-
‘Kam puthur plaka me qëllim, e s’jam infektuar’, Sazan Guri kundër masave COVID! Mjekët: Vaksinimi pengon përhapjen e virusit! Vendimi i Komitetit i drejtë
Dy mjekët dakordësohen me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që të imunizohet sa më shumë popullata me anë të vaksinimit masiv, si një masë për të bërë të mundur reduktimin e përhapjes së virusit. Por për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore siç e quan ai.
3 Dhjetor 2021, 12:56 -
Vendimet e Qeverisë/ Mbrojtje blerësve online, qytetari ka të drejtë të kthejë brenda 14 ditëve produktin
Qytetarët shqiptarë që blejnë online do të jenë më të mbrojtur. Ata do të kenë të drejtë të kthejnë të kthejnë produktin brenda 14 ditëve. Ky ka qenë vendimi i Qeverisë shqiptare në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
3 Dhjetor 2021, 12:33 -
Elbasani 'mbytet' nga plehrat, kompanisë së pastrimit i mbaron kontrata! 300 punonjës pa punë, ngrihen në protestë! Kryebashkiaku për Report Tv: Brenda javës merr zgjidhje
Në rrugë, lagje dhe në pragun e shtëpive, kudo ku hedh këmbën në qytetin e Elbasanit has në pirgje me mbeturina. Qyteti është zhytur në plehra prej një jave pasi kompanisë së pastrimit, "Victoria Invest", i ka përfunduar kontrata me bashkinë e Elbasanit! Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja tha për ‘Studio Live’ në Report Tv se kjo situatë pritet të normalizohet brenda javës.
3 Dhjetor 2021, 12:11 -
Pesë ditë ‘errësire’ në fshatin Panariti në Korçë, shkaku dëbora! Rrugët e Shkodrës ‘lumenj’, bëhen të pakalueshme! Vlora pezullon lundrimin! Katër fshatra pa energji elektrike në Berat
Shirat e dendur, dëbora në disa zona dhe era e fortë ka kapluar vendin tonë prej disa ditësh duke sjellë kështu problematika të shumta.
3 Dhjetor 2021, 11:56 -
Report Tv zbuloi shitjen e rafinerisë së Ballshit për skrap, naftëtarët sërish në protestë: Qeveria të ndërhyjë ose do futemi në grevë urie! Forca të shumta policie rrethojnë uzinën
Një ditë pasi Report TV zbuloi ekskluzivisht shitjen e rafinerisë së Ballshit, naftëtarët janë ngritur sërish në protestë sot, duke kërkuar me forcë ndaljen e punimeve për demontimin e uzinës deri në marrjen e 13 pagave të prapambetur, ose në të kundërt do të rifuten në grevë urie.
3 Dhjetor 2021, 11:08 -
Repolitix/ Braçe kritika Ramës: S'mjafton t'i takosh fermerët 30 minuta, por të futesh në 'lëkurën' e tyre! Qeveria të ndërhyjë për të mos rritur gazin siç bëri me energjinë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ripërsëritu edhe njëherë shqetësimin se fermerët janë lënë pas dore nga paketa e re fiskale. Në një intervistë për emisionin "Repolitix' në Report Tv, Braçe kritikoi kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij braktisi fermerët duke jua zeruar kompensimin bujqve dhe ndërkohë u rriti shpenzimet për prodhimin e tyre. Kritika të ashpra Erion Braçe pati edhe për masat antiCOVID duke thënë se vaksina duhet të bëhet me detyrim.
2 Dhjetor 2021, 21:16 -
Ekskluzive/ Rafineria e naftës së Ballshit shkon për skrap, shitet për 9 milionë euro! Ja çfarë do ndodhë me 800 naftëtarët
Rafineria naftës në Ballsh që kontrollohej nga ARMO shitet për skrap për 9 milionë euro tek kompania Shijaku shpk, qeveria gjen një zgjidhje të ndërmjetme për naftëtarët që protestojnë për pagat e prapambetura.
2 Dhjetor 2021, 20:12 -
Report Tv sjell vështirësitë e një familjeje për të rritur një fëmijë paraplegjik! Nëna: Na kanë zbritur edhe nga autobusi! S'kam besim se do na plotësojnë kërkesat! Djali: Dua të bëhem taksist
Një protestë e tyre sot para Kuvendit, e paparalajmëruar, riktheu edhe njëherë në vëmendjen e qeverisë, shqetësimin e personave me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik, por pavarësisht kësaj, shpresat që kërkesat e tyre do të plotësohen janë të pakta. Në 'Studio Live' në Report Tv, sot ishte një i ftuar i veçantë, Rigels Osmanllari, një person me aftësi të kufizuar, paraplegjik.
2 Dhjetor 2021, 19:27 -
Bashkëqeverisja/ Rama: Brenda 2022 s'do ketë më asnjë sportel, të gjitha shërbimet online! Nëse administrata s'kthen përgjigje në kohë, ka sanksione
Pas vitit 2022, Shqipëria nuk do të ketë më sportele për të marrë shërbime nga më të ndryshme, kjo pasi e gjitha do të jetë online. Kështu, qytetari nuk do të ketë më nevojë që të ketë një mik, shok apo të japë para në këmbim që të marrë një shërbim të caktuar, tha kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi edhe me detaje se si do të funksionojë ky sistem.
2 Dhjetor 2021, 15:54 -
Operacioni 'Milano', sekuestrohen në Tiranë 2 mln euro pasuri të ardhura nga krimi! Pronari zotëronte një kafene në Kombinat dhe të një kompanie uji
Dy milionë euro pasuri të Kristaq Mauhmutajt, të dyshuara të ardhura si pasojë e aktiviteteve kriminale janë sekuestruar me vendim gjykate. Bëhet fjalë për një subjekt të prodhimit të ujit, një bar kafe, ndërtesë katërkatëshe dhe tokë arë. Mahmutaj është ekstraduar në Itali në mars, i dënuar për trafik droge.
2 Dhjetor 2021, 14:40 -
Komiteti i Ekspertëve: Administrata, punonjësit e supermarketeve e të qendrave tregtare të vaksinohen deri më 31 dhjetor ose çdo 5 ditë do kërkohet test
Punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe të qendrave tregtare që akoma nuk kanë marrë vaksinën e COVID do të duhet të vaksinohen deri më 31 dhjetor. Duke filluar nga data 4 janar, atyre do t'u kërkohet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose në të kundërt duhet të dorëzojnë test PCR negativ çdo 5 ditë.
2 Dhjetor 2021, 14:19 -
Vrasja e ish-kryekomunarit të Velipojës Pashko Ujka, njëherazi ndërtues pallatesh, ndalohen 2 persona! Motiv dyshohet konflikti për 1 apartament
Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër tre ditë më parë. Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.
2 Dhjetor 2021, 14:15 -
Kuvend/Basha: Për 3 vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro, SPAK të ndjekë paratë! Balla: Kallëzo Berishën për 'Toyota Yaris'
Kuvendi është shoqëruar me debate të shumta lidhur me diskutimet e ligjit për "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar", që në fund u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës me 106 vota pro. Basha tha se përmes ndërtimeve në 3 vite janë pastruar 1.6 miliardë euro, ndërsa në përgjigje, ministrja e Ekonomisë tha se në perceptimin e saj kullat dhe ndërtimet janë zhvillim, dhe jo pastrim parash.
2 Dhjetor 2021, 12:54 -
Rikthimi i 'Prefektit'/ Mbesa e Qazim Mulletit: Të risillet para publikut figura e vërtetë historike! Ka qenë intelektual dhe jo personazh grotesk siç paraqitet
Mbesa e Qazim Mulletit, Besforta Mulleti tha se vepra 'Prefekti' denigron figurën e tij, duke kërkuar një rishkrim të veprës teksa theksoi se ata janë gati të kontribuojnë me informacione. Sipas saj, Qazim Mulleti ka qenë një njeri mjaft i arsimuar për kohën e që fliste disa gjuhë të huaja, duke shtuar se ata po shohin edhe kuadrin ligjor për të penguar shfaqjen e kësaj vepre.
2 Dhjetor 2021, 12:35 -
-
Klasa e shkollës 9-vjeçare në Këlcyrë vijon të jetë e mbyllur pas 4 rasteve me COVID! Drejtori: Nxënësit bëjnë mësim online
Në shkollën 9-vjeçare "Kamber Bënja" në Këlcyre mësojnë 400 nxënës dhe konsiderohet si shkolla që mbledh edhe nxënës nga fshatrat përreth. Sipas drejtorit të shkollës, Arben Zoto, gjatë kësaj periudhe është operuar me mësim online përmes aplikacioneve për klasën ku nxënësit u infektuan ndërkohë që po shihet mundësia e rikthimit të tyre në klasë në një kohë sa më të shkurtër.
2 Dhjetor 2021, 11:54 -
-
Persona me aftësi të kufizuara protestonin para Kuvendit, Rama i takon: Ministrja do t'ju dëgjojë, mos rrini në shi! Protestuesit: Duam vetëm të jetojmë të pavarur
Persona me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik kanë protestuar sot para Kuvendit për të drejtat e tyre. Ata i ka takuar edhe Kryeministri Rama pas fjalës që ai mbajti në seancë plenare.
2 Dhjetor 2021, 11:04 -
‘Open Balkan’, Tritan Shehu interpelancë me Ramën: Në interes të Serbisë së Madhe, e rrezikshme! Kryeministri: E pakonceptueshme, thjesht mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit
Nisma e 'Open Balkan' nxori kryeministrin Edi Rama 20 minuta para foltores së Kuvendit, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të deputetit demokrat Tritan Shehu. Rama mohoi se nisma u shërben interesave të ngushta dhe paralajmëroi vijimin, do apo s’do opozita.
2 Dhjetor 2021, 08:14 -
-
Rrëfehet në ‘Pa Gjurmë’ i infektuari me HIV/AIDS: Infektova dhe tre ish-të dashurat e mia, tashmë jam izoluar nga bota e jashtme
Kur bota sot përballet me COVID-19, një tjetër epidemi kujtohet çdo 1 Dhjetor. Në Ditën Botërore Kundër HIV/AIDS Andi (emër i vendosur nga redaksia) mori guximin të rrëfejë për herë të parë historinë e jetës në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, 2 vite pasi u infektua.
1 Dhjetor 2021, 18:31
