-
-
BE vë në dispozicion 325 milionë euro për refugjatët në Turqi, përfitojnë 1.5 milionë prej tyre
Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se do të shpërndajë edhe 325 milionë euro për refugjatët në Turqi, pjesë e planit të ndihmës për këtë shtet. Turqia aktualisht strehon numrin më i lartë të refugjatëve në botë.
2 Dhjetor 2021, 16:05 -
Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane e Investimeve firmosin marrëveshjen, Veliaj: Në 2024, ambicia jonë që Tirana të jetë me 24 orë ujë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, për furnizimin e Tiranës me 24 orë ujë, e cila do t’u shërbejë rreth një milionë banorëve.
2 Dhjetor 2021, 13:16 -
Ministria e Shëndetësisë sinjalizon rinovimin e 4 kontratave koncesionare PPP, pas përfundimit të afateve
Koncesionet me Partneritet Publik Privat (PPP) në sektorin e shëndetësisë të kritikuara gjerësisht për kostot e larta kundrejt efikasitetit duket se do të rinovohen pas përfundimit të afateve.
2 Dhjetor 2021, 02:16 -
Transmetimi i energjisë, OST parashikon 134 milionë euro investime në planin 3 vjeçar
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) pranon se pavarësisht investimeve të bëra në rrjet cit pas viti nevoja për projekte të reja mbetet e lartë për shkak të shtimit të kapaciteteve të reja prodhuese që po rriten dita-ditës
30 Nëntor 2021, 07:53 -
69 km e gjatë, me 6 tunele dhe 4 ura! Ndërtimi i Rrugës së Arbrit kushton 40.3 miliardë lekë, nga 4 orë Tiranë-Peshkopi do të përshkohet në rreth 2 orë
Ndërtimi i Rrugës së Arbrit kushton në total 40.3 miliardë lekë dhe përfshin ndërtimin e 69 kilometrave, të 6 tuneleve dhe 4 urave. Rruga që sot u hap provizorisht përfundon plotësisht në pranverën e vitit të ardhshëm dhe shkurton në dy orë distancën Tiranë-Peshkopi.
29 Nëntor 2021, 14:29 -
-
'Vetting' shitjes së armëve, Ministria e Brendshme do të fusë në sitë bizneset dhe pronarët! Në fokus parandalimi i ngjarjeve kriminale (DOKUMENTI)
Ministria e Brendshme dhe qeveria planifikojnë të nisin procesin e vetting për pronarët e bizneseve të armëve. Ky proces sipas materialit të siguruar nga Report Tv kërkon të parandalojë ngjarje kriminale dhe të rrisë sigurinë në treg.
20 Nëntor 2021, 09:48 -
Zgjatja e afateve të vettingut, drejtori i Zgjerimit në KE flet në Këshillin e Legjislacionit: ONM mbështet procesin, jemi pro konsultimit me 'Venecia-n'
Në diskutimet e sotme në mbledhjen Këshillit të Legjislacionit, që po diskuton propozimin e Partisë Socialiste për ndryshime kushtetuese zgjatjen e afateve të vettingut, ishte e radha e seancave dëgjimore me institucionet kyç për këtë proces: Komisionin e Pavarur i Kualifikimit; Komisionerët Publikë si dhe me Misionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
19 Nëntor 2021, 15:25 -
-
Mundësja e parë shqiptare që fiton në Botëror, Drazhi: Ky vetëm fillimi, dua të ngre flamurin në 'Lojrat Olimpike'
Mundësja Albina Drazhi është e para shqiptare që fiton një ndeshje në kampionatin Botëror. Ajo thotë se ky është vetëm fillimi, ndërsa shpreson që të ngrejë flamurin shqiptar në Lojrat Olimpike të Parisit.
17 Nëntor 2021, 12:23 -
42% e konsumit të energjisë në 2030 do sigurohet nga burimet e rinovueshme! Drafti: Ka dyshime për ndikim në mjedis të HEC-eve
Energjia e rinovueshme është caktuar si prioritet prej vitesh për të rritur prodhimin e energjisë elektrike në vend dhe uljen e importit nga jashtë. Deri në vitin 2030, objektivi i qeverisë është që energjia e rinovueshme të jetë të paktën 45% e totalit të konsumit përfundimtar të energjisë të parashikuar për këtë vit.
15 Nëntor 2021, 16:22 -
Ekonomia nën pandemi/ Biznesi 948 mln € humbje në 2020-n, COVID 'goditi' industrinë nxjerrëse, 261 mln euro më pak shitje! Ndërtimi e 'mundi' koronavirusin
Pandemia e COVID-19, goditi ndjeshëm bizneset në vitin 2020, të cilat kanë realizuar 948 milionë euro më pak shitje se në 2019. Sektori më i goditur ka qenë industria nxjerrëse me 261 milionë euro humbje. Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT ndërtimi ishte sektori që mundi pandeminë dhe arriti të sigurojë 70 milionë euro më shumë nga shitjet.
13 Nëntor 2021, 15:26 -
-
Kosto e Unazës së Re arrin në 290 mln euro
Ministria e Financave e kontabilizoi projektin e Unazës së Re të Tiranës për qëllime të financimit të zërit të shpenzimeve kapitale me 35.6 miliardë lekë (290 mln euro) nga të cilat 7,8 miliardë janë paguar deri në fund të vitit 2020, rreth 13,5 miliardë lekë do të paguhen në 4 vitet në vijim dhe 14 miliardë lekë ose 40 për qind e vlerës totale është programuar për tu financuar pas vitit 2024.
10 Nëntor 2021, 00:25 -
'Në Angli për të marrë maksiumin', trajneri i Kombëtares: Manaj jashtë forme, Balliu i dëmtuar
Ndonëse matematika është penalizuese dhe do të luhet kundër Anglisë në Uemblei trajneri i kombëtares Edi Reja beson se Shqipëria mund tia dalë të marrë 3 pikët. Ai shton se nuk do bëjë eksperiemente në fomacion në dy ndeshjet e fundit, ndërsa thekson se kjo kombëtare është rritur shumë.
8 Nëntor 2021, 13:02 -
Ndryshimet kushtetuese për vetingun, pyetjet për Komisionin e Venecias tashmë janë nisur! PS: Të mos humbim kohë
Edhe pse mbledhja e fundit e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate të shumta mes socialistëve, pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut janë nisur.
8 Nëntor 2021, 11:03 -
Buxheti 2022, rishpërndarja e padrejtë e taksave
Vitin që vjen, shpenzimet publike parashikohen në rreth 5.1 miliardë euro, me një rritje vjetore 5%, por shtresat e varfra shmangen nga përfitimet. Shpenzimet për ndihmën ekonomike që mbështesin familjet në nevojë do të shkurtohen me 5% përkundër këshillave të FMN dhe realitetit. Sipas Bankës Botërore, 30% e popullsisë shqiptare është e varfër dhe Eurostat përcaktoi 50.8% të popullsisë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social. Si do të paguajnë qytetarët nga rritja e çmimeve dhe rritja e normave tatimore 380 milionë euro më shumë taksa vitin që vjen, ndërsa përfitimet do të shpërndahen mes interesave në rritje për borxhin dhe investimet, përfundimi i të cilave nuk ka afat.
6 Nëntor 2021, 07:51 -
Borxhi publik në 2022 do të zbresë në 79.4% të PBB, Tabaku: Përfshini në borxh kostot e rindërtimit e koncesionet
Në projektbuxhetin e vitit që vjen është parashikuar që borxhi publik në vitin që vjen do të arrijë në 12.1 miliardë euro. Pavarësisht kësaj vlere që është më e lartë se borxhi i pritshëm për këtë vit që arrin në 11,6 miliardë euro, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se do të arrihet ulja e borxhit në raport me PBB.
3 Nëntor 2021, 17:39 -
Rrugën drejt konsensusit 94 vota për ndryshime kushtetuese, PD e PS e nisin me sherr për oraret e mbledhjeve! Opozita largohet sërish nga mbledhja: Vazhdoni vetë nëse i keni numrat
Mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit, ka përfunduar me largimin e opozitës nga tryeza e diskutimit dhe me debate që në fund nuk prodhuan asnjë vendimarrje konkrete. E gjitha ishte një mosdakordësi për kalendarin e punimeve të këtij Këshillit, ku palët kanë sjellë propozime të ndryshme.
3 Nëntor 2021, 14:45 -
Afati i vettingut, PD: T'i diskutojmë me propozimet tona për ndryshimet kushtetuese! PS: S'ka kohë për të pritur! Demokratët ikin nga mbledhja, rri LSI
Në mbledhjen përbashkët të Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve është diskutuar propozimi i Partisë Socialiste për zgjatjen e afateve të vettingut.
1 Nëntor 2021, 14:19
