-
Trafik droge nga Siria drejt BE-së me vlerë 2.7 mln euro, GJKKO jep 107 vite burg ndaj 16 anëtarëve të grupit kriminal (EMRAT)
GJKKO ka shpallur vendimin për 16 të pandehur të lidhur me veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Grupi trafikonte drogë nga Siria dhe Turqia drejt BE-së, përmes Shqipërisë. Nga hetimet janë sekuestruar lëndë narkotike me vlerë 2.7 milionë euro. Grupi, i drejtuar nga Endrit Bakiu, vepronte që nga viti 2020.
5 Dhjetor 2024, 19:59 -
Afera 'Partizani'/ Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin
Pas shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, vendosi rrëzimin e kërkesës së dhëndrit të Berishës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë vendim. Kërkoi rrëzimin e vendimeve të GJKKO në dy shkallë, në Tetor dhe Nëntor 2023. Në mars 2024 edhe Gjykata e Lartë ia kishte rrëzuar rekursin
5 Dhjetor 2024, 18:31 -
Zgjedhjet e 2025/ Pas Tiranës Berisha cakton grupet e punës në Durrës, Elbasan dhe Lezhë, e Kukës (LISTAT)
Kreu i PD, nën akuzë për dosjen “Partizani”, vijon të firmosë grupet e punës për zgjedhjet e ardhshme, pas daljes nga arresti shtëpiak ku qëndroi për gati një vit. Elbasani me grupin më të madh me 25 persona në shtab.
5 Dhjetor 2024, 18:27 -
Spanjë/ Shkulnin bankomatet me kamion vinç dhe i grabisnin, arrestohen 7 shqiptarët e bandës! Strategji për sulmet, 500 mijë euro të vjedhura në 19 raste
Roja Civile gjurmonte prej muajit shkurt të këtij viti organizatën që kryente grabitjet me të njëjtën metodologji kriminale. Merrnin makina të vjedhura dhe blinin kamionë vinç të përdorur nga kompanitë për të shkulur ATM-të. Gjeneratorë të mëdhenj për të prerë dhe hapur bankomatet. Vjedhja e fundit në Barcelonë, 47 mijë euro
5 Dhjetor 2024, 17:26 -
-
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
Karabinierët pikasën një mjet që lëvizte ngadalë në rrugët e Casarza Liguria dhe ‘shënjestronte’ banesat. Shqiptarët sapo kishin vjedhur banesën e një 89-vjeçareje, u gjenden doreza, shufra hekuri, bizhuteri floriri dhe 1500 euro. Të skeduar më parë për krime
5 Dhjetor 2024, 16:25 -
KAS refuzon propozimet e Celibashit, gjoba vetëm për Pjerin Ndreun dhe disa parti të vogla
KAS rrëzoi propozimin e Celibashit për gjobitjen e 40 kandidatëve që financuan fushatën 2023 me paratë e tyre, duke kthyer rastet për hetim te KQZ. Pjerin Ndreu u gjobit me 720 mijë lekë, PS me 100 mijë, dhe disa parti të vogla jo parlamentare me nga 500 mijë lekë. Gjoba për PD-në u refuzua.
5 Dhjetor 2024, 15:20 -
Itali/ Shiste kokainë afër bizneseve, arrestohet 33-vjeçari shqiptar! Operacion në 33 bashki kundër ‘skifterëve’ dhe shpërndarësve të drogës
Operacioni në rajonin e Ascoli, 16 patrulla në terren, 215 persona të kontrolluar dhe 5 të arrestuar. Shqiptari u kap në zonën e bizneseve në Riviera
5 Dhjetor 2024, 15:00 -
-
Miliona euro përfitime nga anëtarësimi në SEPA, Sejko thirrje bankave: Plotësoni kushtet që të bëheni pjesë e sistemit evropian, investoni në inovacion
Banka e Shqipërisë ju bën thirrje bankave të nivelit të dytë të nisin punën për tu bërë pjesë e skemave të Sistemit Evropian të Pagesave brenda vitit 2025, në mënyrë që të ulen kostot për qytetarët e bizneset. Në mbledhjen e 10-të të Komitetit të Sistemit të Pagesave, Sejko tha se vetëm nga anëtarësimi në SEPA vitin e parë fitimi arrin 20 milionë euro, pasi reduktohen komisionet.
5 Dhjetor 2024, 14:22 -
Tiranë/ Konfiskohen 7 vila në zonën e Mulletit, u ndërtuan me dokumente false, fajtorë 9 persona mes tyre 2 arkitektë
Në përfundim të gjykimit, u vendos dënimi i të pandehurve dhe konfiskimi i 7 vilave të ndërtuara pa leje në ekonomi pyjore, nëpërmjet dokumeteve të falsfikuara. Hetimet po vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike, si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, për veprat penale të “falsifikimi i dokumentave” dhe “shpërdorimi i detyrës”
5 Dhjetor 2024, 14:02 -
-
'Organizatë kriminale', skema mashtruese e mikrokredive dërgohet në SPAK
Prokuroria e Tiranës ka konkluduar se personat e hetuar për zhvatjen e të paktën 36.8 milionë eurove dhe 1700 pronave të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit, përbëjnë një grup të strukturuar kriminal dhe duhet të hetohen nga SPAK, I cili po verifikon edhe përgjegjësinë e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
5 Dhjetor 2024, 12:08 -
-
Vllaznia dy humbje radhazi, Dinamo e mposht 2-3 në Shkodër! AF Elbasani përmbys Bylisin, trajneri Bordin jep dorëheqjen! Sot dy ndeshje në Superligë
Superliga shqiptare e futbollit nisi të mërkurën me tre ndeshje, ku nuk munguan surprizat, me trajnerin e AF Elbasanit Roberto Bordin që ka dhënë dorëheqjen paçka fitores. Ndërkohë që sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës, ku në fushë do luhen Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Tirana.
5 Dhjetor 2024, 10:24 -
Basha kërkon veprime konkrete për sigurinë e Kosovës: Amendamenti im për 50 milionë euro ndihmë ushtarake pengohet nga mazhoranca
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se sulmet terroriste në Kosovë janë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon, të orkestruara nga Serbia dhe të frymëzuara nga Rusia
5 Dhjetor 2024, 09:49 -
-
-
-
Francë/ Bie qeveria! Michel Barnier nuk i 'mbijetoi' mocionit të mosbesimit në Asamble, 331 deputetë votuan pro! Ja emrat e përfolur për kryeministër
Me 331 vota pro në një mocion mosbesimi, deputetët në Asamblenë Kombëtarë të Francës kanë rrëzuar qeverinë e kryeministrit Michel Barnier. Kjo është qeveria e dytë në Francë e rrëzuar nga një mocion mosbesimi pas asaj të Georges Pompidou në vitin 1962. Presidenti Emmanuel Macron ka bërë të ditur se do t'i drejtojet kombit nesër në orën 20:00, ku pritet të shpallë kryeministrin e ri të vendit.
4 Dhjetor 2024, 18:51
