-
Zjarri vë 'para' pyjet në Voskopojë, tymi 'mbytës' për turistët! Vatër e rrezikshme në Gorrisht të Vlorës! Ndërhyrje nga ajri në Dukat, Karaburun e në Majën e Rrunës në Kukës
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës. Një tjetër vatër e rrezikshme e aktivizuar që prej pasdites është edhe në Gorrisht të Vlorës, pranë puseve të naftës.
8 Gusht 2021, 07:43 -
-
Heroi i tërmetit, zjarrfikësi Luan Kapaj për Report Tv: Na kanë lënë në mëshirë të fatit, s'kemi veshje mbrojtëse! Na premtuan që pagat për orët shtesë do i marrim në muajt në vijim
Zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, i cili rrezikoi jetën teksa po shpëtonte nga rrënojat e tërmetit të 26-nëntorit disa qytetarë dhe u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama për kontributin e tij, prej javësh po 'lufton' me flakët në zonë e Dukatit dhe Karaburunit në Vlorë në kushte të vështira. Në një intervistë për Report Tv, zjarrfikësi Kapaj shprehet se atij dhe kolegëve të tij nuk u mungon as guximi dhe as përvoja për të luftuar me flakët, por mjetet mbrojtëse duke vijuar që nga veshja, kokorja, maska që të mund të sigurojnë jetën e tyre fillimisht dhe më pas të ndërhyjnë sa më shumë në zonën e rrezikut.
7 Gusht 2021, 13:51 -
49 kg kokainë në kontejnerët me banane, Gjykata e Posaçme lë në burg Selim Çekajn, avokati Haxhia: Seanca e turpshme, prokurori thotë s'ka prova, ata lënë në qeli 72-vjeçarin e sëmurë
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionin ka vendosur sot që Selim Çekaj, të vijojë të qëndrojë në qeli duke mos ndryshuar masën e sigurisë së tij "arrest me burg". Selim Çekaj është arrestuar pas gjetjes së 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që ai kishte porositur.
7 Gusht 2021, 11:55 -
Zjarret në vend, 60 minuta takim mes Veliut, Vocaj dhe Çuçit për kapjen e piromanëve
Situata nga zjarret në të gjithë vendin ka detyruar sot Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi të mbledh krerët më të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe sekretari i Përgjithshme i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi për 60 minuta zhvilluan një takim në Ministrinë e Brendshme me Çuçin.
7 Gusht 2021, 11:31 -
Fluks i lartë lëvizjesh në fundjavë, radhë e gjatë në Kakavijë! Pala greke punon me personel të reduktuar
Në kohë të sezonit turistik por edhe fundjavës ku fluksi i kalimit të njerëzve në kufi është i madh, pala greke punon me staf të reduktuar. Kjo ka shaktuar një radhë të gjatë mjetesh në pikën kufitare të Kakavijës.
7 Gusht 2021, 10:36 -
-
Vlorë/ Shuhen zjarret në Dukat dhe në Gjirin e Gramës! Karaburuni digjet prej më shumë se 2 javësh, ende vatra aktive! Vijon operacioni me helikopterin e ardhur nga Holanda
Gadishulli i Karaburunit vijon të digjet nga flakët prej më shumë se 2 javësh tashmë, ndërsa fatmirësisht pasditen e sotme u bë e mundur shuarja e zjarreve në Dukat dhe në Gjirin e Gramës.
7 Gusht 2021, 08:11 -
-
Zjarret, mbërrijnë 3 helikopterë nga Holanda e Çekia të premtuar nga BE, nesër fillojnë 'luftën' me flakët! BE: Jemi këtu për të mbrojtur bukuritë natyrore të shqiptarëve
Kanë mbërritur nga Çekia dhe Holanda 3 helikopterë në ndihmë ndaj vendit tonë në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për të përballuar situatën me zjarret.
6 Gusht 2021, 16:12 -
-
Zjarret, Drejtori për Zonat e Mbrojtura: Të qëllimshëm, barinjtë ndezën vatra të tjera pas shpinës sonë! Në Karaburun u ndërhy vonë! Për rikuperimin e bimësisë duhen 30 vite
'Kamikazë' i ka cilësuar zjarrvënësit, Drejtori për Zonat e Mbrojtura Zamir Dedej, i cili theksoi se shumica e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin, janë të qëllimshme. Në një lidhje me Skype për 'Report Tv', ndërsa foli për situatën ku është përfshirë vendi, me zjarre nga veriu në jug, Dedej u shpreh se thelbësore për izolimin e flakëve, është ndërhyrja e shpejtë, mungesa e së cilës prodhoi situatë kritike ku gjendet gadishulli i Karaburunit.
6 Gusht 2021, 11:51 -
Situatë problematike në Majën e Rrunës në Kukës, flakët përfshijnë pjesën më të madhe të malit! Terreni malor vështirëson shuarjen zjarreve, nis ndërhyrja me helikopter nga ajri
Paraqitet e vështirë situata me flakët më Majën e Rrunës në Kukës, ku zjarret vijojnë të përhapen, ndërsa terreni malor vështirëson lokalizimin dhe punën për shuarjen e tyre.
6 Gusht 2021, 10:00 -
Zjarrfikësit, heronjtë në 'luftën' me flakët në Vlorë, por Bashkia i ka lënë pa paga, 2 muaj që s'marrin paratë për orët shtesë! Leli pretendon se kaluan në datë 4, rrëzohet nga zjarrfikësit
‘Heronjtë’ e ditëve të fundit në Vlorë që po luftojnë në çdo moment me flakët e zjarrit nuk janë paguar për orët shtesë të punës. Bashkia e Vlorës prej dy muajsh nuk i ka paguar 35 zjarrfikësit e qytetit për 178 orët e gatishmërisë, teksa disponon për këto pagesa fondi prej 55 mln lekë të vjetra për vitin 2021.
6 Gusht 2021, 08:54 -
-
I kënaqur me paraqitjen në 'Tokio 2020', Qerimaj jep 'recetën' për medalje: Jo punë 'alla shqiptarçe' por strategji e mentalitet ndryshe! Ja pengu im
Erkand Qerimaj është i kënaqur me paraqitjen e tij në Olimpiadë. I renditur i 9-ti në Tokio , Qerimaj zbulon për Report TV edhe recetën se si Shqipëria mund të marrë medalje olimpike dhe kjo vjen duke ndryshuar strategji e mentalitet e jo duke punuar në mënyrën “alla shqiptarçe”.
5 Gusht 2021, 14:51 -
Korçë/ Izolohet zjarri në fshatin Vithkuq, i ‘shpëton’ flakëve Manastiri i Shën Pjetrit, Monument Kulture! Shkrumbohen 4 hektarë me pisha e shkurre
Zjarret në vendin tonë të favorizuar nga era po përpahen me shpejtësi duke rrezikuar edhe monumentet e Kulturës. Një tjetër zjarr ka rënë sot në afërsi të fshatit Vithkuq në Korçë në afërsi të Manastirit të Shën Pjetrit që është dhe Monument Kulture
5 Gusht 2021, 14:18 -
-
-
Zjarret nën kontroll në Gjirokastër, dëmet të mëdha, rreth 850 ha të djegur! Prefekti Kote: Të hetohen pirromanët dhe ata që s’bënë detyrën
Duket se situata e zjarreve në Gjirokastër është qetësuar. Tre vatra janë riaktivizuar mëngjesin e sotëm në Saraqinishte, Krinë dhe Arshi Lengo por ndërhyrja e menjëhershme e PMNZSH, e forcave ushtarake dhe e banoreve të zonës, ka rikthyer normalitetin
5 Gusht 2021, 11:42 -
Të ndërtohet apo jo ujësjellësi i ri, përplasen deri në konflikt banorët e 2 fshatrave në Kuçovë! Tensiononet keq situata! Banorët e Vodës: Duam ujë
Teksa banorët e Lumasit në Kuçovë kanë hyrë në grevë urie, ku kërkojnë anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit, banorët e një tjetër fshati janë ngritur në protestë për të kërkuar të kundërtën.
5 Gusht 2021, 10:56
