-
Italia s'ka kaluar pikun, kurba vijon e sheshtë! Në 24 orë 766 të vdekur! Mbi 1 milion raste të prekur në botë
Italia ende nuk e ka kaluar pikun e koronavirusit, ndërsa prej disa ditësh kurba është e sheshtë dhe të dhënat janë pothuajse në një nivel të qëndrueshëm. Ndërsa në SHBA, sipas 'Ëashington Post', Shtëpia e Bardhë do të rekomandojë qytetarët e saj të mbajnë maska në vende publike për të mbuluar hundën dhe gojën si masë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
3 Prill 2020, 08:39 -
-
Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur
950 të vdekur në Spanjë në 24 orë. Numri i të infektuarve në botë nga koronavirusi po i afrohen shifrës 1 milion, - kjo është ajo që del nga buletini i fundit i Universitetit John Hopkins, i cili tregon një bilanc në rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19. Conte: Faza 2, bashkëjetesë me Covid-19/ Britania u heq ventilatorët të pashpresëve
2 Prill 2020, 08:18 -
Koronavirusi në SHBA, Trump: Drejt përfundimit rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtëse për ekipet shëndetësore
Në konferencën e përditshme për shtyp lidhur me koronavirusin, Presidenti Donald Trump e pranoi se rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtëse që përdorin mjekët dhe infermierët për t’u mbrojtur nga COVID-19 pothuajse kanë përfunduar.
2 Prill 2020, 03:48 -
Itali, ulet numri i viktimave, rritet i të infektuarve dhe të shëruarve! Në 24 orë shënohen 727 të vdekur! Spanja tejkalon100 mijë infeksione
Në Itali ulet numri i vdekje dhe shënon rritje numri i të infektuarve dhe të shëruarve.Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 727 persona. Vdekjet nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën e 42,000 ndërsa rastet e infektimit deri tani janë më shumë se 860 000
1 Prill 2020, 08:58 -
-
-
Dhimbje e shpresë! Ndërrojnë jetë 2 pacientë me koronavirus, shkon në 15 numri i viktimave! Sot 15 të shëruar të tjerë
Gjatë orëve të fundit dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, duke çuar numrin e viktimave në 15 gjithsej në vendin tonë. Prej ditësh gjendja e tyre ishte përkeqësuar duke mos arritur të mbijetonin.
31 Mars 2020, 18:21 -
Kamionët e Kosovës bllokohen në Serbi, Rama kërkesë Vuçiç: Ta bëjmë rajonin shembull të solidaritet, ngri traun
Bllokimi i disa kamionëve me mallra të Kosovës në doganën serbe prej 24 orësh, ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, i cili i drejtohet Vuçiç të ngrejë traun dhe të lejojë që ato të kalojnë.
31 Mars 2020, 17:37 -
13 viktima me koronavirus! 243 të prekur me COVID- 19 në total (20 raste të reja sot)! 'Shpërthen' virusi në Durrës
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima me COVID-19, duke e çuar në total në 13 numrin e personave që kanë humbur jetën nga ky virus. Një bilanc gjithnjë e një rritje vijon të kenë numri i personave të infektuar, ku ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv 20 raste të reja, nga 145 testime të kryera, në total 243 të infektuar. Shpërthen virusi në Durrës, e ndërsa në Tiranë, Korçë, Fier, qytete këto të cilat kanë numrin më të lartë të të infektuarve ka pasur një ngadalësim.
31 Mars 2020, 11:02 -
-
Tabaku te '5 Pyetjet': Jemi mes 15 ekonomive më të prekura! 2 sektorët që do goditen më shumë! Jo borxh të ri, PD s'po bën politikë
Jorida Tabaku shpreh sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se paketa është e pamjaftueshme për biznesin e vogël, pasi mbulon vetëm 1/3, por po ashtu edhe për qytetarët në nevojë. "Nevojat janë të paktën edhe dy herë më i lartë se ky.
30 Mars 2020, 21:45 -
-
-
Shkon në 4 numri i viktimave me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 22 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
Shënohet viktima e katërt me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ajo është një grua nga Struga në moshën 66-vjeçare. Ajo ishte kishte pasur kontakt me një nga mjekët e infektuar.
28 Mars 2020, 18:21 -
-
-
Koronavirus 'bashkon' superfuqitë/ SHBA, Evropa, Japonia, Kina dhe India lëshojnë 7 trilionë $ për mbajtjen në këmbë të ekonomisë botërore
Shtetet e Bashkuara, Evropa, Japonia, Kina dhe India po lëshojnë triliona dollarë në shpenzime qeveritare dhe para të krijuara rishtas, ndërsa përpiqen me forcë të mbajnë ekonominë globale të mos fundoset në depresion. Përgjigja ndaj pandemisë së koronavirusit ka qenë e menjëherëshme nëse flasim në termat e shpejtësisë dhe shkallës. Sipas një analize të CNN Business, angazhimet nga qeveritë dhe bankat qendrore deri më tani janë afro 7 trilionë dollarë.
26 Mars 2020, 21:30 -
-
Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në 24 orët e fundit në Itali, ulet i të shëruarve! Mbi 1 mijë viktima në SHBA! Mbi 4000 vdekje në Spanjë
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 712 të vdekur (dje ishin 683), 4492 më shumë persona të infektuar (dje ishin 3612), ndërsa të shëruar sot janë 999 (dje ishin 1036). Senati amerikan ka aprovuar ndihmën prej mbi 2 trilionë dollarë, paketa më e madhe e ndihmës në histori për të mbështetur ekonominë amerikane e kërcënuar seriozisht nga emergjenca shëndetësore dhe pas kësaj është shpërndarë deri më 20 prill.
26 Mars 2020, 08:35 -