-
Video/ A ngjan himni ynë kombëtarë
Himni kombëtar shqipëtar ngjan me këtë këngë të vjetër patriotike rumune.-kështu shkruan gazeta rumune sot në një artikull të saj. Teksti i Asdrenit sipas gazetës është i ngjashëm me atë të këngës në fjalë. Sipas artikullit Shqipëria ka sot himn këtë këngë e cila për dy vjet 1975-1977 u përdor si himn i Rumanisë.
me këtë këngën patriotike rumune?
1 Dhjetor 2015, 18:40 -
Shpërthim me bombë në një
Si pasojë e një shpërthimi në një stacion metroje në Stamboll ka mbetur i vdekur një person dhe lënduar disa të tjerë. Më parë u njoftua se shpërthimi u shkaktua nga një defekt në një transformator por që sipas njoftime paraprake nga hetimet mendohet të ketë qënë një bombë.
metro në Stamboll, një i vdekur
1 Dhjetor 2015, 16:49 -
Rrugëtimi i 40 vajzave për në Siri
Në Zhegër të Gjilanit e njohin me emrin Merita, por në Siri ajo quhet Ummu Hamzaa. Merita Aliu ka 5 muaj që ka braktisë Kosovën, për të marr rrugën për në Siri. Në mëngjesin e 1 Korrikut, 27 vjeçarja kishte dal nga shtëpia e saj, me vetëm një qante në dorë, pa i treguar askujt se për ku është nisur.
Çfarë i josh të përfundojnë në ISIS
1 Dhjetor 2015, 11:55 -
-
"Do sulmonin Papën", 4 në pranga
Operacioni i policisë së Breshias në bsahkëpunim me atë të Kosovës, ka shpërbërë një celulë terroriste, ndërsa në pranga janë vënë 4 persona, 3 kosovarë dhe një shtetas maqedonas. "Truri" i grupit terrorist Samet Imishiti është arrestuar në Kosovë i akuzuar për lidhjet e tij me ISIS, ndërsa 3 të tjerët në Itali. 4 të arrestuarit bënin propagandë në rrjetet sociale, ku kërcënonin se " Papa do të jetë i fundit". FOTO
mes tyre 3 kosovarë e 1 maqedonas
1 Dhjetor 2015, 08:14 -
VIDEO/Ja reklama e krishtlindjeve
Si tja bënte plaku i mjerë të mblidhte nipër e mbesa rreth tryezës ti takonte e të çmallej me to? Ndërtoi një skenar mjaft prekës, u dërgoi të gjithëve një mesazh ku thuhej se ai kishte vdekur dhe i caktoi orarin kur t'i shkonin në shtëpi.
më një mesazh kaq domethënës...
30 Nëntor 2015, 21:51 -
-
CBS News: Skandal seksual
Korpusi i Paqes në Shqipëri, një program vullnetar i qeverisë amerikane i shtrirë në 65 shtete, është përfshirë nga një skandal. Lajmi bëhet publik nga televizioni amerikan CBS News, i cili disponon dhe një raport mbi ngacmimet seksuale në të gjitha vendet ku shërben Peace Corps (Korpusi i Paqes). Bonnie Scott një vullnetare e Peace Corps në Shqipëri thotë se në fillim të këtij viti ka njoftuar se një prej zyrtarëve amerikanë ngacmonte seksualish femra shqiptare.
në Korpusin e Paqes në Shqipëri
30 Nëntor 2015, 20:07 -
VIDEO/ Gëzuar çlirimin nga 2018m
Këta të rinj duket se kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe reshjett e dëborës dhe janë ngjitur në 2018 metra lartësi në malin e Korës në Vlorë. Entuziasmi dhe dëshira për të bërë diçka ndryshe nga të tjerët kanë qënë kryefjala e sfidës së tyre në këto festa nëntori.
lartësi, ja sfida e këtyre të rinjve
30 Nëntor 2015, 15:51 -
Kosovë, shkon në pesë numri i
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot sërish një seancë në kushte të jashtëzakonshme. Pas arrestimit të ish-kreut të VV-së Albin Kurtit më 28 nëntor, deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë hequr dorë nga gazi lotsjellës për pengimin e zhvillimit të seancës. Pas këtij veprimi kryesia e Kuvendit përjashtoi deputetët e opozitës nga seanca, duke vijuar punimet pa praninë e tyre. Ndërsa policia me urdhër të prokurorisë arrestoi tre prej tyre. Tashmë numri i deputetëve të opozitës të arrestuar ka shkuar në pesë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Amnesty International: Të hetohen veprimet e policisë. Lunacek: Arrestimi i Kurtit i papërshtatshëm VIDEO FOTO
deputetëve opozitar të arrestua
30 Nëntor 2015, 11:00 -
VIDEOLAJM/ John Newman 'çmendet'
John Newman doli jashtë çdo pritshmërie gjatë koncertit të realizuar në sheshin 'Skënderbej'. Performancat energjike 'live', interaktiviteti i vazhdueshëm me publikun dhe për ta mbyllur, një shkatërrim i mirëfilltë skene. VIDEO
në skenë, hedh gjithçka në tokë
29 Nëntor 2015, 23:34 -
Paris, Samiti global për klimën
Një ditë para se në Francë të mbahet, Samiti për Ndryshimet Klimatike, ku do të marrin pjesë rreth 100 krerë shtetesh dhe qeverish, në Paris, mijëra protestues sfiduan masat e qeverisë për ndalimin e tubimeve në sheshet kryesore të vendit. Kjo ka sjellë reagimin e policisë, e cila ka arrestuar rreth 100 prej tyre, pas përleshjes me ta.
policia përleshet me protestuesit
29 Nëntor 2015, 19:03 -
-
Vrasja e avokatit kurd, protesta
Mijëra njerëz kanë dalë në protesta pas vrasjes së avokatit kurd në jug të Turqisë. Luftëtari i shquar për të drejtat e njeriut u qëllua për vdekje një ditë më parë. Protesta ka qënë e dhunshme që prej mbrëmjes së të shtunës dhe ka bërë që policia të shpërndajë njerëzit me gaz lotsjellës sipas mediave ndërkombëtare
të dhunshme në jug të Turqisë
29 Nëntor 2015, 11:29 -
VIDEO/ Manneken Pis, statuja
Manneken Pis, statuja simbol e Brukselit u vesh ditën e sotme me kostumin kombëtar shqiptar. Ceremonia nisi rreth orës 13:00 dhe vazhdoi deri në mbrëmje. Sheshi qendror i kryeqytetit belg, Grande Place, u mbush me flamuj kuq e zi, me këngë dhe valle nga të gjitha trevat.
simbol e Brukselit vishet kuqezi
28 Nëntor 2015, 20:00 -
Arrestohet Albin Kurti, policia
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar këtë të shtunë në selinë e kësaj partie, ku Kurti ishte strehuar pas pjesëmarrjes në manifestimin paqësor të opozitës në Prishtinë. Policia po ashtu ka arrestuar pas përleshjes me ta edhe dhjetra aktivistë të Vetëvendosjes të cilët ishin mbledhur pranë godinës së VV-së. Mes të arrestuarëve janë edhe disa deputetë të Vetëvendosjes. VIDEO/Arrestimi i Albin Kurtit FOTO VIDEO/Momenti kur policia mësyn në selinë e VVArrestimi i Kurtit, Braçe: Në burg për bindje politike! Koha e Prishtinës VIDEO/Situata në Kosovë në 4 orë
hyri me forcë në selinë e VV-së
28 Nëntor 2015, 15:40 -
-
Lirohet pengu, 6 ditë në stan
Pas gjysmë ore shkëmbimi zjarri mes policisë dhe një grupi të afërmish prej 7 personash, ka përfunduar pengmarrja pas gjashtë ditësh e një të riu për pazaret e drogës. Ai kishte ndërmjetësuar që autorët t'i shisnin kanabisin një pale të tretë ende të paidentifikuar, por këta të fundit nuk kanë dhënë lekët për lëndën narkotike. S.K i mbahej në stan në një mal ne fshatin Plan. Policia arreston 3 pengmarres, 4 prej tyre ne kerkim. Edhe vellai i S.K u mor peng por u la i lire me qellim qe te sillte 10 mije euro. A.K kallezoi pengmarrjen ne prokurori. FOTO-Aksioni i policisë
në Dukagjin për lekët e drogës
28 Nëntor 2015, 14:51 -
103 vjet Pavarësi, Rama me
Mbarë shqiptarët festojnë 103-vjetorin e pavarësisë, mbi një shekull nga ngritja e flamurit më 28 nëntor të 1912-ës në qytetin historik të Vlorës. Edhe ky vit e gjen të ndarë politikën shqiptare, një "ngërç" i krijuar ndër vite që i ka ndarë festat kombëtare në "blu" dhe të "kuqe". Socialistët kremtojnë këtë 28 nëntor Ditën e Flamurit, ndërsa më 29 nëntor atë të çlirimit të Shqipërisë. Ndërsa demokratët festojnë në të njëjtën ditë edhe pavarësinë edhe çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë.VIDEO FOTOUron Google.al, "vishet' kuq e zi'Autochthonous', në Vlorë me flamurin e 'Ballistit'
Nishanin në Vlorë, PD në Tiranë
28 Nëntor 2015, 09:20 -
Kurdët zbulojnë 40 tunele sekrete
Një rrjet i tërë tunelesh i ndërtuar nga ISIS është zbuluar në qytetin iraken Sinjar tashmë të shkatërruar nga lufta. Siç raporton AP, tunelet, të cilat arrijnë deri në disa qindra metra u zbuluan nga forcat kurde që kanë marrë kontrollin e qytetit.
të ISIS, dyshohet për varre masive
27 Nëntor 2015, 22:06 -
