-
-
-
Viti 2023 ishte viti më i nxehtë në histori
Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë i regjistruar në planet dhe me gjasë viti më i nxehtë në botë në 100.000 vjetët e fundit, që kur kanë nisur të regjistrohen të dhënat për temperaturat globale më 1850, tha sot Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian.
9 Janar 2024, 17:01 -
-
-
-
Ulja e çmimeve, po sfidohet nga abuzimi! Eksperti: Tregtarët shtrenjtuan mishin vetëm se ishin festat
Ulja e çmimeve do të jetë luftë sfiduese edhe për 2024 dhe shkak për këtë janë abuzimet e tregtarëve. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se ulja e inflacionit siç po ndodh në vendet e BE-së mund të pengohet nga deformimet e tregut në Shqipëri. Raportet e INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, flasin për ulje të konsumit dhe reduktim të kursimeve, për shkak të shtrenjtimit të jetesës.
9 Janar 2024, 14:48 -
-
Vrau Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj kërkon lirimin nga regjimi ’41 biss’
I dënuari për vrasje Sokol Mjacaj synon të dalë nga izolimi në sistemin 41 Bis përmes një ankimi në gjykatën e posaçme. Ai ka kërkuar rrëzimin e urdhërit të ministrit të drejtësisë që u dha në të njëjtën ditë kur vrasesi i turistëve çekë në Shkdoër, ekzekutoi të dënuarin Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e Peqinit.
9 Janar 2024, 13:10 -
-
PD: Dhuna në familje alarmante, qeveria të mbështesë gratë
Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanta Jupi tha se qeveria duhet të ndërhyjë përballë shifrave shqetësuese të dhunës në familje dhe të lëshojë më shumë fonde nga buxheti për adresimin, parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje.
9 Janar 2024, 11:48 -
'Sterilizimi', Beqaj rreth 9 orë në SPAK: Hetimet janë të ngushta, të shtrihen nga 2011 deri në 2013, pse centrali u la në qese?
Pas rreth nëntë orësh ish-ministri Beqaj ka dalë nga SPAK dhe kërkoi të merren të plota raportet e auditit të KLSH për Sterilizimin. Sipas tij, hetimet duhet të shtrihen nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të 2013. Ish-ministri këmbënguli se përgjimet e SPAK ku përmendet administratori i restorantit Gzona kanë lidhje me sterilizimin dhe jo më dosjen e dytë të hapur ndaj tij
9 Janar 2024, 09:08 -
-
Ndërroi jetë në anijen hotel në Angli, shqiptarit Leonard Farruku do i jepet lamtumira në atdhe, përcillet në banesën e fundit të mërkurën
Leonard Farrukut shqiptarit që u gjet i vdekur më 12 dhjetor 2023 në anijen hotel të menaxhuar nga qeveria angleze, “Bibby Stockholm” do t’i jepet lamtumira e fundit në atdhe
8 Janar 2024, 21:18 -
Kosovë, 72 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve përgjatë vitit 2023
Në Kosovë gjatë vitit 2023 janë regjistruar 72 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Siç njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca, njohës të fushës e cilësojnë vitin e kaluar ndër më sfiduesit në dekadën e fundit për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias në tërësi.
8 Janar 2024, 19:21 -
-
Eduard Zaloshnja: Viti më i sigurt në rrugët e Shqipërisë, por këmbësorët, biçiklistët, e motoçiklistët ende mbeten shqetësim
Problemi i mortalitetit të këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve ka rrënjë të thella kulturore e urbanistike. Për ta adresuar atë, duhet një ndërthurje aktive e fushatave sensibilizuese me fushatat ndëshkuese. Gjithashtu duhet një përmirësim i sinjalistikës dhe mobilimit të sigurisë rrugore.
8 Janar 2024, 18:04 -
Rrezik për aksidente, gjobiten 296 drejtues monopatinash! Oficeri Baka: Ka shkelje flagrante të rregullave! Vëzhgimi i Report TV në Tiranë
Një i vdekur dhe 31 të plagosur është bilanci i aksidenteve nga monopatinat gjatë vitit të kaluar në Tiranë. Kjo situatë u bë shkak për ndryshime në Kodin Rrugor që sollën gjobitjen e qindra drejtuesve të këtyre mjeteve për shkelje të rregullave. Vëzhgimi i Report TV evidentoi vazhdimësinë e shkeljeve në rrugët e kryeqytetit ndërsa policia pranon ekzistencën e problemit dhe nevojën për më shumë disiplinim.
8 Janar 2024, 17:00 -
Durrës/ E ëma i dha fund jetës me fotoksinë, dëshmitë tronditëse të fëmijëve të mitur: Babi e rrihte me grushta e shkelma! I thoshte do të bëj të vrasësh veten
Dëshmia e 4 fëmijëve të çiftit Loka në Prokurori është një ndër provat kyçe për të vërtetuar dhunën sistematike që i ati ka ushtruar ndaj mamasë së tyre, Bedrije, e cila i dha fund jetës me fotoksinë më 2 janar 2024. Katër fëmijët e çiftit kanë zbuluar të gjithë tmerrin e kaluar. Madje njëri prej fëmijëve ka filmuar dhe një moment dhune.
8 Janar 2024, 16:36 -
Zelensky: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë
Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij mund ta mposhtë Rusinë, me mbështetjen e vazhdueshme dhe në rritje të Perëndimit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, kjo deklaratë vjen ndërsa sulmi i Rusisë po i afrohet përvjetorit të tretë. Forcat ruse vazhduan ndërkaq sulmet me dronë dhe raketa, që sipas hetuesve ukrainas furnizohen tashmë nga Koreja e Veriut
8 Janar 2024, 15:03 -
Tepricat e ujit në HEC-in e Komanit do dërgohet në Fierzë! Në shkurt hapet thirrja, 2 mijë panele të tjera diellore për familjet
Më shumë se 1900 familje kanë instaluar panelet diellore me çmim favorizues e të rimbursuar nga shteti. Ndërsa në shkurt do të hapet thirrja tjetër për të dhënë edhe 2 mijë panele diellore që do të përdoren për ngrohjen e ujit.
8 Janar 2024, 14:57
