-
Kush është pedagogu që merrte para në këmbim të provimeve, koordinatori i LSI në Korçë! Pranga dhe sekserit! U gjenden 300 euro dhe 50 mijë lekë! (EMRAT)
Arrestimi i tyre është bërë pranë Fakultetit, teksa i janë gjetur edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
24 Shtator 2020, 08:59 -
Çaçi...ose historia e një flokatareje që bëri histori me vajzat e Tiranës
“Sa nuse kam bërë, mo biri! Një ditë te Fusha e Sportit”, aty motra ime ka shtëpinë, ndalova përpara një porte se isha me bicikletë. Kishte shumë trafik. Atë moment pikërisht hapet porta, del një grua me robdëshambër vishnje, me përparëse. Dukej sikur sapo kishte mbaruar së bëri byrek sepse përparsen e kishte me miell. Më shikon dhe më drejtohet: Më fal, Çaçi je? Po, i them. A më mban mend mua, më pyet. Jo, i thashë. Ku jemi takuar?
23 Shtator 2020, 20:37 -
-
Raporti ekskluziv '97/ ‘Gjenerali’ i PD-së Agim Shehu thërret ‘ndihmë’, kur ushtria e Berishës përleshej me popullin e Vlorës, emra, urdhra dhe planet kriminale
Zbardhet për herë të parë raporti i Komisionit Hetimor të kryesuar nga Spartak Ngjela për ngjarjet e vitit 1997, dëshmia e rrallë për përleshjet mes popullit të Vlorës dhe SHIK-ut të Gazidedes, misioni i dështuar i Agim Shehut për të shtypur revoltën kundër qeverisë pas firmave piramidale, detajet e betejës së 10 shkurtit 1997, dalin edhe emrat e Shemsi Premçit dhe Stekajt
23 Shtator 2020, 18:10 -
-
'Arrest shtëpie' për Fjolla Morinën, avokati Vishaj: Vendimi i gjyqtares ishte i drejtë! Për shtatëzaninë i takon hetimit të prokurorisë
Gjykata e Kukësit caktoi këtë të martë (22 shtator) masën e sigurisë arrest me burg për këngëtaren Fjolla Morina e cila u arrestua pak ditë më parë për kalimin e armëve të zjarrit në kufi. Për këtë çështje, avokati Saimir Vishaj thotë në një intervistë për Report Tv se vendimi i gjyqtares është i drejtë dhe në zbatim të plotë me ligjin.
22 Shtator 2020, 18:30 -
Covid në Itali/ Regjistrohen 1392 të infektuar dhe 14 viktima në vetëm një ditë
22 Shtator 2020, 17:23 -
-
-
Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
Janë pikërisht bizneset e vogla, ato që kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit. Ndaj, Credins Bank ka lançuar “Paketën e biznesit”, një paketë dedikuar çdo biznesi të vogël e të mesëm që operon në Shqipëri.
21 Shtator 2020, 22:31 -
COVID-19 në Shqipëri: 150 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit
Këtë të hënë (21 shtator) u shënuan 150 raste të reja nga 809 testime të kryera në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht dy qytetarë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 364. Situata në spitale vijon të jetë e njëjtë ku aktualisht 189 persona po marrin shërbim mjekësor. 16 pacientë janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar. Sipas njoftimit të ministrisë, ditën e sotme janë shëruar dhe 55 persona të tjerë.
21 Shtator 2020, 16:21 -
25 shtator-11 tetor, PD votime në bazë për kandidatët, Tirana ende pa datë! Pas anëtarësisë fjalën e fundit e thotë kryesia
Partia Demokratike nis më 25 shtator fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Report Tv siguron udhëzimin shpërndarë në degët e PD, ku anëtarëve u sqarohet mënyra e votimit, që ndryshe nga çdo votim, do jetë me përjashtimin e kandidatëve që nuk preferojnë. Teksa rrethet po përgatiten për votimin, nuk ka ende një datë se kur ky proces do të nisë në degën e Tiranës.
21 Shtator 2020, 16:17 -
-
-
Drafti i PS për hapjen e listave/ Balla pas mbledhjes së grupit: S'e kemi shpikur ne këtë formulë, reflekton kërkesat e të gjithëve! Kjo çështje na takon ne, jo ODIHR
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka theksuar se propozimi i i bërë nga socialistët për hapjen e listave është më i miri pasi reflekton kërkesat e të gjitha palëve. Në përfundimit të mbledhjes së grupit, Balla tha se formula e sjellë nga PS-ja është huazuar nga vendet europiane teksa ka shpjeguar edhe si do të funksionojë “lista preferenciale” për deputetë. Ndërkohë, gjatë pasdites në orën 16:00 në selinë rozë kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit e qarqeve.
21 Shtator 2020, 08:44 -
-
Drafti i PS për listat 100 % të hapura, Gjiknuri: Nëse PD-së s'i pëlqen, të propozojë ndryshimet! Aty përcaktohet prag elektoral 3 % dhe partitë garojnë me listë të përbashkët
Në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri sqaroi draftin e propozuar nga shumica për listat e hapura, koalicionet dhe pragun zgjedhor. Gjiknuri ftoi edhe PD të bëjë propozime konkrete edhe për draftin e mazhorancës. Lexoni Intervistën e plotë
20 Shtator 2020, 12:33 -
-
-
Danimarka shtrin kufizimet antiCOVID-19 në të gjithë vendin! Rekord infeksionesh në Holandë
19 Shtator 2020, 11:59 -
