-
Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë: Mamografi falas në çdo spital rajonal për të gjitha gratë
Tetori është muaji i dedikuar luftës kundër tumorit më të përhapur tek gratë, kanceri i gjirit. Në këtë muaj ndërmerren një sërë fushatash ndërgjegjësuese për kontrollin dhe vetëkontrollin e grave për këtë tumor.
1 Tetor 2021, 10:13 -
EKSKLUZIVE/ Nëna iu gjet e vdekur e vetme në Himarë, flet për Report Tv Piro Dhima: 4 ditë më parë fola për herë të fundit, nuk pranoi të vinte në SHBA
Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë. E moshuara jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët janë shqetësuar pasi nuk e kishin parë për disa ditë dhe pasi kanë hyrë në shtëpi kanë gjetur të moshuarën pa jetë. Në një lidhje telefonike për Report Tv, kampioni i botës Piro Dhima, thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë
1 Tetor 2021, 09:19 -
Gjendet Asie Muçaj në shtetin Italian, 25-vjeçarja telefonon gazetarët në Report Tv: Nuk dua që familja të më gjej, kam frikë nga ata
Një ditë pasi u denoncua e humbur nga i fejuari i saj Klodian Dalipaj bëhët e gjallë 25-vjeçarja Asie Muçaj, e cila humbi gjurmët nga Ciro Marina, Krotone në Itali, më 24 shtator.
30 Shtator 2021, 18:31 -
51 operacione për të shpëtuar të miturin nga Mirdita, babai e braktisi, nëna e vetme në spital: Nuk kam para të shpëtoj tim bir
Është vetëm 15 vjeç, një djalë i qeshur, por me sy të trishtuar, që lufton çdo ditë për të fituar një betejë pas një defekti në lindje, që i rrezikon jetën. 10 vite më parë ai ra në koma, por fatmirësisht u zgjua.
30 Shtator 2021, 18:17 -
Si i shpëtuan gjobës 5 mln euro oligarkët e miellit? Konkurrenca ‘vulosi’ shkeljet, por u fali gjobën
Edhe pse hetimi zbuloi shkeljet e 5 ndërmarrjeve të miellit në Shqipëri, Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mos vendosë asnjë gjobë. Kështu, 5 oligarkë që monopolizuan tregun duke rritur çmimin e miellit ja hedhin paq përballë gjobës 5 milionë euro që propozoi Sekretariati i Konkurrencës. Shefi kabinetit të këtij institucioni na zbulon detaje të këtij hetimi 1-vjeçar dhe detyrimet që nuk përmbushën bizneset.
30 Shtator 2021, 17:41 -
PD dorëzon kërkesën në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj: Nevojë ulëritëse për demokracinë
Me shpresën se në Kuvend do të vërtetojnë masakrën zgjedhore, Partia Demokratike depozitoi sot kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkeljet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky komision do të ketë 6 anëtarë dhe do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
30 Shtator 2021, 13:24 -
Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat, më 2 tetor largohen barrikadat e forcat speciale! Në Jarinjë dhe Bërnjak shkon KFOR-i! Kurti: Filloi epoka kur Serbia mësohet me reciprocitet
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se të dy palët kanë arritur një marrëveshje lidhur me krizën e shkaktuar së fundmi në pike kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak
30 Shtator 2021, 12:35 -
'Moratoriumi' i gjobave prej fiskalizimit, bizneset bënë evazion fiskal, nuk lëshuan kuponë tatimor! Ministria e Financave: Shifrat nuk e reflektojnë këtë gjë
Vendimi i qeverisë për të mos pasur gjoba për biznesin në lidhje me fiskalizimin deri më 1 janar 2022, duket se ka sjellë edhe abuzimin dhe përfitimin e këtyre të fundin. Shumë biznese janë duke bërë evazion fiskal, për shkak se nuk po lëshojnë kuponë tatimorë. Për ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, deri dje drejtoreshë e Tatimeve, kjo situatë nuk është evidentuar, pasi sipas saj, të ardhurat nuk e reflektojnë këtë tendencë të mos lëshimit të faturave, madje të ardhurat kanë qenë në rritje si në biznesin e vogël edhe atë të madh.
30 Shtator 2021, 11:46 -
Edhe Shqipëria mund të aplikojë dozën e tretë të vaksinës! Miratohet kontrata me rreth 500 mijë doza Pfizer
Vendi ynë ka siguruar 500.760 doza të vaksinës përmes kontratës të nënshkruar me Pfizer, duke e çuar kështu në 3 milionë doza të siguruara brenda këtij viti. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ndërsa ministrja e Shëndetësisë tha se me rritjen e sasisë së vaksinave, vendi ynë është gati për të aplikuar dozën e tretë.
30 Shtator 2021, 11:46 -
Orët e mësimit 30 minuta, prindërit e nxënësve në shkollën ‘Emin Duraku’ nënshkruajnë peticion: Nëse nuk kthehen 45 minutëshe, do protestojmë
Prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, po nënshkruajnë një peticion për t’i kërkuar Ministrisë së Arsimit kthimin e orëve nga 30 minuta në 45 minuta, njësoj siç ishin më parë. Ata paralajmërojnë bojkot të mësimit për dy ditë dhe protesta nëse kërkesa e tyre nuk do të plotësohet.
30 Shtator 2021, 10:40 -
Aldi Rama do prehet në Durrës, për t'i dhënë lamtumirën mbërrin dhe i ati nga Greqia
Asnjë familjarë nuk ka shkuar që të tërheqë trupin e pajetë të Aldi Ramës, 21 vjeçarit i cili vrau nënkomisarin Samir Hoxha në Lezhë, e më pas qëlloi veten me plumb në qafë. Trupi i pajetë i të riut është transportuar nga morgu përmes agjencisë funerale natën vonë dhe i pashoqëruar me skedë vdekje, që është një procedurë që zbatohet gjithmonë
30 Shtator 2021, 10:05 -
Rritet me 17.89% ekonomia në tremujorin e dytë të 2021 krahasuar me 2020! Drejtorja e INSTAT: Ndikim negativ vetëm bujqësia
Ekonomia e vendit ka vijuar të rimëkëmbet me ritme të shpejta në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat e fundit të INSTAT raportojnë për një rritje ekonomike me 17.89% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 kur ishte edhe karantina e përgjithshme
30 Shtator 2021, 09:45 -
36-vjeçari vlonjat denoncon humbjen e të fejuarës, vjehrri i jep lajmin live në ‘Pa Gjurmë’: Ime bijë të braktisi, shiko jetën tënde
Një denoncim urgjent mbërriti paraditen e 29 shtatorit në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë”, në Report TV, ku 36-vjeçari nga Vlora, Klodian Dalipaj, kërkoi ndihmë për gjetjen e të fejuarës së tij, Asie Muçaj.
29 Shtator 2021, 18:33 -
Ish-kryeministri godet Bashën në pikën e dobët nëpërmjet Kokalarit: E shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus! PD: Shpifje, do e padisim
Nga "Foltorja" në Durrës, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka "shkundur karrigen" e Lulzim Bashës, duke thënë se ai e ka "shitur" ish-kryeministrin për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus. Krah Berishës sot ishte dhe Oerd Bylykbashi, përpos Edi Palokës, Flamur Nokës,Igli Carës,Tritan Shehut.
29 Shtator 2021, 18:13 -
-
Qeveria i jep 5 mln lekë ndihmë familjes së efektivit Saimir Hoxha, fëmijët do të marrin edhe 170% të pagës së babait! Rama homazhe për nënkomisarin: Një çast i rëndë për të gjithë
Dhjetëra kolegë e familjarë të nënkomisarit Saimir Hoxha i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit ditën e sotme. Homazhet në nderim të tij u mbajtën në Pallatin e Kongreseve, ndërsa nënkomisari u përcoll për në banesën e fundit rreth orës 14:40. Ai do të prehet teVarrezat e Dëshmorëve.
29 Shtator 2021, 12:30 -
46-vjeçarja ndërroi jetë në spital dje në Pogradec, i shoqi: Shkoi me këmbët e veta! I bënë një gjilpërë dhe pas 10 minutash vdiq! Spitali: I dhamë ndihmë, të presim ekspertizën
Bashkëshorti i 46-vjeçares, Luan Bazelli thotë se gruaja e tij ishte me shëndet të mirë dhe se në spital kishte vajtur me këmbët e veta. Sipas tij, bashkëshortja ndërroi jetë nga mjekimi i pakujdesshëm, teks athekson se ajo vdiq 10 minuta pasi në spital iu bë një gjilpërë.
29 Shtator 2021, 11:29 -
Mazhoranca tërhiqet për komisonet online! PS: Rishikojmë vendimin, deputetët prezent të jenë të vaksinuar
Ndonëse edhe komisionet e kësaj të mërkure u zhvilluan online, mazhoranca vendosi sot të hedhë një hap pas dhe të rishikojë vendimin për zhvillimin e tyre. Kreu i grupit të PS tha se do të kërkojë në konferencën e radhës së kryetarëve që komisionet të zhvillohen me praninë e deputetëve të vaksinuar
29 Shtator 2021, 10:46 -
EKSKLUZIVE/ Aldi Rama vrau nënkomisarin në Lezhë, flet për Report Tv shoku i tij: Ka patur jetë të vështirë, i ati i dënuar përjetë, masakroi me motosharrë një grek
Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht dëshminë e shokut të Aldi Ramës, i riu i cili qëlloi për vdekje në Lezhë nënkomisarin Saimir Hoxha. Ai ka treguar se Aldi Rama ka patur një jetë mjaft të vështirë, ku prindërit ishin të divorcuar dhe se i ati ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, pasi kishte masakruar me motosharrë një grek.
29 Shtator 2021, 10:05 -
VIDEO e vrasjes/ Report Tv siguron pamjet e ekzekutimit të policit në Lezhë nga 21-vjeçari Aldi Rama! Policia zbardh dinamikën: 3 të rinjtë na ndoqën! 2 shokët e vrasësit: Po pinim hashash
Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi dje për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. I riu qëlloi veten me pistoletë në fyt në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së efektivit të policisë. Në këtë momente po zhvillohen homazhe të Pallati i Kongreseve në nderim të oficerit të vrarë, ndërkohë që policia ka zbardhur zyrtarisht të gjithë dinamikën e ngjarjes.
29 Shtator 2021, 07:42 -
