-
-
Pas puthjes që ngrohu zemrat e të gjithëve, për Luizin dhe Kiarën ndryshon situata edhe në Instagram
Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës. Ashtu sikurse pritej, ky moment ishte ndër më të ndjekurit dhe ndër më të shumëpriturit.
2 Shkurt 2023, 07:47 -
-
Lufta/ Von der Leyen: Ne jemi me Ukrainën! Zelensky: Rusia po përqendron forcat kundër gjithë Evropës! Putin: Nuk na mposhtni dot me tanke, kemi më shumë
Një sulm i ri rus ka prekur rajonin e Donteskut dhe Kramatorsk me një raketë balistike duke shkaktuar viktima civile. Disa njerëz janë ende nën rrënoja.
2 Shkurt 2023, 07:27 -
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vienës (WIIW), parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit. Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024.
2 Shkurt 2023, 07:26 -
Berisha s’shkon dot, Bylykbashi e Këlliçi takime në kongresin Amerikan: U fol për ‘McGonigal’ dhe përpjekjet për të zhdukur opozitën në Shqipëri
Oerd Bylykbashi dhe Belind Këlliçi, deputetë të PD-së së Sali Berishës, kanë zhvilluar një vizitë në SHBA, ku thonë se kanë zhvilluar takime me kongresmenë të kongresit amerikan dhe kanë diskutuar skandalin e korruptimit të agjentit të FBI-së Charles McGonigal
1 Shkurt 2023, 21:23 -
Grupimi i Berishës sërish kërkesë Kuvendit për mocion me debat për ‘McGonigal’: Të jetë pa limit kohor, çdo deputet të shprehet
Grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të së enjtes. Këta deputetë kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor
1 Shkurt 2023, 17:43 -
VIDEO/Reagimi i Kate Middleton kur iu kërkua të bënte një “selfie” po bëhet viral
Të martën, Princesha e Uellsit, 41 vjeçe, udhëtoi në qytetin verior anglez të Leeds për të folur me vendasit për nismën e saj të re. Fushata e re e Kate, Shaping Us, filloi të hënën për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nisur një bisedë mbi rëndësinë e viteve të para të jetës pasi ajo dëshiron të ndërgjegjësojë njerëzit për këtë gjë.
1 Shkurt 2023, 15:22 -
Zgjerohet flota e autoambulancave, Rama: Nga grumbull ‘karrocash’ teneqeje dhe telefonash që nuk përgjigjeshin, Urgjenca Kombëtare kthehet në repart ekselence
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Urgjencën Kombëtare si “repart ekspelencë të shërbimit shëndetësor shqiptar” pasi flotës së shërbimit i janë shtuar 8 autoambulanca të reja.
1 Shkurt 2023, 14:42 -
Ekspertët e IT paga më të larta se privati, Ibrahimaj: Brenda muajit miratojmë pr.ligjin! Fuqizojmë mbrotjen kibernetike
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, është shprehur se shumë shpejt do të ketë një ‘fortifikim’ të pagave në sektorin e teknologjisë. Duke marrë shkasë nga sulmi kibernetik i bërë në korrik nga Irani, Ibrahimaj ka theksuar se tashmë vendit tonë i duhet një ekip i kualifikuar, pasi sistemet e forta janë siguri për të gjithë.
1 Shkurt 2023, 13:28 -
E rëndë në Tiranë, 29-vjeçarja ndërron jetë në maternitetin 'Koço Gliozheni' 4 ditë pas lindjes! Spitali: Nuk shfaqi asnjë problematikë kur ishte e shtruar
Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në Maternitetin e ri "Koço Gliozheni" pas lindjes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka lindur në mënyrë natyrale të shtunën, një beb rreth 5 kg. Ka qëndruar në spital dhe pas 48 orëve, ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi.
1 Shkurt 2023, 11:39 -
34-vjeçarja humbi jetën pas abortit, Drejtori i Spitalit të Elbasanit: Tek ne mori trajtimin e nevojshëm! Presim ekspertizën mjeko-ligjore
Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxha thotë për Report Tv se 34-vjecarja që humbi jetën pasi kishte kryer abort e mori trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital. Gaxha shprehet se janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar shkaqet e humbjes së jetës.
1 Shkurt 2023, 10:52 -
Celibashi paralajmëron mosregjistrimin e PD në zgjedhjet vendore: Zgjidhni ngërçin! Votim dhe numërim elektronik në Elbasan, Kamzë dhe Vorë
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar një mosregjistrim e partisë më të madhe opozitare, në rast se ngërçi i PD-së vijon. Kreu i KQZ-së u shpreh se duke qenë se duhet patjetër një zgjidhje për këtë çështje dhe jo vetëm nga KQZ.
1 Shkurt 2023, 10:41 -
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023 (FOTO)
Këngëtarja shqiptare Albina Kelmendi do të performojë këngën ‘Duje’ në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision, më 11 maj. Përzgjedhja e këngëtares nga Kosova për të kënduar në natën e dytë gjysmëfinale u bë gjatë shortit që u mbajt mbrëmjen e së martës.
1 Shkurt 2023, 10:22 -
Debati për emigrantët shqiptar në Britani, Braverman e thotë troç: Duhet t’i largojmë që të fitojë partia jonë zgjedhjet e ardhshme
Ndonëse Mbretëria e Bashkuar është duke u përballur me një hallkë shumë të madhe siç është tkurrja e ekonomisë vendase, një nga problematikat më të mëdha të vendit është fluksi i emigrantëve. Duke u kthyer në një debat të ashpër, ku shpesh herë as zyrtarët dhe as drejtuesit e lartë të shtetit, nuk e kanë kursyer përçmimin e shqiptarëve.
1 Shkurt 2023, 08:19 -
-
-
-
Çifti i ri në Iran dënohet me 21 vjet burg, kërcyen në një vend publik
Irani njihet për dënimet e ashpra deri në dënim me vdekje kundër personave që nuk zbatojnë ligjet e shtetit islamik dhe i kundërvihen Policë së Moralit. Këtë herë, Irani ka dënuar me 21 vite burg një çift pasi ata kërcyen në një vend publik, pranë sheshit Azadi të Teheranit, gjë që është e ndaluar dhe e postuan më pas videon në rrjete sociale.
31 Janar 2023, 18:37 -
Nga 1 maji fillon shkrirja e 9 Gjykatave të Shkallës së Parë! 600 dosje transferohen nga Pogradeci në Korçë, kryetari: Në prill ndërpritet shorti
Mbyllja e Gjykatave të Shkallës së Parë në rrethe mund të sjellë kaos me dosjet dhe zvarritje të proceseve. Kryetari i Gjykatës së Pogradecit tha për Report TV se nga muaji prill nuk do të regjistrohen më çështje të reja. Ndërsa avokatët shprehen se e gjitha kjo përkthehet jo vetëm në shtyrje të seancave por dhe rritje të faturave për qytetarët.
31 Janar 2023, 16:58 -
KLP i jep mandat drejtuesi tre vjeçar Prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho
Kryetari i KLP, Alfred Balla së bashku edhe me zv/ kryetarin e KLP, Tartar Bazaj. prezantuan sot drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës për një mandat tre vjeçar, drejtuesin aktial Kledian Llaho. Prezantimi i drejtuesit të Prokurorisë, Kledian Llaho vjen pas vendimit të marrë nga KLP në mbledhjen e datës 30 janar 2023.
31 Janar 2023, 12:50
