-
COVID/ 5 persona humbin jetën në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 995 raste të reja infeksioni
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID në vend në 24 orët e fundit. Po ashtu, nga 5,613 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID 995 persona. Janë 12,599 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
14 Shtator 2021, 17:20 -
Kurti flet pas takimit me Merkel: Nuk firmos marrëveshjen e ‘Ballkani i Hapur’ se nuk figurojnë fjalët ‘kufi e shtet’ për Kosovën se nuk i do Serbia! S'di për çfarë teorie konspiracioni thotë Rama
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se refuzon që të hedhë firmën në marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur, kjo sepse në asnjë rresht të atij dokumenti nuk figurojnë fjalët “shtet, kufi, territor”. Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti deklaroi se do të ketë një takim mes dy qeverive, duke theksuar se gjërat që i bashkojnë dy vendet janë të shumta dhe se "Ballkani i Hapur" është e vetmja gjë që i ndan.
14 Shtator 2021, 16:47 -
Rama: Privilegj të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me Merkel, bëri historinë për rajonin! Kancelarja: Ballkani ka shumë miq, BE të mbajë fjalën për integrimin (VIDEO)
Konferencën e fundit për shtyp në këto 16 vite në krye të një prej shteteve më të rëndësishme të Bashkimit Europian me një drejtues qeverie, kancelarja e Gjermanisë Merkel e zhvilloi me Kryeministrin Rama nga Tirana.
14 Shtator 2021, 14:37 -
LSI ‘divorc’ me PD, Braimllari: I kërkuam Bashës vetëm të mos na tradhtojë, përdori opozitën për interesa personale
Braimllari në një intervistë për Report Tv tha se ato i kanë kërkuar Lulzim Bashës që mos të tradhëtojë kauzën e opozitës për interesa personale dhe të Edi Ramës.
14 Shtator 2021, 13:55 -
Gjiknuri 'nis punën', prezanton drejtuesit e qarqeve, e nis nga Lezha! Nikolla 'i dorëzon' përgjegjësitë Blendi Klosit
Numri i dy i PS, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ka nisur nga puna me marrjen e postit të ri. Detyrën e re e ka nisur nga Lezha, ku ka prezantuar drejtuesin e ri të qarkut, Blendi Klosin. E pranishme ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ish drejtuesja politike e qarkut Lezhë, e cila i ka dorëzuar përgjegjësitë e punës Klosit.
14 Shtator 2021, 12:07 -
-
-
-
Burg ish-burrit vrasës të Sabrina Bengës! Drejtësia në Fier e ‘çmendi’ Elton Metën për t’i shpëtuar burgut! Mjeku i Zaharisë: Ai s'është i sëmurë mendor! Ndihmë ekonomike për vajzën 3 vjeçare
Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengës është lënë në burg. Vrasja e 23 vjeçares nga ish bashkëshorti hedh dyshime mbi sistemin e drejtësisë. Report Tv ka zbardhur kërkesën e prokurorisë, vendimin e gjykatës së Fierit për ndryshimin e masës së sigurisë për Elton Metën dhe ekspertizat mjekoligjore që çuan në këtë vendim
14 Shtator 2021, 09:06 -
Merkel në Tiranë, u prit me ceremoni shtetërore! Rama e nderon me medaljen 'Ylli i Mirënjohjes Publike': Danke Angela! Kancelarja: Kënaqësi të bashkëpunoja me ju
Me një ceremoni shtetërore është pritur kancelarja gjermane Angela Merkel në Pallatin e Brigadave në Tiranë, nga kryeministri Edi Rama. Kancelarja gjermane dhe Rama kanë zhvilluar një bisede 'kokë më kokë'. Merkel do zhvillojë takime bilaterale me liderët e Ballkanit Perëndimor.
14 Shtator 2021, 07:22 -
LSI 'mollë sherri' mes PS dhe PD për komisionet parlamentare! Demokratët e nisin me bojkot Kuvendin, largohen pa votuar, ikën dhe Berisha! Nxehet Basha, akuza Nikollës: Je manekin, turp t'ju vijë
Seanca e sotme ndau ndoshta përfundimisht koalicionin mes PD dhe LSI. Shkak këtë radhë u bënë komisionet parlamentare ku në fillim të seancës LSI kërkoi që dhe deputetët e saj të jenë pjesë e komisioneve. Kërkesë që u pranua pjesërisht nga PS, por jo nga Basha që kundërshtoi ndryshimin e përbërjes së komisioneve parlamentare dhe bojkotoi votimin duke u larguar. Madje këtij bojkoti i është bashkuar dhe Sali Berisha i cili qëndron si deputet i pavarur në parlament, pas përjashtimit nga PD.
13 Shtator 2021, 17:15 -
-
Fier/Vrau gruan e pajisur me urdhër mbrojtje,ish-avokati i Elton Metës tregon si prokurori e gjykatësi e shpëtuan atë nga burgu një vit më parë: Ishte shumë mirë, ata e 'bënë' të sëmurë mendor
Ish-avokati i Elton Metës, Kujtim Cakrani, ka treguar në "Pa Gjurmë" të gjithë dinamikën e ngjarjes se si prokurori Çlirim Sino dhe gjyqtari Taulant Banushi, e shpallën Elton Metën të sëmurë mendor, edhe pse ai ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Avokati thekson se vendimin e gjykatës për ta shtruar 31-vjeçarin në spital, ata e ankimuan, vendim për të cilin nuk ishin dakord as familjarët e autorit të krimit të rëndë. Por thekson se kërkesat e tyre nuk u dëgjuan nga drejtësia.
13 Shtator 2021, 16:09 -
PS dhe PD mbledhin deputetët e tyre para seancës së Kuvendit! Opozita me 3 grupe parlamentare, Basha jep deputetë 'borxh' për aleatët dhe PDIU, nuk ndihmon LSI! Berisha pa grup
Opozita do të përfaqësohet nga 3 grupe parlamentare në Kuvend, ku përveç grupit të PD, 2 të tjerët do të jenë të aleatëve të tij. LSI mbetet pa grup parlamentar, ndërsa Basha la zyrtarisht jashtë grupit demokrat edhe Sali Berishën. Ky i fundit në shkresën dërguar Kuvendit, ka deklaruar se i përket grupit të Partisë Demokratike.
13 Shtator 2021, 16:03 -
Bashkia e Tiranës i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës! Veliaj: Abuzuan gjatë gjithë kohës së COVID, po vëzhgojmë me shumë imtësi edhe linjat e tjera
Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Veliaj shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.
13 Shtator 2021, 13:48 -
-
Basha mbledh të besuarit: Sqaroni publikun për Berishën! Gjekmarkaj pas mbledhjes: Kryedemokrati s’kishte shteg tjetër përballë SHBA
Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sot të besuarit e tij në kupolën drejtuese të PD për qëndrimin mediatik të PD lidhur me cështjen Berisha dhe sqarimin e opinionit publik. Pas takimit, deputeti Agron Gjekmarkaj tha se Basha s’kishte shteg tjetër përballë kërkesës së SHBA. Ndërkohë pasdite Basha do të mbledhë para nisjes së seancës plenare grupin parlamentar.
13 Shtator 2021, 12:27 -
Ashensorët 'vrasës'! ISHMT për Report Tv: Nga mbi 10 mijë vetëm 1200 janë certifikuar! Kosto e kolaudimit në vit shkon vëtëm 10 mijë lekë për një pallat
Nga mbi 10 mijë ashensorë në të gjithë vendin, vetëm 1200 prej tyre janë certifikuar, pra vetëm 10% e tyre. Kështu tha në Report Tv drejtori Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Teknike (ISHMT) Julian Llupo, vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike në zonën e Astirit në Tiranë ku dy gra mbetën të plagosura pas shkëputjes së kavove të ashensorit të pallatit.
13 Shtator 2021, 12:17 -
Sot do festonte ditëlindjen! E ëma e të resë që u vra nga ish-burri: Sa hapi derën thashë 'mos është Eltoni'! Ishte me bukë në gojë, e qëlloi pas shpine! Babai: Kërkoj varje në litar për atë fundërrinë
Sot, Sabrina Bengaj do duhet të ishte duke festuar 23-vjetorin e lindjes, me fëmijën e vogël, familjarët dhe shoqet e saj, por fatkeqësisht ajo po tretet në dhe' për shkak të një njeriu që e deshi shumë fort, por që kurrë nuk e pranoi se e reja nuk do të ishte më gruaja e tij! Sot familja pret vizita ngushëllimi në shtëpinë.
13 Shtator 2021, 10:58 -
-
Tiranë/ Bie ashensori në Astir, 2 të plagosura, njëra shtatzënë! Arrestohet tekniku i mirëmbajtjes, nën hetim i vëllai administrator i firmës! Aksidenti zbuloi skandalin, ISHMT: S'ishte certifikuar
2 gra kanë mbetur të plagosura pasi i janë këputur kavot ashensorit në një pallat në Astir dhe ka rënë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra ndodhet ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetra është rikthyer në banesë. Policia arreston teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të pallatit Dëfrim Shabani, ndërsa ka vendosur procedim në gjendje të lirë për vëllanë e tij Dritan Shabani, administratori i firmës së mirëmbajtjes.
12 Shtator 2021, 08:54
