-
Dhunoi të miturin te liqeni gjatë karantinës, polici i shpëton burgut! Dënohet me 4 muaj punë publike
Glen Ndreu, polici që dhunoi të riun të Kodrat e Liqenit se kishte thyer karantinën, është dënuar me 4 muaj punë në interes të publikut. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Report Tv.
30 Qershor 2021, 15:43 -
U përgjua nga SPAK, mori 2000 euro ryshfet për një masë sigurie! Arrestohet për llogari të SPAK, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi! Masë sigurie edhe për 3 të tjerë
Gjatë një operacioni ditën e sotme është arrestuar nga policia prokurori i Kukësit Edmond Karriqi. Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. Për ngjarjen është vënë në pranga edhe Isuf Gega, Sekretar në prokurorinë e Kavajës, ndërkohë që është përcaktuar edhe masa e sigurisë "arrest me burg" për 2 të tjerë.
30 Qershor 2021, 14:59 -
Kërkonin maska dhe tamponë për COVID-19, oficerë italianë ushtrojnë dhunë të parecedentë ndaj të burgosurve
Skena të tmerrshme dhune, kanë tronditur opinionin publik italian. Në një video të shpërndarë nga Il Domani, oficerët e burgut të Santa Maria-s Capua Vetere në 6 Prill, 2020 kanë dhunuar për katër orë rrjesht të burgosurit.
30 Qershor 2021, 14:51 -
Ekskluzive/ Aishe Haklaj: Erdha pas 12 vitesh të kallëzoj në SPAK Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të mi! Kam besim te drejtësia e re (VIDEO)
Familja Haklaj do të padisë në SPAK Sali Berishën për akuzën e vrasjes së Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj! Pas 12 vitesh në azil politik në Suedi, Aishe Haklaj, motra e madhe e Haklajve është rikthyer për pak orë në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim. Në një interviste ekskluzive për Report TV, përballë gazetarit Denis Minga, ajo ka rrëfyer arsyet pse familja e saj ka vendosur t’i drejtohet SPAK-ut.
30 Qershor 2021, 14:10 -
Radhë të gjata kilometrike në Kakavijë, udhëtarët dynden që në orët e para të mëngjesit
Udhëtarët që duan të kalojnë në kufirin grek paraditen e sotme janë përballur me radhë të gjata kilometrike në doganën e Kakavijës. Dyndja e tyre që në orët e para të mëngjesit ka shkaktuar fluks në sportele duke bllokuar kështu edhe kalimin.
30 Qershor 2021, 12:22 -
Zyrtari i lartë i DASH Reeker në Tiranë, në takimet me Ramën e Bashën flet për Berishën 'Non grata': Vendim për sigurinë kombëtare! Shmangu Metën
Përfshirja e Sali Berishës dhe Familjes së tij në listën e zezë nga SHBA ishte sot pjesë e diskutimeve të Ndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Philip Reeker me kryeministri Rama dhe kryen e PD-së Lulzim Basha. Zyrtari i lartë amerikan ka cituar bazën ligjore të goditjes së Berishës duke theksuar vendosmërinë e Presidentit Biden për të luftuar korrupsionin
30 Qershor 2021, 11:40 -
-
Dje bojkotuan takimin e thirrur nga Leli, këshilltarët e bashkisë në Vlorë zhvillojnë mbledhjen sot para teatrit 'Petro Marko'! Miratohen pikat e rendit të ditës
Vijon ngërçi i komunikimit mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetari të bashkisë Dritan Lelit. Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit 'Petro Marko', por dyert e tij janë mbyllur sërish. Anëtarët e Këshillit bashkiak, kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës
30 Qershor 2021, 10:21 -
Sot dita e dytë e vaksinimit masiv +18 vjeç, Manastirliu: Paraqituni pranë qëndrës së vaksinimit me kartë identiteti
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç, që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tij
30 Qershor 2021, 10:00 -
Aksion për lirimin e bregdetit në gjithë vendin! Sekuestrohen mbi 1 mijë shezlongë e 517 çadra! Bezdisen pushuesit! Pogradeci shembull, të gjithë subjektet të pajisur me leje
Nga veriu në jug, ka nisur sot në të gjithë vijën bregdetare në vend aksioni për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë abuzuese, ku janë sekuestruar deri më tani më shumë se 1 mijezlongë dhe 517 çadra. Aksioni i policisë ka bezdisur jo pak pushuesit, të cilët kanë shprehur pakënaqësi, duke kërkuar që të paktën të ishin lajmëruar një ditë më parë.
30 Qershor 2021, 09:54 -
Familja Gushi u shua në aksidentin tragjik, e ëma e viktimës: Dua drejtësi! Prindërit e autorit ende s’më kanë ngushëlluar! Gjendet ditari i të voglës: Mezi pres të shkoj në Shqipëri
Të veshur me të zeza, e në bluze të stampuara fotografitë e 4 anëtarëve të familjes Gushi që u shua tragjikisht në aksident, familjarë të viktimave kanë bërë thirrje për drejtësi! Dhimbjes së aksidentit, i është shtuar edhe zemërimi, pasi familja e të riut që shkaktoi aksidentin, Igli Madani nuk e ka marrë mundimin që të kontaktojë të afërm të viktimave për t’i ngushëlluar.
29 Qershor 2021, 19:02 -
Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, 22 gëzhoja armësh në tarracën e hotelit Gocaj! Dinamika, Ferracaku dhe djemtë e tij hapën zjarr të parët, sa plumba morën viktimat
22 gëzhoja armësh janë gjendur në vendin e ngjarjes së masakrës me 4 të vrarë në Velipojë. Sipas të dhënave të ekspertizës së policisë së Shkodrës ka qënë Hasan Ferracaku ai i cili bashkë me djemtë dhe nipin e tij kanë hapur zjarr të parët duke vrarë më armë zjarri dy vëllezërit Gocaj si dhe kamarierin 20 vjeçar Musaen Zeneli.
29 Qershor 2021, 18:40 -
-
Rama në Durrës: Riparimi i pallateve me dëmtime të rënda, drejt përfundimit! Çfarë ka kaluar, më e gjatë se çfarë mbetet për t'u pritur
Riparimi i pallateve me dëmtime të rënda DS4 në Durrës është drejt përfundimit. Kështu tha kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë inspektimeve në Durrës, ku vijon puna për rindëritimin e pallateve dhe banesave të dëmtuara gjatë tërmetit
29 Qershor 2021, 15:41 -
Rama ultimatum bizneseve pa leje në bregdet: Largohuni me dëshirë, ose ju heqim me pahir e ju konfiskojmë çadrat e shezlongët! Vrasjet dhe aksidentet? Policia s'dënon, gjykatësit japin vendime abuzive
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve në vijën bregdetare që janë pa leje të largohen me dëshirën e tyre, në të kundërt do i largojnë me pahir dhe konfiskojmë bazën materiale që kanë siguruar përgjatë viteve. Në lidhje me ngjarjet e fudnit në vend, Rama tha se fajin e kanë gjykatësit që nuk kanë kaluar vettingun me vendimet abuzeve që japin duke i liruar kriminelët.
29 Qershor 2021, 13:22 -
Tentuan të trafikonin 137 kg kokainë, SPAK kërkon 12 vite burg për Altin Myslihakën dhe 8 vite e 8 muaj për Ardian Begajn
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sot 20 vite e 8 muaj burg për dy të pandehurit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë në shtator të 2019.
29 Qershor 2021, 12:52 -
Arrogantët në timon në shënjestër të policisë! Shefi i rrugores në Tiranë, Erion Ahmeti për Report Tv: Monitorim me kamera e radarë brenda qyteteve
Pavarësisht aksidenteve tragjike dhe masave të shtuar të policisë, shoferët vijojnë të mos ndërgjegjësohen. Një 29 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi qarkullonte me 196 km/h. Drejtori i policisë rrugore të Tiranës, Erion Ahmetaj thotë për report TV se po skedohen shoferët arrogantë. Monitorim me kamera e radarë brenda qyteteve
29 Qershor 2021, 12:38 -
Digjet prej 24 orësh Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit! Nis ndërhyrja me helikopter nga ajri! Arrestohen 2 persona! Çako për Report TV: Ende herët për të llogaritur dëmin, shumica e zjarreve të qëllimshme
Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtare të Malit të Tomorrit, zonë e mbrojtur, është duke u djegur prej 24 orësh, ku deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 ha pyll. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve. Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, si autorët të tij, gjatë kohës që ata mblidhni bimë medicinale në zonë.
29 Qershor 2021, 09:24 -
-
Dy ditë të hapura për vaksinimin anti-COVID për qytetarët mbi 18 vjeç! Të rinjtë: Ndihemi më të mbrojtur dhe mund të udhëtojmë lirisht
Kanë nisur sot dy ditët e hapura të vaksinimit anti-COVID, për qytetarët mbi 18-vjeç që kanë dëshirë që të vaksinohen. Vaksinimi i hapur për çdo qytetar vijon sot dhe nesër nga ora 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 të mbrëmjes
29 Qershor 2021, 07:53 -
5 bashki pa kryetarë, juristi Kume për Report Tv: Ngërçin e zgjidh 'Kushtetuesja', zgjedhjet e parakohshme vendore janë të nevojshme
Konstitucionalisti Kristaq Kume thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit do t’i japë zgjidhje edhe problemit se 5 bashki në vend nuk kanë ende kryetarë, duke krijuar problem me menaxhimin e qyteteve. Kume sugjeron që zgjedhjet vendore të zhvillohen vetëm pasi të jenë bërë një sërë ndryshimesh ligjore.
28 Qershor 2021, 19:47
