-
Shkelma, grushte e shufra hekuri ndaj kuzhinierit/ Shkak, sherri mes kunatit të tij dhe vëllezërve Luka për parakalimin e gabuar para 5 muajsh! Autori pranon krimin: Ne e rrahëm
Detaje nga rrahja brutale e kuzhinierit Indrit Çela të shtunën pranë Urës së Gjolës në Bubq. Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti midis vëllezërve Ernest e Donald Luka dhe Çelës ka nisur pesë muaj më parë.
21 Mars 2022, 12:05 -
Sula në 'Kontrast': Basha të dorëhiqet! Hoxha: Nëse nisim një proces bashkimi me kushte, e sigurt që do dështojë
Duke folur për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Sula u shpreh se qëllimi kryesor i një partie politike është që të dalë fituese në zgjedhje, ndaj kjo detyrë është primare për demokratët.
18 Mars 2022, 18:33 -
-
Rritën në bllok çmimin e vajit me 7.5% nga muaji shkurt mund të bjerë në kundërshtim me ligjin, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin e thelluar ndaj 9 ndërmarrjeve
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar sot nisjen e hetimit të thelluar ndaj 9 ndërmarrjeve në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal. Rezulton se nga muaji shkurt, këto ndërmarrje kanë rritur me 7.5% çmimin e vajit, gjë që mund të bjerë ndesh me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.
18 Mars 2022, 16:00 -
Gjykata regjistron statutin e Bashës të miratuar në Korrik! Në pikëpyetje miratimi i vendimeve të Berishës më 11 dhjetor! PD pritet të çojë dhe ndryshimet që ndalojnë ‘non gratat’ në parti
Gjykata ka regjistruar ndryshimet në statut të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës që janë bërë në Kuvendin e 17 korrikut 2021. Ndryshimet për regjistrim në Gjykatën e Tiranës u dërguan më 13 dhjetor, me 5 muaj vonë dhe kjo vetëm se Basha u gjet përballë "kërcënimit" të Sali Berishës.
18 Mars 2022, 14:18 -
Rama me shoqatat e transportit: Gati plani i kursimit, opsione e hëna dita pa makina dhe puna nga shtëpia! 500 mln lekë për të mos rritur çmimin e biletës
Për të përballuar atë që mund të kthehet në një rrezik potencial të mungesës së furnizimit me energji elektrike dhe me naftë, qeveria ka ndërmarrë një plan kursimi. Pika e parë që u zbatua është për administratën, që të hënën e 21 marsit do të jetë pushim, ndërsa po shikohet edhe mundësia e punës nga shtëpia në 3 ditë të javës. Po ashtu, Rama paralajmëroi se mund të merret një tjetë vendim për ta kthyer të hënën në ditën pa makina.
18 Mars 2022, 12:42 -
Si po ia vështirëson Kina në heshtje jetën Rusisë
Kina po distancohet gjithmonë e më shumë nga Rusia dhe ekonomia e saj e rënduar nga sanksionet. Kujtojmë se një muaj më parë dy shtetet u shprehën se miqësia e tyre "nuk kishte kufij", por kjo ndodhi përpara se Rusia të niste luftën e saj në Ukrainë.
17 Mars 2022, 20:18 -
Në kohën e mbretit Zog, akademiku sjell me zë e figurë videon e rrallë: Nga jugu në veri, si këndohej himni kombëtar në 1929-ën
Akademiku dhe etnomuzikologu Vasil Tole ka publikuar një filmim të rrallë të 93-viteve më parë. Në të, një grup polifonik këndon Himnin Kombëtar, ndërsa në fund brohoritet njëzëri “Rroftë Shqypnia!”.
17 Mars 2022, 19:49 -
Gjenden tre të humbur/’Pa Gjurmë’ surprizon dy nëna, ua kthen djemtë në shtëpi! Lot hidhërimi për familjen Palla, djali iu gjet i mbytur
’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen pasditen e kësaj të enjte tre të humbur. Emocione dhe lot gëzimi për dy nëna që fëmijët iu kthyen në shtëpi, por lot hidhërimi për një tjetër që e gjeti të birin të pajetë.
17 Mars 2022, 19:01 -
Salianji për Report Tv: Basha s'ka zgjidhje tjetër përveç dorëheqjes, të qëndrojë si deputet për kontributin që ne kemi dhënë për të! Agalliu: As ai, as Berisha nuk e sjellin PD në pushtet
Pas humbjes së gjashtë, deputeti demokrat Ervin Salianji thotë për Report Tv se Lulzim Basha nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Të njëjtin qëndrim mban edhe deputeti Arbi Agalliu. Salianji u shpreh se Basha duhet të qëndrojë në PD si deputet për hir të investimit që ata kanë dhënë tek kryedemokrati.
17 Mars 2022, 18:03 -
Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë
Nga studio e Report Tv, socialisti Erion Braçe tha se protestat kundër rritjes së çmimeve organizohen nga Berisha e Meta, ndërsa vlerësoi paketën e rezistencës sociale të propozuar nga qeveria, por kërkoi të luftohen abuzimi me çmimet. Ai cilësoi të vonuar Bordin për caktimin e çmimit të naftës dhe tha se është kundër uljes së taksave e tatimeve. Ndërkohë, për mandatin e 6-të të Armand Dukës në krye të FSHF-së, tha se është paligjshmëri e qartë.
16 Mars 2022, 17:09 -
Eksperti në Report TV: Në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por kolaps menaxhimi! Na mungojnë rezervat, ndaj detyrohemi të importojmë duke marrë kredi
Eksperti i energjisë, Eduart Elezi tha në Report Tv se në Shqipëri nuk ka krizë energjetike, por bën keqmenaxhim të sektorit duke e çuar në kolaps.
16 Mars 2022, 14:16 -
-
As nuk flet dhe as nuk dëgjon zhduket 23-vjeçari Llazar Palla! Vëllai në ’Pa Gjurmë’: Jemi të shqetësuar, ai ka frikë dhe nga errësira
Një i ri nga Berati rezulton i humbur që prej datës 12 mars 2022. Llazar Palla doli nga oborri i banesës në fshatin Sqepur pasditen e të shtunës së kaluar dhe u zhduk në pak minuta. 23-vjeçari i cili as nuk flet dhe as nuk dëgjon është parë nga bashkëfshatarët teksa zbriste rrugën në të dalë në fshtatit. Në studion e emisionit “Pa Gjurmë” vëllai i tij Flori Palla tregoi me detaje momentet e fundit që Llazari humbi nga sytë e familjarëve.
15 Mars 2022, 18:52 -
La bashkëshortin me dy fëmijët e mitur për të dashurin, 'Pa Gjurmë' gjen në Tiranë 23-vjeçaren: Mora atë që desha! Nëna: Kthehu për fëmijët, të kemi falur
Lë bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur për të jetuar me të dashurin në Tiranë. Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti në zonën e Laprakës Esmeralda Pura. 23-vjeçarja u zhduk nga dogana e Qafë Thanës më 13 korrik të vitit 2021.
15 Mars 2022, 18:44 -
7 pikat/ Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Kompensim me 3 mijë lekë për produktet e shportës, kategoritë që përfitojnë! Nga prilli paga minimale 32 mijë lekë
Kryeministri Rama lajmëroi se qeveria shqiptare miratoi një paketë sociale që ndihmon nga pensionistët, e të gjitha shtresat në nevojë të përballojnë rritjen e çmimeve të ndikuara nga lufta në Ukrainë. Rama këmbënguli se nuk do hiqen taksat e naftës, pasi qeveria po shton buxhetet për të përballuar krizën e energjisë elektrike për të mos rritur faturat e qytetarëve.
12 Mars 2022, 15:06 -
Qytetarët në protestë poshtë zyrës së tij, Rama: Bord kombëtar për administrimin e naftës për të shmangur abuzimin me çmimin, kush nuk respekton vendimet gjobitet! Brenda 48 orëve plani i plotë
Kryeministri Rama bëri mbrëmjen e sotme publike masën e parë të ndërmarrë pas rritjes së çmimeve. Ai tha se do të ngrihet një bord qeveri-furnitorë për administrimin e karburantit, për të ndaluar abuzimin me çmimet. Nuk mbetën jashtë komenteve të kryeministrit edhe protestat që po zhvillohen që sipas tij po shfrytëzohen nga ata që kërkojnë kaos.
10 Mars 2022, 18:36 -
'Far West-i' në Elbasan në nëntor 2020, pas gati 2 vitesh në kërkim, arrestohet autori! VIDEO nga momenti i përplasjes me armë nga makinë në makinë në qendër të qytetit
Pas gati 1 viti e gjysmë në arrati si autor i 'Far-West' në qendër të Elbasanit, është arrestuar 27-vjeçari, Migert Qosja. I riu është autori që ka qëlluar në 25 nëntor të 2020 me armë zjarri në drejtim të Elvis Çaushllarit ose siç njihej ndryshe në zonë me nofkën “Vis Korçari” pas një sherri më njeri-tjetrin që kulmoi më pas me përdorimin e armëve.
10 Mars 2022, 14:15 -
Terrorizoi qytetarët në mes të sheshit Skënderbej ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, 2 vite burg për Arben Memën
2 vite burg për Arben Memën, të riun i cili terrorizoi me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej" ditën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. I droguar i riu rrezikoi jetën e 5 qytetarëve. Gjykata gjithashtu ka vendosur edhe 2 vite heqjen e patentës.
10 Mars 2022, 12:18 -
Kërkon nusen e humbur në ‘Pa Gjurmë’, 26-vjeçarja reagon live nga Belgjika: Më prostituove, sot më kërkon për paratë
Landi Shehu, 44-vjeçari nga Tepelena ishte pak ditë më parë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, nga ku akuzoi bashkëshorten se është e përfshirë në një rrjet prostitucioni në Belgjikë. Ai kërkon të dijë ku ndodhet pasi ka humbur kontaktet në dhjetor të 2021. Puntatën e kësaj të marte, 26-vjeçarja pranoi të fliste live për programin e indinjuar dhe e prekur nga akuzat e burrit, me të cilin i ka dhënë fund martesës 5-vjeçare. Gjatë një komunikimi me moderatoren Odeta Dume, ajo pranoi se punon si punonjëse seksi, ndërsa i ftuar në studio i irrituar ish-burri i kërkoi llogari edhe për paratë që kishte fituar nga ushtrimi i prostitucionit.
9 Mars 2022, 17:58 -
U gjet një vit më parë në ’Pa Gjurmë’ zhduket për herë të dytë 48-vjeçari nga Dimali, familjarët: Dyshojmë se ’mbahet peng’
U gjet gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, më 30 prill të vitit 2021, por Bledar Salinja ka humbur gjurmët për herë të dytë. Njëjtë si një vit më parë, ai është larguar nga shtëpia më 28 janar nga Bistrovica e Dimalit, ku jetonte i vetëm. Pasi fqinjët nuk e kanë parë më 48-vjeçarin në fshat, ata kanë njoftuar ish-bashkëshorten e tij.
9 Mars 2022, 17:51
