuesve në janar-mars, ekspertja: Euro nuk do kthehet më në shifrat viteve të kaluara
Prej më shumë se një viti eksportet po bien me ritme të shpejta, ndikuar kryesisht nga ulja e sasisë së energjisë së shitur, e tekstileve dhe materialeve të ndërtimit. Industria e tekstileve dhe këpucëve po pëson rënien më të fortë, dhe shkaku kryesor është zhvlerësimi i euros. Ekspertët thonë se ky është normaliteti i ri i euros, dhe se monedha evropiane s’do kthehet më në vlerat e vitit të kaluar.
17 Prill 2024, 18:07 -
Rritja e ekonomisë po ngadalësohet! FMN: Lufta në Ukrainë e konflikti në Gaza e Irak, rrezik për të ardhmen botërore
Me 3.1% pritet të rritet ekonomia e vendit këtë vit, duke u ngadalësuar në raport me vitin e kaluar. Ky është vlerësimi i bërë së fundmi nga FMN, ku rezulton se rritjen më të madhe në rajon do e ketë Kosova. FMN thotë gjithashtu se konfliktet ushtarake mund të sjellin përsëri rritje të çmimeve.
17 Prill 2024, 17:10 -
Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante
Papunësia në vend është më e përhapur tek të rinjtë. Shifrat zyrtare tregojnë se mbi 44% e rinisë shqiptare është ekonomikisht jo aktive, ndërkohë që vetëm vjet dolën të papunë mbi 21 mijë të rinj. Ekspertët thonë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me lehtësi fiskale, por duhet të mbështeten studentët me grante për idetë e tyre të biznesit.
17 Prill 2024, 16:52 -
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
Tregtia e mallrave vijon të tkurret me ritme të forta në krahasim me vitin e kaluar. Në muajin mars, eksportet u ulën me 21% krahasuar me vitin e kaluar, dhe regjistruan vlerën më të ulët prej 2020-ës. Në mars u shitën jashtë vendit mallra me vlerë 33 miliardë lekë, nga 42 miliardë që ishte në mars të 2023-shit
17 Prill 2024, 14:51 -
Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, eksperti: Do sjellë konfrontim, Serbia do tentojë destabilitet! Ka 1500 dronë ‘Shahed’ të blerë nga Irani
Asambleja Parlamentare eKëshillit të Evropës në një votim historik i hapi rrugën anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Eksperti i sigurisë Dritan Shala tha për Report Tv se ky vendim do të sjellë konfrontim mes dy vendeve, si në aspektin politik, por edhe në atë të sigurisë.
17 Prill 2024, 14:40 -
Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: Interes nga investitorë të huaj, ka pasur inspektime! Ish-punonjësit e Poliçanit do marrin pagat e prapambetura
Për riaktivizimin e industrisë së vjetër ushtarake në vendin tonë ka pasur interes nga disa investitorë të huaj. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se janë në kontakt me disa kompani, ndërsa Shqipëria synon që në rijetëzimin e kësaj industrie të jetë partnere. Për 131 ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit qeveria do t’u paguajë detyrimet e prapambetura, përmes një projektligji të veçantë.
17 Prill 2024, 12:55 -
-
Në kërkim për ekzekutimin e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori Vladimir Kola arrestohet në Gjermani
Rreth dy vite pas ekzekutimit të Briken Sinajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori i vrasjes ka rënë në pranga në Gjermani. Vladimir Kola ishte shpallur në kërkim që prej 30 nëntorit 2022, ndërsa është lokalizuar në një qytetet të Gjermanisë, wiesbaden.
17 Prill 2024, 10:23 -
Çela raporton për vitin 2023 në KLP: Vit sfidues prej hartës së re gjyqësore! Kemi 198 prokurorë në total, mungojnë 123 prokurorë
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cilësoi këtë vit si një vit sfidues prej hartës së re gjyqësorë. Çela tregoi se në 12 muaj janë përgjuar afro 2500 persona, dhe se aktualisht kjo prokurori punon me 123 prokurorë me pak .
17 Prill 2024, 10:18 -
Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë në Itali, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë (EMRI)
Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Ndaj 46-vjeçarit Samuel Garuja, gjykata e Katanzaros në Italii ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë
17 Prill 2024, 09:33 -
Vijnë në Tiranë 5 trofetë prestigjiozë të Manchester City, sot ekspozitë unike në Kryeministri! Ja kur mund t'i shihni
Trofetë prestigjiozë si Premier League, Champions League dhe FA Cup të fituar nga Manchester City ekspozohen në Shqipëri për dy ditë radhazi për të gjithë tifozët shqiptar.
17 Prill 2024, 08:17 -
Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara
Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor u miratua të martën nga Komisioni për Çështje të Jashtme të Senatit amerikan dhe iu dërgua Senatit për shqyrtim
16 Prill 2024, 22:50 -
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës, 'tërbohet' Daçiç: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, pasi shumica e deputetëve të saj e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë
16 Prill 2024, 22:39 -
Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar
Morini është pika kufitare me e madhja e përgjatë sezonit do të ketë personel shtesë nga policitë kufitare të Shqipërisë e Kosovës për të menaxhuar sa më mirë hyrje-daljet.
16 Prill 2024, 19:09 -
-
-
Meta sulmon kreun e SPAK, Altin Dumanin: Karafil! Kushëriri i Nuredinit do të bëhet vrasës i pluralizmit! Të ketë kujdes, PL i ka 300 mijë Vojo Kusha
Ditët e fundit Kryetari i Partisë së Lirisë ka shpeshtuar sulmet dhe akuzat e rënda ndaj kreut të SPAK se po bashkëpunon me Ramën kundër tij për të asgjësuar Partinë e Lirisë që ai e drejton dhe pluralizmin demokratik. Edhe sot Meta foli me tone të ashpra deri edhe kërcënuese në drejtim Altin Dumanit. "Unë jam Ilir Meta o superbudallenj, o super tarallakë, kudo ku jeni në politikë e SPAK"
16 Prill 2024, 14:38 -
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet me partinë e Mitsotakis, gazetari Guri: Vendimi politik, figura e tij do përdoret sikur u godit nga Shqipëria
Fredi Beleri, u zyrtarizua dje si kandidat për eurodeputet i Partisë ‘Demokracia e re’ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Gazetari Edmond Guri në një intervistë për Report Tv thotë se kandidimi i Belerit është një lëvizje politike.
16 Prill 2024, 14:21 -
Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: McGonigal? S'e kam njohur kurrë, as s'e kam takuar! Gjithçka, vijim i akuzave të pabaza
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka reaguar mbi akuzat e Ilir Metës se është takuar me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Në një reagim për Report Tv , Dumani thotë se nuk ka pasur asnjë takim të mëparshëm me McGonigal, dhe se emrin e tij e ka dëgjuar vetëm pas publikimit të lajmeve në mediat shqiptare.
16 Prill 2024, 14:17
