-
U arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në Krujë, shtyhet për nesër gjyqi për 'të fortin e Niklës’! Avokati: Ka armë sportive me leje
Valter Bami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur do të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca ishte planifikuar për sot por u shty për nesër pasi mungonte prokurori i çështjes.
9 Korrik 2023, 10:22 -
Alarmi i shkencëtarëve: Viti 2023 mund të jetë më i nxehti
Shkencëtarët kanë njoftuar se viti 2023 mund të shënohet si viti më i nxehtë që është shënuar ndonjëherë. “I tmerrshëm” dhe “territor i paeksploruar” janë disa nga mënyrat që shkenctarët e kanë përshkruar rritjen e temperaturës globale
9 Korrik 2023, 10:13 -
-
Dhuna e Rrajave, bllokohet gurorja mbi fshatin Borizanë, kontrollohen 9 banesat e dëmtuara
Policia ka bllokuar, guroren në pronësi të Përparim Rrajës në Borizanë të Krujës. Vendimi u mor 2 ditë pas ngjarjes së rëndë ku anëtarë të fisit Rraja së bashku me të birin e deputetit të dorëhequr të PS-së, Rrahman Rraja, dhunuan kushërinjtë Maja. Sipas policisë, bllokimi i aktivitetit në subjektin gurore "Delia Group" 300 m mbi fshatin Borizanë, u bë pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM.
9 Korrik 2023, 09:20 -
-
Nis të martën samiti në Lituani, Rama: Shqipëria përsërit nevojën për stabilitet në Ballkanin Perëndimor! Rrisim investimet në ushtri, shtojmë praninë në NATO
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për samitin e NATO-s në Lituani duke thënë se rikonfirmon nevojën për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera, u shpreh se Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t'u angazhuar më tej dhe nëse është e nevojshme, do angazhojë forca shtesë.
8 Korrik 2023, 22:06 -
Dhuna e fisit Rraja në Krujë, Rama shkarkon Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm, postin do e marrë Taulant Balla! A do e marrë Spiropali postin e kryetares së grupit të PS?
Kryeministri Rama ka shkarkuar Bledi Çuçin nga posti i ministrit të Brendshëm. Vetë Rama ka njoftuar sot vendimin ndërsa ka bërë me dije se në vend të Çuçit do të emërohet Taulant Balla, i cili aktualisht postin e kreut të grupit parlamentar të PS. Vetë Çuçi ka thënë se ka qenë nder shërbimi në dy vite e gjysmë.
8 Korrik 2023, 19:57 -
Në 6 muaj 115 fëmijë dolën në rrugët e Tiranës duke lypur, Bashkia dhe Policia plan të frenojnë fenomenin: Jo vetëm identifikim, por dhe mbështetje sociale
Përmes një plani të Bashkisë dhe të Policisë në rrugët e Tiranës besohet se do të ketë gjithnjë e më pak fëmijë duke lypur apo duke u shfrytëzuar nga të tjerët. Megjithatë vetën në 6 muaj, zyrtarisht u evidentua se 115 fëmijë përfunduan në rrugë.
8 Korrik 2023, 18:22 -
Rraja la mandatin e deputetit, Bardhi: Dështoi shteti përballë bandave me pushtet politik! Dhuna shtazarake është shokuese, tregon pse ikin shqiptarët
Gazment Bardhi ka reaguar pasi deputeti Rrahman Rraja la mandatin e deputetit pas dhunës së fisit të tij për guroren duke thënë se është shokuese. Duke iu referuar deklaratës së Rrajës thotë se ai nuk dështoi si prind, por shteti dështoi përballë bandave me pushtet politik.
8 Korrik 2023, 16:21 -
Denoncimi i zyrës së Belerit: Prokuroria e Vlorës ka falsifikuar dokumentin, kryetari i mandatuar i Himarës nuk rezulton i dënuar
Zyra e kryetarit të mandatuar të Bashkisë Himarë, pretendon se Prokuroria e Vlorës ka falsifikuar dokumentin për dekriminalizimin e Fredi Belerit, për të cilin thotë se nuk rezulton i dënuar.
8 Korrik 2023, 16:19 -
-
Dhuna e fisit Rraja, jep dorëheqjen deputeti i PS! Rrahman Rraja: Tërhiqem nga politika, dështova si prind! Thirrje djalit të dorëzohet
Deputeti i PS, Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen pas dhunës së Fisit Rraja për guroren. Ai thotë se ndihet i turpëruar nga fëmija i tij, që i tregoi se ka dështuar si prind dhe i bën thirrje që të dorëzohet para drejtësisë.
8 Korrik 2023, 15:00 -
Djali e vëllai i deputetit PS, Rrahman Rraja organizatorë të dhunës barbare në Thumanë! Policia i bën thirrje të dorëzohen! Në kërkim dhe pronari i gurores
Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja janë identifikuar nga policia e shtetit si organizatorë të dhunës barbare ndaj dy kushërinjve të fisit Maja. Kontrollohen banesat dhe bizneset e Rrajave.
8 Korrik 2023, 14:57 -
-
-
Presidentët dakordësohen për formulën e re të Superligës, hyn në fuqi këtë sezon! Titulli kampion vendoset për 10 ditë me play-off
Pas diskutimeve, propozimi që mori edhe miratimin e krerëve të Superligës është ai me 10 ekipe, njësoj si kampionati aktual, por me shtimin e një faze play-off në fundin e sezonit.
8 Korrik 2023, 12:26 -
Pas dhunës brutale të Rrajave për guroren, ministri Çuçi 5 orë takim me drejtorin e Policisë, Muhamet Rrumbullaku
Takimi që po mbahet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë prej mëngjesit të sotëm vjen pas dhunës brutale të ushtruar nga fisi Rraja banorëve të zonës të cilët ishin ankuar për guroren e tyre në Borizanë të Krujës.
8 Korrik 2023, 11:44 -
Banori i Borizanës në Report TV: 40 denoncime për guroret në komisariatin e Fushë Krujës! Shefi na tha po dolët të bllokoni guroret ju vë prangat
40 denoncime janë bërë vetëm nga banorët e Borizanës në drejtim të Rrajave për shkak të shpërthimeve të gurores të fisit Rraja që po u shemb shtëpitë, por nuk ka patur asnjë zgjidhje. Report TV sjell dëshminë e një banori pranë gurores, që tregon se Rrajat kishin ndikim në polici, ndërsa një hetim i gjerë ka nisur për të zbuluar se deri ku kanë arritur shantazhet dhe kërcënimet e fisit Rraja
8 Korrik 2023, 10:59 -
-
-
Mosmarrëveshjet mbi politikat e emigracionit rrëzojnë qeverinë në Holandë
Qeveria holandeze është rrëzuar për shkak të një mosmarrëveshjeje midis partive të koalicionit në pushtet mbi politikat e azilit. Kryeministri Mark Rutte tha se katër palët nuk ishin në gjendje të gjenin marrëveshje për kufizimin e imigracionit, gjë që do të shkaktojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vjeshtë.
8 Korrik 2023, 08:02
