-
Arbi Agalliu për Report Tv: Ja pse propozuam uljen e tatimit për çmimet e shportës! Nismëtarë të reformave në parlament! Do bëjmë opozitë krah partnerit strategjik, jo militantizëm
Në një intervistë për Report Tv Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu thotë se PD do të bëjë opozitë me profesionalizëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Agalliu, shpjegon se kërkesa për uljen në 6% të TVSH-së për produktet e shportës, do të pasohet nga propozime të tjera.
28 Shtator 2021, 16:43 -
EUROPOL shkatërron një rrjet të drogës në Ballkan, 61 persona përfundojnë në pranga
Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende evropiane kanë shkatërruar një kartel të drogës nga Ballkani dhe kanë përfunduar në pranga 61 persona. Gjatë operacionit janë konfiskuar më shumë se 2.6 ton kokainë.
28 Shtator 2021, 13:46 -
Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Saimir Tahirit, çështja rikthehet në apel me trupë të re gjykuese! Rrëzohet kërkesa e SPAK për kthim në shkallë të parë
Gjykata e Lartë ka marrë vendim për çështjen 'Tahiri'. Është pranuar kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm për të rikthyer çështjen në apelin e GJKKO me trupë të re gjykuese. Kështu që është rrëzuar kërkesa e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.
28 Shtator 2021, 13:31 -
-
Kontrollet për kanabis, vritet në krye të detyrës nënkomisari në Lezhë! Autori qëllon veten me armë, pas 6 orësh kërkime nga RENEA! Policët qëlluan 9 herë drejt makinës së Aldi Ramës, ishte me 3 shokë, njëri ende në arrati (VIDEO)
Një oficer policie është ekzekutuar me armë zjarri, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës në Ishull Lezhë. Policia ka identifikuar autorin e krimit, si Aldi Rama dhe pas disa orësh kërkimesh ka arritur ta prangosë atë pasi ky i fundit kishte tentuar vetëvrasjen dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marr. 2 persona të tjerë janë arrestuar për këtë ngjarje, të cilët kanë qenë në automjet me autorin e krimit.
28 Shtator 2021, 10:55 -
Vlorë, plagosi me armë zjarri të dashurën në lokal se nuk pranoi ndarjen, burg për 30-vjeçarin: Jam i penduar, i kërkoj falje familjes së vajzës
30-vjeçari nga Shkodra Fadil Likaj, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për plagosjen e të dashurës së tij 20-vjeçare me armë zjarri, pasi nuk pranonte ndarjen. Vetë 30-vjeçari nuk ka pasur asnjë pretendim duke thënë në gjykatë vetë se është dakord me avokatin e tij. Ndërsa avokati jashtë kamerave u ka thënë gazetarëve se për momentin nuk kemi pretendime për masë lehtësuese.
28 Shtator 2021, 10:09 -
Komisionet online përplasin sërish opozitë-mazhorancë, deputetët s’lejohet të flasin! Bushka: Futuni online! Bylykbashi: Është anti-kushtetuese
Mbledhjet online të Komisioneve parlamentare përplasin sërish opozitën me maxhorancën. Opozita vendosi të merrte pjesë fizikisht në mbledhjet e para të komisioneve, por nuk iu dha fjala. Për mediat, deputetët e PD thanë se ky vendim është antikushtetues dhe vret parlamentarizmin.
28 Shtator 2021, 09:48 -
-
Von der Leyen në Tiranë: Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri, ia kemi borxh rinisë shqiptare! Rama: BE është lodhshme, por duhet durim
Ursula Von der Leyen erdhi së bashku me lajme shpresëdhënëse për një Shqipëri drejt familjes europiane, ku tha se Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë pritet të mbahet brenda këtij viti. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen e vlerësoi Shqipërinë për reformat, duke deklaruar se tani është koha që Bashkimi Europain të mbajë fjalën e të veprojë, pasi këtë gjë ia ka borxh rinisë shqiptare. Sa i përket nismës “Open Balkan”, Von der Leyen shprehu mbështetje të plotë, për sa kohë nuk del nga kornizat e procesit të Berlinit dhe siguron gjithpërfshirjen.
28 Shtator 2021, 07:19 -
Dashuria e ndaluar/ E reja nga Durrësi dashurohet me djalin me ngjyrë! Çifti rrëfehet në Pa Gjurmë: Familja nuk na do! Përplasje e ashpër në studion e ‘Pa Gjurmë’
Ndër vite kemi dëgjuar histori dashurie nga më të ndryshmet, ku shpesh për hir të saj kapërcehet çdo lloj paragjykimi. E tillë është historia e Joana, e cila ka zgjedhur të dalë edhe kundër familjes, vetëm për të qenë e lumtur me djalin që ajo dashuron.
27 Shtator 2021, 18:25 -
Rama: Të përdorim diplomacinë, shqiptarët në Preshevë harrohen, serbët në Kosovë më të përkëdhelurit! Tensionet në veri të zgjidhen me dialog, ‘boomerang' nëse ndodh si me tarifën 100%
Turin e takimeve në Kosovë kryeministri Edi Rama e ka ndalur në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë një bisede me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare, Rama foli shkurtimisht për rolin e politikës, ndërsa theksoi se pa të Kosova sot nuk do të ishte sovrane.
27 Shtator 2021, 17:20 -
Vizita në Kosovë, Rama zhvillon takime me dyer të mbyllura me tre liderët e opozitës
27 Shtator 2021, 13:52 -
Agron Duka për Report TV: Situata në PD po dëmton opozitën, s’ka koordinim! Të bashkëpunohet me maxhorancën për reformat e rëndësishme
Aleati i Bashës Agron Duka thotë se situata e krijuar në Partinë Demokratike, po dëmton jo vetëm selinë blu, por të gjithë opozitën pasi mungon koordinimi. Në një intervistë për Report Tv Duka thotë se opozita dhe maxhoranca duhet të bashkëpunojnë për reformat e rëndësishme në parlament.
27 Shtator 2021, 13:35 -
Debati/Vaksinimi i detyruar, Sazan Guri: Antishkencor, antiligjor e antisocial! Përfaqësuesi i fasonerive: Të bëhet si në Gjermani, kush nuk vaksinohet e sëmuret, penalizime!
Vaksina është përmendur si e vetmja mënyrë për të fituar luftën me pandeminë e COVID, por megjithatë nuk kanë munguar zërat kundër vaksinimit me detyrim. Një nga zërat kundër vaksinimit në vendin tonë është edhe aktivisti Sazan Guri, i cili tha në Report Tv se vaksinimi me detyrim është antishkencor, antiligjor dhe antisocial. Kreu i Shoqatës së Fasonëve, Edvin Prençe u shpreh se qeveria duhet të gjejë një zgjidhje pasi bizneset janë në situatë të vështirë.
27 Shtator 2021, 13:05 -
Basha mbledh grupin e PD, mungon Noka e Paloka: Të ulim TVSH-së për produktet e shportës në 6%! Prioritet ngritja e 3 komisioneve hetimore për 25 prillin, Becchettin dhe Inceneratorët
PD do të kërkojë ngritjen e komisoneve hetimore për 25 prillin, çështjen Becchetti dhe inceneratorët. Basha tha se kjo është vetëm nisja e ofensivës në Kuvend.
27 Shtator 2021, 12:42 -
Ndryshe nga çfarë ishte premtuar, nxënësit në Durrës nuk nisin sot mësimin në shkollat e reja! Dy vite pas tërmetit, gjysma e godinave të dëmtuara, ende larg rindërtimit
Në prag të dy vjetorit, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shkollat e Durrësit mbeten ende larg rindërtimit. Kjo pranohet dhe nga vetë Bashkia Durrës, e cila e zbut ngadalësinë e këtij procesi, duke pretenduar se janë shembur të gjitha godinat që do të rindërtohen, por nga vëzhgimi në terren rezulton e kundërta.
27 Shtator 2021, 10:25 -
Zgjedhjet në Gjermani, SPD fiton ngushtë kundër partisë së Merkel! Olaf Scholz i duhet koalicion për të qeverisur
Social Demokratët e Gjermanisë (SPD) kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale të vendit, duke mposhtur partinë e kancelares në largim Angela Merkel. Megjithatë fituesi nuk i merr të gjitha, pasi në Gjermani do të udhëheqë partia që arri të krijojë koalicionin e nevojshëm, ku pretendentë janë edhe konsrevatorët. Faktori vendimtar do të jenë të Gjelbrit dhe FDP.
27 Shtator 2021, 07:47 -
Nën masat anti-COVID, nis sot viti i ri shkollor! Mësuesit detyrim vaksinën, në të kundërtën tampon çdo javë! Prindërit kundër mësimit me turne! Urojnë politikanët
Kjo e hënë, 27 shtator ka rikthyer në bankat e shkollës nxënësit e sistemit parauniversitar. Deri më tani, është zhvilluar mësimi plotësues për të rikuperuar njohuritë e humbura dhe ka qenë në dëshirën e nxënësve, por nga sot ka nisur zyrtarisht shkolla.
27 Shtator 2021, 07:18 -
Ushtria serbe në kufi, Rama nga Prishtina: Manovra teatrale-luftarake, serbët e Kosovës janë pengje të Serbisë! E drejta është me Prishtinën dhe pikë
Nga Prishtina mesazhet ishin të qarta për Serbinë nga Kryeministri i Shqipërisë. Konflikti i krijuar ditët e fundit dhe lëvizjet e ushtrisë serbe në kufi janë për Ramën shfaqje teatrale-ushtarake që mbajnë peng serbët e Kosovës të cilët sipas tij janë më të sigurt se kurrë. Për kryeministrin shqiptar e drejta është me Kosovën dhe këtu nuk ka asnjë dyshim.
27 Shtator 2021, 07:16 -
Borell thirrje Kosovës e Serbisë: Hiqni menjëherë Policinë Speciale dhe barrikadat
26 Shtator 2021, 14:39 -
