-
Fluks i lartë lëvizjesh në fundjavë, radhë e gjatë në Kakavijë! Pala greke punon me personel të reduktuar
Në kohë të sezonit turistik por edhe fundjavës ku fluksi i kalimit të njerëzve në kufi është i madh, pala greke punon me staf të reduktuar. Kjo ka shaktuar një radhë të gjatë mjetesh në pikën kufitare të Kakavijës.
7 Gusht 2021, 10:36 -
-
Vlorë/ Shuhen zjarret në Dukat dhe në Gjirin e Gramës! Karaburuni digjet prej më shumë se 2 javësh, ende vatra aktive! Vijon operacioni me helikopterin e ardhur nga Holanda
Gadishulli i Karaburunit vijon të digjet nga flakët prej më shumë se 2 javësh tashmë, ndërsa fatmirësisht pasditen e sotme u bë e mundur shuarja e zjarreve në Dukat dhe në Gjirin e Gramës.
7 Gusht 2021, 08:11 -
-
Zjarret, mbërrijnë 3 helikopterë nga Holanda e Çekia të premtuar nga BE, nesër fillojnë 'luftën' me flakët! BE: Jemi këtu për të mbrojtur bukuritë natyrore të shqiptarëve
Kanë mbërritur nga Çekia dhe Holanda 3 helikopterë në ndihmë ndaj vendit tonë në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për të përballuar situatën me zjarret.
6 Gusht 2021, 16:12 -
-
Zjarret, Drejtori për Zonat e Mbrojtura: Të qëllimshëm, barinjtë ndezën vatra të tjera pas shpinës sonë! Në Karaburun u ndërhy vonë! Për rikuperimin e bimësisë duhen 30 vite
'Kamikazë' i ka cilësuar zjarrvënësit, Drejtori për Zonat e Mbrojtura Zamir Dedej, i cili theksoi se shumica e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin, janë të qëllimshme. Në një lidhje me Skype për 'Report Tv', ndërsa foli për situatën ku është përfshirë vendi, me zjarre nga veriu në jug, Dedej u shpreh se thelbësore për izolimin e flakëve, është ndërhyrja e shpejtë, mungesa e së cilës prodhoi situatë kritike ku gjendet gadishulli i Karaburunit.
6 Gusht 2021, 11:51 -
Situatë problematike në Majën e Rrunës në Kukës, flakët përfshijnë pjesën më të madhe të malit! Terreni malor vështirëson shuarjen zjarreve, nis ndërhyrja me helikopter nga ajri
Paraqitet e vështirë situata me flakët më Majën e Rrunës në Kukës, ku zjarret vijojnë të përhapen, ndërsa terreni malor vështirëson lokalizimin dhe punën për shuarjen e tyre.
6 Gusht 2021, 10:00 -
Zjarrfikësit, heronjtë në 'luftën' me flakët në Vlorë, por Bashkia i ka lënë pa paga, 2 muaj që s'marrin paratë për orët shtesë! Leli pretendon se kaluan në datë 4, rrëzohet nga zjarrfikësit
‘Heronjtë’ e ditëve të fundit në Vlorë që po luftojnë në çdo moment me flakët e zjarrit nuk janë paguar për orët shtesë të punës. Bashkia e Vlorës prej dy muajsh nuk i ka paguar 35 zjarrfikësit e qytetit për 178 orët e gatishmërisë, teksa disponon për këto pagesa fondi prej 55 mln lekë të vjetra për vitin 2021.
6 Gusht 2021, 08:54 -
-
I kënaqur me paraqitjen në 'Tokio 2020', Qerimaj jep 'recetën' për medalje: Jo punë 'alla shqiptarçe' por strategji e mentalitet ndryshe! Ja pengu im
Erkand Qerimaj është i kënaqur me paraqitjen e tij në Olimpiadë. I renditur i 9-ti në Tokio , Qerimaj zbulon për Report TV edhe recetën se si Shqipëria mund të marrë medalje olimpike dhe kjo vjen duke ndryshuar strategji e mentalitet e jo duke punuar në mënyrën “alla shqiptarçe”.
5 Gusht 2021, 14:51 -
Korçë/ Izolohet zjarri në fshatin Vithkuq, i ‘shpëton’ flakëve Manastiri i Shën Pjetrit, Monument Kulture! Shkrumbohen 4 hektarë me pisha e shkurre
Zjarret në vendin tonë të favorizuar nga era po përpahen me shpejtësi duke rrezikuar edhe monumentet e Kulturës. Një tjetër zjarr ka rënë sot në afërsi të fshatit Vithkuq në Korçë në afërsi të Manastirit të Shën Pjetrit që është dhe Monument Kulture
5 Gusht 2021, 14:18 -
-
-
Zjarret nën kontroll në Gjirokastër, dëmet të mëdha, rreth 850 ha të djegur! Prefekti Kote: Të hetohen pirromanët dhe ata që s’bënë detyrën
Duket se situata e zjarreve në Gjirokastër është qetësuar. Tre vatra janë riaktivizuar mëngjesin e sotëm në Saraqinishte, Krinë dhe Arshi Lengo por ndërhyrja e menjëhershme e PMNZSH, e forcave ushtarake dhe e banoreve të zonës, ka rikthyer normalitetin
5 Gusht 2021, 11:42 -
Të ndërtohet apo jo ujësjellësi i ri, përplasen deri në konflikt banorët e 2 fshatrave në Kuçovë! Tensiononet keq situata! Banorët e Vodës: Duam ujë
Teksa banorët e Lumasit në Kuçovë kanë hyrë në grevë urie, ku kërkojnë anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit, banorët e një tjetër fshati janë ngritur në protestë për të kërkuar të kundërtën.
5 Gusht 2021, 10:56 -
-
Ultimatumi i Kim, Sali Berisha: S'ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar, Basha t'i thotë ambasadores Kim që të kërkojë falje
Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën, e shpallur ‘Non Grata’, në parlament në muajin shtator, Berisha vijon 'luftën' e tij me amerikanët. Berisha e bëri të qartë qëndrimin se në shtator do të futet në Parlament si demokrat dhe se për këtë nuk ka asnjë forcë që e ndal.
5 Gusht 2021, 09:42 -
Zjarret në Gjormë e Gumenicë të Vlorës, digjen disa banesa, neutralizohet rreziku për të tjerat! Shuhen shumica e vatrave në Karaburun, ‘shpëton’ Llogaraja
Vlora vijon "betejën" me flakët në ditën e 14-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Një zjarr i frikshëm u përhap dje me shpejtësi në fshatrat Gjormë dhe Gumenicë. Zjarri dogji disa shtëpi të vjetra të pabanuara, ndërkaq "flakët" "përpinë" dhe disa stane e ullishte. Falë ndërhyrjes nga ajri dhe toka u bë e mundur neutralizimi i rrezikut për djegien e banesave të tjera. Po ashtu janë shuar pjesa më e madhe e vatrave në Karaburun, duke larguar rrezikun për përfshirjen e Llogarasë nga flakët.
5 Gusht 2021, 08:41 -
Prill-Qershor, Sejko: Rritja ekonomike u përshpejtua, norma e interesit nuk ndryshohet, punësimi mbetet problem
Në tremujorin e dytë të këtij viti rritja ekonomike është përshpejtuar e ndikuar edhe nga situata e përmirësuar me pandeminë dhe rritja e konsumit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se ekonomia po reagon pozitivisht por shqetësim mbetet tregu i punës.
4 Gusht 2021, 16:46 -
Proteston firma private, Shkodra pa transport urban për 24 orë: Kemi vështirësi financiare, largoni furgonët pa licencë! Bashkia: Zbatoni kontratën
Një firmë private e transportit urban ka zhvilluar një grevë urie për 24 orë. Kjo protestë është zhvilluar me pretendimin se firma gjendet përballë vështirësive financiare. Përfaqësuesi i firmës private ka bërë një kërkesë zyrtare duke kërkuar nga shteti subvencionim pasi e kanë të përballojnë krizën ekonomike.
4 Gusht 2021, 12:06
