-
-
Aksidenti tragjik, Njësia Operacionale e Tiranës 'zbarkon' në autostradën Vlorë-Fier, vendosen mbi 15 gjoba! Në Bërzhitë shoferët me mbi 130 km/h, policia heq 8 patenta
Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier, ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. Në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë janë hequr 8 patenta për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h.
26 Qershor 2021, 10:28 -
U shuan në aksidentin tragjik një ditë më parë, përcillen sot për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi
Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme, u përcollën sot për në banesën e fundit. Ceremonia mortore u zhvillohet në Patos, në orën 10:00, ndërsa shpenzimet u morën përsipër nga Bashkia Patos.
26 Qershor 2021, 09:04 -
Rama në Vlorë, shmang Lelin, shoqërohet nga nënkryetari i bashkisë! Inspekton 2 investime të rëndësishme publike në lagjet Kume dhe Çole
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku ka inspektuar punimet në dy lagjet, Çole dhe Kume, ku ajo që bie ne sy është fakti se ai ka shmangur kreun e Bashkisë, Dritan Lelin, ndërsa u shoqëruar nga nënkryetari Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri.
25 Qershor 2021, 19:52 -
Ermal Meta në 26 Korrik koncert në “Air Albania”! Veliaj: I lumtur që hapim stinën e koncerteve në Arenën Kombëtare! Biletat do të jenë falas
Ermal Meta, këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare në Itali, ka zgjedhur që koncertin e tij të parë pas pandemisë, ta mbajë në 26 korrik në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Lajmin e shumëpritur për të gjithë e dha përmes një bisede online me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vetë artisti kaq i dashur në dy anët e Adriatikut
25 Qershor 2021, 14:01 -
Tiranë/ Flakët shkatërrojnë urën 150 m e gjatë në Bërzhitë, ‘izolohen’ banorët! Zjarrfikësit shkuan të shuajnë zjarrin pas denoncimit në 'Report Tv'
Zjarri në një grumbull plehrash shkrumboi dhe nxori jashtë funksionit urën e drurit që lidh Bërzhitën me Qehajën e cila është 150 me e gjatë. Për pasojë banorët e zonës duhet të kalojnë përmes rrugës së makinave që ndodhet larg fshatrave
25 Qershor 2021, 13:39 -
Sërish rradhë të gjata në Kakavijë, qytetarët 'skuqen' në diell që prej mëngjesit, autobusët shqiptarë lejohen të kalojnë drejt Greqisë
Edhe ditën e sotme ka rradhë në Pikën Kufitare Greke të Kakavijës. Me qindra shtetas shqiptare kanë qëndruar me orë të tëra që prej mëngjesit e deri në orët e drekës në pjesën greke të Kakavijës në pritje për të kaluar drejt Greqisë
25 Qershor 2021, 13:13 -
Llagami për Report Tv: Brenda korrikut Gjykata e Lartë me 10 anëtarë! Sistemi në krizë prej vettingut, kostot janë të larta dhe shërbimi nuk ofrohet
Brenda korrikut Gjykata e Lartë mund të behet me 10 anëtarë nga 7 që ka aktualisht.Një intervistë për Report Tv, kreu i KLGJ, Llagami tha se sistemi është në krizë, kostot janë tepër të larta, stoku i dosjeve sa vjen dhe rritet, ndërkohë që nuk ofrohet shërbimi i kërkuar.
25 Qershor 2021, 12:35 -
-
-
Lushnje/ Gjen vdekjen vëllai i Saimir Taullaut, dyshohet se 58-vjeçari ra nga kati i tretë i vilës! Në 2018-ën iu vu tritol në shtëpi
Vëllai i biznesmenit Saimir Taullau, kundërshtar të Aldo Bares që i ka shpëtuar shumë atentave, humbi jetën këtë të premte në Lushnje, në shtëpinë e tij. Sipas policisë, Albert Taullau, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i vilës por ka dyshime edhe se mund të jetë hedhur vetë pasi kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.
25 Qershor 2021, 11:32 -
'S'do ju zhgënjejmë', Rama me të rinjtë e 'Gati për Shqipërinë': Të hapim një kapitull të ri për sportin universitar, e kemi diskutuar dhe me rektorët
Është zhvilluar sot sesioni i 7 online mes kryeministrit Edi Rama me aplikantët për nismën "Gati për Shqipërinë". Gjatë takimit online theksi u vu dhe të një kapitull i ri për sportin universitar. Kjo synohet të arrihet në mandatin e tretë të qeverisë ndërsa Rama tha se një gjë të tillë e ka diskutuar edhe me rektorët.
25 Qershor 2021, 11:23 -
-
-
Me shpejtësi skëterrë 'Audi A8' 100 mijë € godet nga pas dhe nxjerr nga rruga makinën! Shuhet familja që erdhi për pushime nga Greqia! Plagosen 3 të rinjtë, prangoset 22-vjeçari/VIDEO
Një familje është shuar gjatë një aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë. Prindërit dhe 2 fëmijët e mitur humbën jetën, ndërsa mbetën të plagosur edhe 3 të rinj. Një makinë tip 'Audi' me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' në të cilën udhëtonte familja. Pas përplasjes mjetet kanë përfunduar të dyja jashtë rruge, ndërsa pamjet e aksidentit janë tronditëse.
25 Qershor 2021, 08:30 -
Shembja e ndërtesës 12-katëshe në Miami, 1 viktima dhe të paktën 100 persona nën rrënoja
Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në këto momente, pasi një ndërtesë 12-katëshe është shembur në Miami, duke lënë të vdekur të paktën 3 persona, dhjetëra të plagosur, ndërsa 100 persona janë ende nën rrënoja.
24 Qershor 2021, 22:00 -
Termometri shënoi sot rekord në Kuçovë dhe Dimal, meteorologu: Nesër të njëjtat kushte atmosferike, fundjava sjell rënie temperaturash me 4 gradë
Dita e stome ka regjistruar temperatura rekord, ku termometri arriti deri në 41.6 gradë në Kuçovë, Dimal dhe Belsh. Meteorologu Hakil Osmani, u shpreh se të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe ditën e nesërme, ndërsa dha lajmin e mirë, ndërsa tha se fundjava pritet të sjellë një rënie temperaturash me 4 gradë.
24 Qershor 2021, 17:45 -
Përfshihet nga zjarri rreth 200 rrënjë ullinj në Sarandë dhe dhjetëra pemë agrume, flakët shkaktojnë dëme të shumta
Një zjarr i madh ka përfshire një parcelë me qindra rrënjë ullinj dhe vreshtari në Sarandë. Zjarri ka rënë në fshatin Volloder, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e flakëve
24 Qershor 2021, 16:53 -
Bregu për Report Tv: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë, problem i BE! Sa më shumë zvarritet procesi aq më shumë ulet besueshmëria
Majlinda Bregu tha për Report Tv se mos dhënia e dritës jeshile për hapjen e negociatave të Shqipërisë është për faj të problemeve të vetë BE-së dhe jo të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut.
24 Qershor 2021, 14:54 -
Në temperatura 'afrikane', radhë të gjata në Kakavijë! Autoritetet greke 'njohin' edhe vaksinat ruse e kineze: Lejohen edhe shqiptarët e vaksinuar me Sinovac, Sinopharm dhe Sputnik V
Të gjithë qytetarët që kanë kryer të dyja dozat e njërës prej vaksinave të aprovuara nga EMA, Sinovac, Sinopharm dhe Sputnik do të mund të udhëtojnë drejt Greqisë, mjafton certifikata e COVID. Megjithatë një keqorganizim dhe mungesë sportelesh në pikën kufitare greke, ka krijuar një radhë të gjatë makinash të cilat në temperatura mbi 40 gradë presin të kalojnë drejt territorit grek.
24 Qershor 2021, 13:32 -
Vdekja e pushuesve në plazhe, Klosi: Aty ku nuk ka roje, hetim penal për pronarët! Muzikë pa orar? Saranda s'mund të jetë profili i një diskoteke të hapur
Nga Saranda, ministri i Turizmit Blendi Klosi kërkoi respektimin e protokolleve anticovid nëpër plazhe dhe orën policore për muzikën, ndërsa tha se pronarët e plazheve private do hetohen penalisht në rast se mungojnë rojet dhe ka humbje të jetëve të pushuesve.
24 Qershor 2021, 12:43
