-
-
OBSH: Gjendja në Evropë nuk është e qëndrueshme/ Italia dhe Britania e Madhe rekorde të reja në numrin e viktimave të COVID-19 (VIDEO)
Gjendja e pandemisë në Evropë është e paqëndrueshme deklaron OBSH, ndërsa në Itali dhe Britaninë e Madhe shënohen rekorde të reja të viktimave nga Covid-19.
4 Dhjetor 2020, 09:54 -
Frymëzuese/ U infektua me COVID! Infermerja shqiptare lind dhe intubohet, e sheh për herë të parë vajzën 1-muajshe
Një histori inspiruese në kohë pandemie është ajo e infermieres shqiptare Silvana Rudaj, e cila ia ka dalë të fitojë betejën me COVID, ndërsa ishte shtatzanë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj ndërsa ka qenë e shtruar për COVID. Rudaj u infektua me COVID në javën e 38-të të shtatzënisë por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, i detyroi mjekët ta intubonin atë.
3 Dhjetor 2020, 21:33 -
Coronavirus: A duhet vaksinuar dikush që tashmë e ka kaluar COVID-19?
Ata nuk bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar nga pandemia, por marrja e vaksinës nga ata nuk paraqet asnjë problem. Në fakt marrja e vaksinës mund të ndikojë në forcimin e imunitetit. Sepse edhe shumë njerëz të cilën e kanë kaluar infeksionin pa e ditur do të vaksinohen gjithsesi.
3 Dhjetor 2020, 13:24 -
Sot 705 raste të reja, 17 viktima nga COVID! Humb jetën Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd! Shtrohet në spital Etrit Berisha, infektohet prefektja e Beratit
Në 24 orët e fundit janë 705 raste të reja dhe 17 humbje jete nga COVID-19. Janë shëruar 528 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 të intubuar. Gjatë ditës së sotme humbi jetën drejtori i Pallatit të Kulturës së Librazhdit, Arianit Alli, ndërsa u shtrua në spital portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.
2 Dhjetor 2020, 16:20 -
-
U zhduk pasi doli për peshkim me shokët/ Familjarët e të riut në Durrës: Të vijojnë kërkimet! Ende nuk e ka nxjerrë deti jashtë, është aty
Familjarët e 32-vjeçarit Silvi Prifti i riu që u zhduk në detin e durrësit 2 ditë më parë teksa kishte dalë për gjueti, apelojnë që të vijojnë kërkimet. Sipas xhaxhait të të riut Petritit, strukturat shtetërore nuk kanë bërë asnjë përpjeke për gjetjen e nipit të tij
30 Nëntor 2020, 16:56 -
Sa shkolla, banesa u ndërtuan e sa familje u mbështetën, Rama bën bilancin e 1 viti nga rindërtimi në Durrës
Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e një viti nga procesi i rindërtimit për zonën e Durrësit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona. Në bilancin e një viti në zonën e Durrësit, Rama thekson se janë rindërtuar nga e para me fondet e qeverisë shqiptare u ngritën 5 shkolla e kopshte, 50 banesa drejt përfundimit, 145 pallate të riparuara dhe janë ndihmuar me grante 9 655 familje dhe po trajtohen me bonus qiraje 4 135 familje.
27 Nëntor 2020, 20:05 -
Edhe sot shifra stratosferike/ Ditë e vështirë në Itali, 827 kanë humbur jetën dhe 28,352 raste të reja me COVID-19
Në Itali vijojnë shifrat e larta në përballje me koronavirusin. Sipas raportit te nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28.352 qytetarë pozitiv me virusin dhe 827 persona kanë humbur jetën.
27 Nëntor 2020, 17:52 -
656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti
10 humbje jete dhe 656 raste të reja në 24 orët e fundit me covid-19 në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme është infektuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë si dhe janë mbyllur për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe në Fier. Në 3 spitalet COVID janë shtruar 469 pacientë duke treguar se është në limitet e kapacitetit të tyre.
26 Nëntor 2020, 16:13 -
Nisi sot në Ndroq ndërtimi i 74 shtëpive ku do strehohen 350 banorë të dëmtuar nga tërmeti! Veliaj: Shqipëria ringrihet edhe më e fortë
Teksa ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm nga Njësia Administrative Ndroq, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se 350 banorë të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja.
26 Nëntor 2020, 13:01 -
Rriten pagat për 3559 punonjësit e policisë së burgjeve! Mbulohen udhëtimet, qiraja dhe ushqimi për gardianët e qelive! Gjonaj: Krenare për premtimin e mbajtur
3559 punonjës të policisë së burgjeve do të përfitojnë rritje page, pagesë qiraje në rast të largësisë mbi 36 km nga banesa për efekt të punës, shpenzimet e uddëtimit si dhe ushqim të paguar.
25 Nëntor 2020, 11:12 -
-
Asnjë lokal dhe qytetar 's'ndihet' pas orës 22:00! Policia u vë gjoba 512 personave që lëvizën pa maskë, 5 shoqërohen në Komisariat
Asnjë lokal dhe asnjë qytetar nuk ka lëvizur mbrëmjen e kaluar pas orës 22:00, duke respektuar kështu një nga rregullat e vendosura së fundmi nga komiteti Teknik i Ekspertëve, për të frenuar përhapjen e COVID.
24 Nëntor 2020, 14:25 -
-
COVID-19/ Rekord viktimash sot, 17 humbje jete, 795 raste të reja! Infektohet kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani, mbyllet çerdhja në Vlorë e Berat
Një shifër e lartë është regjistruar gjatë ditës së sotme në vendin tonë me rastet e reja të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19, ku 795 persona kanë rezultuar pozitiv , ndërsa 17 persona kanë humbur jetën. Gjatë ditës së sotme për shkak të infektimeve me COVID janë mbyllur dy çerdhe , një në Berat dhe një në Vlorë si dhe disa banka të nivelit të dytë në Gjirokastër.
23 Nëntor 2020, 16:41 -
-
20 pyetje që duhet t’u përgjigjet Lulzim Basha nga puna në UNMIK, kaseta, pasuria 750 mijë euro deri në 2005, lobimi rus deri tek vila ku banon sot
Lulzim Basha drejt zgjedhjeve të 25 prillit 2020 me një sagë misteresh dhe enigmash mbi shpinë, prej vitesh ka mbuluar të shkuarën me gënjeshtra të njëpasnjëshme, nuk sqaron si u bashkua me Argitën dhe kunatin në UNMIk si dhe burimin e parave për vilën në Holandë dhe 4 shtëpi në Shqipëri me vetëm 5 vjet punë
22 Nëntor 2020, 09:36 -
Rekord infektimesh 786 raste të reja, 11 viktima sot me COVID! Pozitiv prefekti i Gjirokastrës, ndërron jetën efektivi i policisë bashkiake Shkodër dhe ish-kampioni i ringut Ramiz Reka
Një shifër rekord të të infektuarish është shënuar në 24 orët e fundit me COVID 19, ku kanë rezultuar pozitivë 786 qytetarë me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 11 persona. Gjithashtu COVID i ka marrë jetën ish-kampioni i ringut, Ramiz Rekës dhe shoferit të Urgjencës së Spitalit të Kavajës. Virusi 'futet' edhe në Spitalin e Përmetit ku preken 7 infermierë dhe në Kadastrën e Tiranës duke infektuar disa punonjës.
19 Nëntor 2020, 16:56 -
-
