-
Nuk ndalen çmimet, 1 kg spinaq shkon në 250 lekë! Dikush merr perimet e hedhura në kosh, qytetarët: S'kemi lekë të blejmë! Tregtarët: Puna ka rënë në zero
Çmimet e papërballueshme të ushqimeve kanë ulur shitjet nëpër tregjet e vendit. Qytetarët thonë se në vlera të tilla nuk kanë para për të blerë, kurse tregtarët e shohin vitin 2022 të zymtë.
13 Janar 2022, 16:15 -
-
Mbi 30 hektarë tokë të shkatërruara, fermerët e luleshtrydheve në Fier protestojnë: Nuk kanë shkelur këmbën për të vlerësuar dëmet! Duam vetëm të zbatohet ligji
Me pankarta nëpër duar fermerët e luleshtrydheve janë pozicionuar mëngjesin e sotëm përballë Bashkisë së Fierit, për të protestuar lidhur me një premtim të pambajtur nga kryebashkiaku për ngritjen e komisioneve të vlerësimit të dëmeve nga përmbytja e më shumë se 30 mijë hektarëve tokë.
13 Janar 2022, 12:14 -
109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Rama: Përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj! Ministri i Brendshëm: Investojmë më shumë në teknologji!
Sot shënohen 109 vite nga krijimi i Policisë së Shtetit. Në një ceremoni të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha gjatë fjalës së tij se sot, Policia e Shtetit ka standard të lartë profesionalizmi. Sipas Çuçit, kjo u tregua më së miri në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar.
13 Janar 2022, 10:31 -
Rekord infektimesh që prej nisjes së pandemisë, por masat anti-COVID nuk ndryshojnë! Komiteti i Ekspertëve: Janë në përputhje me situatën! 38% e popullsisë e vaksinuar me 2 doza (VIDEO)
Edhe pse thonë se jemi në pikun e infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i shtrëngoi masat anti-Covid në Shqipëri. Autoritetet shëndetësore thanë se tani kemi numrin më të lartë të fëmijëve të prekur me Covid, ndërsa janë vaksinuar me 3 doza 7.7% e popullsisë dhe me dy doza 47.3 % nga grupet e rrezikuara.
13 Janar 2022, 09:19 -
Ministrja e Ekonomisë: Nisim në mars kontrollet në biznese që s’deklarojnë pagat e plota! Parashikohet rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022! Paga minimale rritet në 1 korrik
Në mars tatimorët do të trokasin në dyert e mbi 10 mijë bizneseve që kanë fshehur deklarimin e pagave reale. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimi sqaroi se për t’i shkuar deri në fund këtij shqetësimi është ngritur një grup special për analizat e riskut.
12 Janar 2022, 12:35 -
119 kg kokainë në një magazinë në Tiranë, Report Tv zbulon itinerarin e konteinerit! U nis nga Ekuadori më 5 nëntor dhe mbërriti në Durrës pas 52 ditësh
Është nisur në datën 5 nëntor nga Porti Bolivar dhe më pas në datë 6 është transferuar në portin e qytetit të Guayaquil. Më 26 dhjetori kontejneri ka mbërritur në Portin e Durrësit. Ndërkohë që Gjykata ka liruar 2 agjentët doganorë dhe punonjësin e AKU
12 Janar 2022, 12:23 -
-
12 mijë euro për të shkuar në SHBA dhe Angli me martesa fiktive me bullgare, ekstradohet nga Gjermania trafikanti
63-vjeçari ishte shpallur në kërkim që nga 2018 gjatë operacionit “Garantuesi” të zhvilluar në Shkodër ku u shkatërruar një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e njerëzve drejt Anglisë dhe SHBA.
12 Janar 2022, 09:24 -
-
Protesta në PD, Braho për Report Tv: Strategji e Berishës të mos mbyllej pa viktima! Përveç Alibeajt, në listë për t'u vrarë ishin Bardhi, Salianji e 2 të tjerë
Në protestën e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, përveç deputetit Enkelejd Alibeaj në listë për tu vrarë ishin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Kështu ka deklaruar ish-deputeti Spartak Braho në Report Tv, por sipas tij kjo tragjedi nuk ndodhi falë ndërhyrjes së Policisë.
11 Janar 2022, 18:12 -
Humbi kontaktet prej 15 vitesh, Sokol Mali nga burgu i Sigurisë së Lartë në Itali kërkon ndihmë në ’Pa Gjurmë’ të lidhet më familjen e tij në Vlorë
Sokol Mali është një shqiptar i dënuar me 15 vite në një burg të Sigurisë së Lartë në Itali, i cili kërkon ndihmë për t’u lidhur me familjen e tij në Vlorë.
11 Janar 2022, 17:40 -
’U përpi’ nga flakët kur ishte në djep, drama e vogëlushes Çiko nga Gramshi! Shfaqet imazhi i dhimbshëm, prindërit apel për ndihmë
Një zjarr i madh, si pasojë e një shkëndije elektrike ra në shtëpinë e familjes Zhupani në vitin 2015, në fshatin Bletëz të Gramshit. Banesa u shkrumbua dhe prej vitesh ata jetuan në qiell të hapur.
11 Janar 2022, 17:35 -
Siguria kibernetike, Qeveria marrëveshje me kompaninë amerikane! Rama: Vlerë e shtuar edhe për NATO-n! Balluku: Mbrojtje ndaj sulmeve nga brenda dhe jashtë
Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen me kompaninë amerikane "Jones Group International" për forcimin e sigurisë kibernetike dhe rritjen e infrastrukturës digjitale.
11 Janar 2022, 10:47 -
Kongresi i PS më 29 janar, miratohen ndryshimet statutore! Rama: Do ketë ripërtëritje me të rinjtë! Me kë palë të PD bashkëpunoj? Basha - Berisha veç e veç nuk kanë legjitimitet
A qëndron ende ftesa e Ramës për bashkëpunim me opozitën edhe pas konfliktit që ka përfshirë Partinë Demokratike muaj e fundit? Përgjigjen e ka dhënë sot vetë Kryeministri, i cili pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, tha për mediat se nuk sheh asnjë nga palët e konfliktit në PD të denjë të për bashkëpunuar. Rama nënvizoi se askush prej palëve nuk ka legjitimitet veç e veç!
11 Janar 2022, 10:25 -
Erë e fortë dhe reshje dëbore, disa zona pa energji elektrike në Kukës, Tropojë e Korçë! Bizneset ndezin gjeneratorët (VIDEO)
Prej mesnates së djeshme Kukësi dhe disa zona në Tropojë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të demtimit të linjave dhe shtyllave si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dëborës që kanë përfshirë qytetin në 24 orët e fundit.
11 Janar 2022, 09:15 -
Kryesia e PD me 'dorë të hekurt'! Berisha përjashtohet nga partia që themeloi e drejtoi 22 vite! Basha 'shkrin' Komisionin e Rithemelimit, largon 8 anëtarë,pezullon 19 të tjerë! I mbeten 42 deputetë
Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun, Rigels Muçollari dhe Keltis Krujën. Në orën 12:00 të ditës së sotme, Lulzim Basha do të zhvillojë mbledhje grupi. Ditën e nesërme do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.
11 Janar 2022, 07:50 -
Habit Beniada: Ndërrojini burrat çdo një muaj e bëni qejf, mos u martoni që 18 vjeç
Beniada ka habitur me thirrjen e saj në Big Brother Vip, teksa iu është drejtuar vajzave e grave shqiptare. Ajo iu ka thënë që të mos martohen shpejt dhe të bëjnë qejf, pasi sipas saj, kur bëhesh me fëmijë, jeta merr fund
10 Janar 2022, 17:17 -
I vdiq nëna, Kadri Veseli del nga paraburgimi në Hagë dhe kthehet në Kosovë (VIDEO)
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është liruar nga paraburgimi në Hagë dhe u kthye ditën e sotme në Kosovë për shkak se të premten e kaluar atij i ndërroi jetë e ëma. Veseli u kthye në Mitrovicë tek familja e tij në masa të rrepta sigurie.
10 Janar 2022, 16:52 -
Vrasja e gruas nga ish-burri, debati në Report Tv! Sociologu: 3 arsyet kryesore pse janë shtuar vrasjet! Avokatja: Durrësi e Tiranë, numrin më të lartë të dhunës në familje! Psikologia: Njerëzit po bëhen egoist
Vrasja e gruas nga ish-burri i saj në Vaun e Dejës, risolli edhe njëherë në vëmendje një prej plagëve të rënda të shoqërisë shqiptare, dhunën në familje që përfundon deri në tragjedi. Sociologu Zyhdi Dervishi i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ listoi 3 prej arsyeve kryesore që çojnë deri në këto raste tragjike.
10 Janar 2022, 14:37 -
Fëmija iu mbyt në kopsht, familjarët kërkojnë drejtësi! Nëna: Më gënjyen, më thanë se ishte mirë, por shkoi i pajetë në spital! Fotot që vërtetojnë se ka kamera sigurie (VIDEO)
Nëna e 3-vjeçarit që u mbyt në një kopsht privat në Fier thotë se është mashtruar kur stafi e telefonoi dhe i thanë se djali është në gjendje të mirë, kur në fakt në spital u dërgua pa shenja jete. E përlotur në dyert e drejtësisë ajo kërkoi takim me prokurorin, ndërsa me gjithë këtë situatë, kopshti sot është hapur.
10 Janar 2022, 10:03
